Atalanta e Berat Gjimshitit arriti të siguronte një biletë për në fazën e 1/8-ve të Ligës së Kampionëve. Zikaltërit e Gasperinit barazuan në triumfuan në transfertë ndaj Ajaksit, duke siguruar kështu vendin e dytë pas Liverpulit. Murel ishte autori i golit në minutën e 85-të që i dhuroi 3 pikë të arta italianëve. Paraqitje fantastike për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, i cili ishte i pakalueshëm në mbrojtje.
Në dy sfidat e tjera, të zhvilluara në orën 18:55, PSG-ja mposhti Bashaksheririn me rezultatin 5-1, teksa braziliani Nejmar realizoi tripletë. Ky takim ishte i planifikuar për tu zhvilluar dje, teksa u shty për sot pas incidentit mes arbitrit të katërt Kostantin Koltesku dhe stafit teknik të ekipit turk, ku gjyqtari përdori fjalë raciste.
Përballja e Grupit mes Midjuland, përfundoi në barazim 1-1. Salah realizoi i pari në minutën e parë, teksa danezët barazuan sfidën me anë të Sholc në minutën e 62-të.
g.kosovari