• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Çifti dhe foshnja 3-muajshe u aksidentuan/ “Emocionaliteti i ngjarjes së djeshme, i pajustifikueshëm”, Gonxhja: Situata s’është dramatike, por…!

by Java News
09/05/2022 21:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aksidenti i djeshëm në Rrugën e Kavajës, ku një makinë luksoze, duke shkelur sinjalistikën rrugore mori para një çift bashkëshortësh dhe foshnjën e tyre 3-muajshe, ka sjellë reagime të forta në opinionin publik. Duke marrë shkas nga ngjarja, emisioni “Open” në ‘News24’ u fokusua këtë të hënë te aksidentet fatale në vend.

Në një lidhje me ‘Skype’ për të folur për këtë çështje ishte Drejtori i Shërbimeve të Përgjithshme të Transportit, Rrugor Blendi Gonxhe edhe Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço.

Ndonëse reagimet e opinionit publik ishin të ashpra ndaj kësaj ngjarjeje, Blendi Gonxhe në ‘Open’, mbajti një qëndrim më të ftohtë, duke u shprehur se ta cilësosh këtë rast si ‘kasaphanë’ është pak e tepërt, duke shtuar se situata nuk është kaq dramatike.

Po ashtu ai shpjegoi se 39-vjeçari shkeljet i ka bërë në një hark të ndryshëm kohor dhe se për këto është dënuar. Gjatë fjalës së tij Blendi Gonxhe tha për gazetaren Eni Vasili se çështja nuk mund të trajtohet në mënyrë sipërfaqësore dhe vetëm individuale.

Ndërsa foli për shifrat, Gonxhe tha se numri i aksidenteve ka ardhur duke u ulur dhe kemi 27% më pak fatalitete se viti 2021. Nga ana e tij eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço tha se kjo ishte një ngjarje pasojë e një sistemi që si duket nuk po funksionon.

Kujtojmë se drejtuesi i mjetit, 39-vjeçari Ajas Sulejmeni, u fut me semafor të kuq, duke i përplasur burrë dhe grua në vijat e bardha, ndërkohë që ishte nën ndikimin e drogës.

PJESË NGA BISEDA:

Përgjegjësit për këtë situatë në rrugët tona?
Eksperti i Kriminalistikës: Ajo traumë nuk mbaron aty dhe do shumë kohë për tu rikuperuar. Faji është i të gjithëve i një reagimi të vonuar që ne e themi, por nuk i kemi qëndruar me vendosmëri. Këto ngjarje që kanë shumë vite që ndodhin dhe kjo ishte ngjarje e radhës vijnë si pasojë e një fakti që ne i adresojmë në një sistem që nuk po funksionon, që është ndarë në dy pjesë një pakicë që përqesh shumicën. Ne kemi ndërtuar një sistem abuziv ku disa nga këta personazhe kanë ndërtuar mitin e të fortit një entitet i pandëshkueshëm dhe kundrejt tyre kemi parë një shtet të dobët. Kemi parë që së fundmi është futur teknologjia, por kjo është e vonuar.

Kur thoni e ka fajin sistemi çdo të thotë?
Eksperti i Kriminalistikës: Unë i besoj shumë teknologjisë, por kjo nuk është gjithçka sepse më pas do të mbërrijë në Prokurori dhe gjykata dhe këto kanë shumë probleme. Tani po flasim për sundim të ligjit ka njerëz që i respektojnë rregullat dhe të tjerë që i neglizhojnë këto.

Ndjeni ndonjë përgjegjësi për këtë situatë?

Blendi Gonxhe: Mendoj që emocionaliteti i ngjarjes së djeshme është i pajustifikueshëm. Por të flasim me fjalët kasaphanë, dhe që situata është kaq dramatike…unë do të doja të thoja që nuk është kështu. Unë e kuptoj që fjala është tek fenomeni. Mendoni që po ta vinin 1 mijë herë para një testi elektronik këdo qoftë si ky zotëri a do të ndalonit para vijave të bardha ju garantoj që do përgjigjeshin, po do të ndaloj.

Ky njeri kishte problematika të përsëritura ?

