• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Champions League/ Reali mposht në Gjermani Dortmundin, fiton edhe Napoli i Hysajt

by Java News
26/09/2017 22:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Cristiano Ronaldo është bërë edhe një herë tjetër protagonist për Realin e Madridit me dy gola të shënuar në transfertën e vështirë ndaj Dortmundit në Champions League.

Në ndeshjen më të rëndësishme të së martës, Reali triumfoi ndaj Dortmundit me rezultatin 1-3. Goli parë u shënua nga Bale në pjesën e parë, ndërsa në 45 minutat e dyta ishte vendimtar portugezi Ronaldo, i cili shënoi dy herë. Ndërkohë, golin e vetëm për Dortmundin në këtë ndeshje e shënoi Aubameyang.

Ndeshja tjetër e këtij grupi u luajt në Qipro, mes Apolit vendas dhe Tottenham, ku skuadra angleze triumfoi pastër 0-3. Pas dy ndeshjeve të para në grup, Reali dhe Tottenham janë në krye me 6 pikë të plota, ndërsa për Dortmundin kualifikimi bëhet i vështirë pas gjendet në kuotën e 0 pikëve.

Pasi barazoi dy javë më parë në “Anfield” ndaj Sevilla-s, sërish Liverpool nuk ka mundur të fitojë në Champions, duke marrë një barazim 1-1 në Rusi ndaj Spartak Moscoë. Vendasit shënuan të parët, ndërsa për skuadrën e Klopp barazoi braziliani Coutinho. Ndërsa Sevilla mundi lehtësisht 3-0 Mariborin me të cilët u aktivizua edhe shqiptari Ahmedi, por pa mundur të lërë gjurmë në këtë sfidë.

Insigne, Mertens dhe Callejon ishte treshja që e çoi te fitorja Napolin ndaj holandezëve të Feyenoord në një fitore 3-1. Manchester City mori një fitore të pastër 2-0 me ukrainasit e Shakhtar Donetsk, duke marrë vendin e parë me 6 pikë të plota.

Besiktas vazhdon të befasojë, duke marrë fitoren e dytë në po kaq ndeshje. Këtë herë skuadra turke ka mundur surprizën e një sezoni më parë në Gjermani, Leipzig me rezultatin 2-0. Surprizë mund të cilësohet edhe fitorja e thellë e Portos në Francë ndaj gjysmëfinalistëve të edicionit të kaluar të Champions, Monaco-s, duke triumfuar 0-3

Rezultatet e mbrëmjes së sotme të “Uefa Champions League”.

APOEL 0-3 Tottenham

Besiktas 2-0 Leipzing

B. Dortmund 1-3 Real Madrid

Manchester City 2-0 Shakhtar Donetsk

Monaco 0-3 Porto

Napoli 3-1 Feyenoord

Sevillia 3-0 Maribor

Spartak Moscoë 1-1 Liverpool

Next Post
Koreja e Veriut përgatitet për luftë: Do të qëllojmë mbi bombarduesit amerikanë

Koreja e Veriut përgatitet për luftë: Do të qëllojmë mbi bombarduesit amerikanë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com