Paris Saint Germain ka arritur t’i marrë fitoren skuadrës angleze të Chelsea, me rezultatin 2 me 1. Ndeshja e vlefshme për 1/8 në Champions League ka patur për personazhë kryesorë Ibrahimovic dhe Cavanin, të cilët i kanë dhënë fitoren skuadrës së PSG. Golin parë e ka realizuar Ibrahimovic përmes një goditje dënimi, në minutën e 39’. Barazimi ka ardhur nga Mikel, mesfushori i Chelsea, i cili ka shënuar në minutën shtesë të pjesës së parë.
Golin e fitores për francezët e ka shënuar në minutën e 77’ uruguajani Cavani.
https://www.youtube.com/watch?v=FOxZQwVgeHM