• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Koreja e Veriut përgatitet për luftë: Do të qëllojmë mbi bombarduesit amerikanë

by Java News
26/09/2017 22:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Koreja e Veriut ka dërguar avionët ushtarakë në bregun e saj lindor dhe ka filluar të rrisë mbrojtjen pasi deklaroi një ditë më parë se SHBA ka shpallur luftë.

Peniani kërcënoi se do të qëllojë mbi bombarduesit amerikanë që fluturojnë pranë gadishullit korean “edhe kur ata nuk janë brenda kufirit të hapësirës ajrore të vendit tonë.”

Paralajmërimi erdhi pasi sulmuesit ajror amerikanë B-1B, të shoqëruar nga avionë ushtarakë fluturuan në lindje të Koresë së Veriut, në një demonstrim force pas shkëmbimeve të tensionuara të retorikës mes Donald Trump dhe Kim Jong-un mbi programet bërthamore dhe raketore të Penianit.

Ministri i jashtëm i Koresë së Veriut, Ri Yong-ho, deklaroi se presidenti amerikan ka kërcënuar regjimin e Kim, duke e konsideruar atë një deklaratë lufte dhe se Peniani kishte të drejtë të merrte kundërmasa.

Tensionet janë përshkallëzuar në rajon qëkur Koreja e Veriut ka kryer testin e gjashtë dhe më të fuqishëm të bombës bërthamore më 3 shtator dhe ka lëshuar dy raketa balistike mbi Japoninë gjatë muajit të kaluar.

Ashpërsia e retorikave u rrit në një intensitet më të lartë gjatë javës së kaluar pasi dy krerët shkëmbyen kërcënime dhe fyerje personale.

a.ç

Next Post
Pas Elbasanit, të shtëna me armë edhe në Tiranë, 7 të shoqëruar

Pas Elbasanit, të shtëna me armë edhe në Tiranë, 7 të shoqëruar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com