Janë duke u luajtur 8 përballjet e fundit në katër grupe të “Champions League” për të mësuar përfundimisht skuadrat që do të kualifikohen për në 16 më të mirat e Europës.
Në Grpin E asgjë nuk është e zgjidhur pasi edhe Liverpuli i vendit të parë me 9 pikë rrezikon të mbetet jashtë. Anglezëve iu duhet një barazim përballë rusëve të CSKA Moscow për të siguruar kualifikimin. Në takimin tjetër Sevillia përballet me Maribor në një ndeshje që nuk bën punë asgjë tjetër përveçse fitores. Skuadra sllovene ku aktivizohet edhe futbollisti i Kombëtares Valon Ahmedi është më e lehta në letër për t’u mundur pasi ka vetëm 2 pikë.
Në Grupin F Manchester City ka siguruar vendin e parë ndërsa për të dytin gjithçka do të vendoset nga të dy ekipet. Për të shpresuar napoli duhet të mundë me patjetër Feynord, ndërsa në takimin tjetër ukrainasit e Shakhtar Donetsk duhet të humbasin përballë anglezëve.
Në Grupin G vetëm turqit e Beshiktash e kanë të sigurtë kalimin në turin tjetër ndërsa për vendin e dytë do të luftojnë Porto me Leipzing. Gjermanët e kanë më të vështirë paçka se janë me numër të njëjtë pikësh me portugezët pasi janë para në përballjet direkte.
Sa i takon Grupit D gjithçka është e zgjidhur sa i takon skuadrave të kualifikuara. Tottenham dhe Real Madrid i mbetet të presin kundërshtarët në 1/16, ndërsa Dortmund dhe APOEL do të luftojnë për vendin e tretë që i dërgon në “Europa League”
Rezultatet Live
FC Porto 3 – 0 Monaco
9-Aboubakar, 33-Aboubakar, 45-Brahimi
Feyenoord 1 – 1 Napoli
2-Zielinski, 33-Jorgenssen
Liverpool 3 – 0 Spartak Moscow
4-Coutinho, 15-Coutinho, 19-Firminho
Maribor 1 – 0 Sevilla
10-Tavares
RB Leipzig 0 – 1 Besiktas
10-Negredo
Real Madrid 2 – 1 Dortmund
8-Mayoral, 13-Ronaldo, 43-Aubameyang
Shakhtar Donetsk 2 – 0 Manchester City
26-Bernard, 33-Ismaily
Tottenham 2 – 0 APOEL
20-Llorente, 38-Son










