Champions League/ Bayern shkatërron Barcelonën 3-0, Chelsea i falet Lukakut, Juventus ‘rigjen’ veten në Malmoe

1a68f38ec0080fc5f854a8e8b8d2248bo2

Champions League ka hapur siparin me ndeshjet e javës së parë në grupe.  Bayern Munchen ka mposhtur 3-0 Barcelonën në “Camp Nou”.

Bavarezët nuk i kanë diskutuar katalanasit teksa golat u shënuan nga Muller dhe dy nga Lewandowski.

Nga ana tjetër kampionët në fuqi, Chelsea kanë fituar me vështirësi ndaj Zenit, Goli i vetëm u shënua nga Romelu Lukaku në pjesën e dytë.

Juventus ka rigjetur veten në Europë me fitoren 0-3 në Suedi ndaj Malmos. Golat për italianët i shënuan Alex Sandro, Dybala me penallti dhe Morata.

Ndërkohë interesante ishte dhe sfida mes Villareal dhe Atalantës që përfundoi 2-2. Dy herë kaluan spanjollët në avantazh, por të besuarit e Gasperinit u përgjigjën me të njëjtën monedhë.

Në sfidat e tjera, Dynamo Kiev arriti një fitore të rëndësishme në fund 1-0 ndaj Benficas kurse Lille-Wolfsburg 0-0.

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.