Gonxhe: Dua ta qetësoj gjënë tek kjo pjesë. Edhe nëse marrim historikun duhet të jemi më të qetë. Unë nuk hyj në emocionalitet, ne nuk kishim asnjë të dhënë të individit, ideja është që gjykimi i parë bëje me fakte. Ai kishte bërë 8 shkelje në të gjitha rastet ishte dënuar, në vitin 2021 bëmë një ndërhyrje tjetër dhe masat i ashpërsuam. Shkeljet zotëria nuk i ka bërë të 8 në 2022.

Në Shqipëri raportohen çdo ditë aksidente? Nuk mund të jetë vetëm problem individual?
Gonxhe: Kemi 27% më pak aksidente edhe para pandemisë edhe pas pandemisë. Nga 18 deri në 34 vjeç kemi dy shifra që çdo ekspert do të ishte krenar. Jam koshient për këtë…

Përgjegjësia?
Gonxhe: Numri i drejtuesve të mjeteve rritet, ideja është që në radhë të parë duhet të shohim ftohtë situatën…Kemi 27% më pak fatalitete se viti 2021. Po të vërejmë nga drejtuesit e mjetit kemi 18 % më pak aksidente të rënda se në vitin 2021.

Next Post
Akuzat e Berishës ndaj BE, reagon Balla: Zaptimi 30 vjeçar i PD nga sekretari i PPSH-së!

Taulant Balla nuk tërhiqet: Kam dorëzuar kallëzim të plotë për Sali Berishën, pse s’lëviz SPAK?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEOLAJM / Eskorta e Ramës mbërrin në Vlorë, Kryeministri takon Ivanka Trump dhe Jared Kushner

VIDEOLAJM / Eskorta e Ramës mbërrin në Vlorë, Kryeministri takon Ivanka Trump dhe Jared Kushner

January 21, 2026
PAMJET/ Ndodh në Fier, 55-vjeçari mbetet i varur jashtë apartamentit. Panik te banorët!

PAMJET/ Ndodh në Fier, 55-vjeçari mbetet i varur jashtë apartamentit. Panik te banorët!

January 21, 2026
I arrestuar për inceneratorin dhe ‘5D’, Gjykata liron ish-zyrtarin e Bashkisë Tiranë

I arrestuar për inceneratorin dhe ‘5D’, Gjykata liron ish-zyrtarin e Bashkisë Tiranë

January 21, 2026
“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Në orën 11:00, Sali Berisha do të lëpijë të gjitha “pështymat” e tij

January 21, 2026
Ndryshimet në ligjin për narkotikët, Balla: Jemi në krah të SHBA-ve në luftën globale kundër fentanilit

Ndryshimet në ligjin për narkotikët, Balla: Jemi në krah të SHBA-ve në luftën globale kundër fentanilit

January 21, 2026
Erlind Sulo emërohet zv.ministër i Infrastrukturës, lirohen nga detyra prefektët

Erlind Sulo emërohet zv.ministër i Infrastrukturës, lirohen nga detyra prefektët

January 21, 2026
SQARIM/ Ilir Yzeiri: Shkrimi im ‘Fushatë me hijen e burgut’ s’kishte qëllim që të fyente pamjen fizike të gjyqtarit

Ne – lulet, ju- varret

January 21, 2026
“Albcontrol” jo më aksioner i “Air Albania”, kuotat e kapitalit i kalojnë Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit

“Albcontrol” jo më aksioner i “Air Albania”, kuotat e kapitalit i kalojnë Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit

January 21, 2026
BE i kundërpërgjigjet Trumpit, “ngrin” marrëveshja tregtare me SHBA-të

BE i kundërpërgjigjet Trumpit, “ngrin” marrëveshja tregtare me SHBA-të

January 21, 2026
Lushnja nderon “arkitektët” e shtetit, 106 vjet nga Kongresi që shpëtoi Shqipërinë dhe themeloi parlamentarizmin

Lushnja nderon “arkitektët” e shtetit, 106 vjet nga Kongresi që shpëtoi Shqipërinë dhe themeloi parlamentarizmin

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In