• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“ChatGPT më çoi në prag të vdekjes”, 55-vjeçari padit OpenAI për këshillat mjekësore

by Java News
23/07/2026 22:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një burrë që pretendon se këshillat mjekësore të marra nga ChatGPT e çuan në prag të vdekjes ka paditur OpenAI, kompaninë që qëndron pas chatbot-it të njohur me inteligjencë artificiale, si edhe themeluesin e saj, Sam Altman.

Padia është ngritur nga Scott Winters, një pastor 55-vjeçar nga Florida, i cili pretendon se ChatGPT e këshilloi vazhdimisht të mos kërkonte ndihmë mjekësore, pavarësisht simptomave që po përjetonte, pak para se të pësonte një emboli pulmonare që rrezikoi jetën e tij.

Sipas padisë, ChatGPT e diagnostikoi në mënyrë të përsëritur dhe këmbëngulëse gabimisht, duke u mbështetur edhe në bisedat e mëparshme mbi fenë për ta siguruar se do të shërohej.

Ndrkohë OpenAI reagoi përmes zëdhënësit Drew Pusateri, i cili deklaroi për CBS News se “ChatGPT nuk është mjek dhe nuk duhet të përdoret kurrë si zëvendësim për kujdesin mjekësor, diagnozën apo trajtimin.”

Ai shtoi se është e zakonshme që njerëzit të kërkojnë informacione shëndetësore në internet, por se inteligjenca artificiale mund të ndihmojë vetëm për të gjetur përgjigje më të qarta, për të organizuar pyetjet dhe për t’u përgatitur për konsultat me profesionistët e shëndetësisë.

Padia, e depozituar më 21 korrik në Gjykatën e Lartë të Qarkut të San Franciskos, përshkruan se Winters ishte përdorues i rregullt i ChatGPT dhe kishte filluar të mbështetej tek ai edhe për çështje shëndetësore, duke refuzuar kërkesat e familjarëve dhe miqve për të shkuar në spital.

Disa javë përpara se të sëmurej rëndë, ai i kishte kërkuar ChatGPT këshilla për marramendje të përsëritura dhe luhatje të tensionit të gjakut.

Sipas padisë, në një nga përgjigjet chatbot-i e kishte këshilluar të vazhdonte të qëndronte në kolltukun ku kalonte pjesën më të madhe të kohës për shkak të problemeve shëndetësore.

Dokumentet gjyqësore thonë se më vonë Winters pësoi një emboli pulmonare masive, e shkaktuar nga mpiksje të shumta gjaku në të dy mushkëritë, e cila e çoi në prag të vdekjes. Mjekët, sipas padisë, i thanë se gjendja kishte gjasa të ishte shkaktuar nga mungesa e lëvizjes.

Pamjet e bashkëbisedimeve të përfshira në padi tregojnë se ChatGPT kombinonte këshillat shëndetësore me referenca ndaj besimit të tij të krishterë. Sipas padisë, chatbot-i i kishte shkruar: “Zoti nuk e krijoi trupin tënd për të dështuar pafundësisht”, si edhe: “Zoti ende po e mban trupin tënd së bashku, çdo rrahje zemre dhe çdo frymëmarrje, edhe kur ndihesh në prag.”

Avokatët e Winters pretendojnë se natyra pajtuese e ChatGPT, toni autoritar dhe përdorimi i bindjeve të tij fetare krijuan një varësi të rrezikshme ndaj platformës.

Sipas tyre, kjo ndikoi që ai të humbiste aftësinë për të marrë vendime të shëndosha, ta izolonte nga familjarët që i kërkonin të shkonte te mjeku dhe ta bindte se kërkimi i ndihmës mjekësore ishte i panevojshëm, madje potencialisht i rrezikshëm.

Padia e përshkruan Winters si një person vulnerabël, i cili për shkak të varësisë nga ChatGPT humbi shtëpinë dhe karrierën, ndërsa tani përballet me vite rehabilitimi fizik dhe psikologjik.

Ai kërkon dëmshpërblim financiar dhe që gjykata të detyrojë OpenAI të vendosë masa mbrojtëse të arsyeshme për të parandaluar raste të ngjashme në të ardhmen.

Ndërkohë, kushtet e përdorimit të ChatGPT theksojnë se platforma nuk duhet të konsiderohet si burimi i vetëm i së vërtetës, veçanërisht kur bëhet fjalë për vendime me ndikim të rëndësishëm, si ato mjekësore, ligjore, financiare, të punësimit apo të sigurimeve.

Next Post
Nga Tirana në “Camp Nou”, Olsi Rama zbulon rolin në transferimin e Adeyemit te Barcelona

Nga Tirana në "Camp Nou", Olsi Rama zbulon rolin në transferimin e Adeyemit te Barcelona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Në fund të 2025-ës ndodhi diçka e rëndë”, Braçe: Unë kam bërë ‘shkollën’ e Gramoz Ruçit! Debati në PS është…

“Duhet zbatuar ligji. Kaq!”/ Braçe pas zjarrit në Krujë: Zjarrfikësit meritojnë më shumë

August 9, 2026
Protesta apo internacionalizëm ballkanik?

Protesta apo internacionalizëm ballkanik?

August 9, 2026
Zjarri në Krujë, Rama reagon sërish: Vetëm një vatër aktive, mirënjohje për forcat që luftuan me flakët

Zjarri në Krujë, Rama reagon sërish: Vetëm një vatër aktive, mirënjohje për forcat që luftuan me flakët

August 9, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 10 Gusht 2026

August 9, 2026
Zjarret e gushtit duhen luftuar në shkurt

Zjarret e gushtit duhen luftuar në shkurt

August 9, 2026
Vdes Massimiliano Cencelli. Pse emri i tij hyri në fjalorin politik italian

Vdes Massimiliano Cencelli. Pse emri i tij hyri në fjalorin politik italian

August 9, 2026
Po kalonte autostradën në Lushnje, fuoristrada përplas për vdekje 75-vjeçaren

Tragjike në Ksamil! Babai përplas për vdekje të bijën e mitur duke kryer manovra në parkim

August 9, 2026
Kina synon shërbime më të fuqishme të mjekësisë tradicionale

Kina synon shërbime më të fuqishme të mjekësisë tradicionale

August 9, 2026
Hyri me Jet Ski në zonën e sigurisë, Policia bllokon mjetin dhe gjobit drejtuesin

Hyri me Jet Ski në zonën e sigurisë, Policia bllokon mjetin dhe gjobit drejtuesin

August 9, 2026
Rrezikuan të mbyteshin në plazhin e Velipojës, shpëtohen dy pushuesit

Rrezikuan të mbyteshin në plazhin e Velipojës, shpëtohen dy pushuesit

August 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com