• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë u them miqve të mi joamerikanë

by Java News
20/04/2017 10:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Joseph S. Nye, Jr

 

Udhëtoj shpesh jashtë vendit dhe pashmangshmërisht miqtë e huaj më pyesin, në shkallë të ndryshme përçudnimi: Çfarë po ndodh në vendin tënd? Ja se çfarë u them.

Së pari, mos i keqinterpretoni zgjedhjet e 2016. Përkundër komenteve të disave, sistemi politik amerikan nuk është përpirë nga një valë populizmi. E vërtetë, kemi një histori të gjatë rebelimi kundër elitave. