Raportohet se Mauro Icardi mund të transferohet në Premier Ligë në afatin kalimtar të janarit për një çmim prej 100 milionë eurosh.
El Gol Digital raporton se gjiganti anglez, Chelsea është i gatshëm të paguajë klauzolën e lojtarit, 100 milionë euro, në janar, transmeton Koha.net.
Argjentinasi edhe në këtë sezon është duke kaluar në një formë të shkëlqyer, duke shënuar 11 gola për Interin, që po lufton për titull. (b.an)