Redaktori i revistës satirike franceze ” Charlie Hebdo” ka thënë se revista nuk do të publikojë më karikaturat e profetit Muhamed .
Në një intervistë për revistën gjermane “Stern” Loren Soriso tha se revista e ka bërë punën ea saj.
“E vizatuam Muhamedin për të mbrojtur idenë se çdokush mund të vizatojë çka të dojë”, tha redaktori .
“Ne e kemi bërë punën tonë. E kemi mbrojtur të drejtën në vizatimin e karikaturave”.
Soriso ka thënë se revista nuk ka pasur “cak” në Islam por që të besohet në të drejtën për të kritikuar të gjitha fetë.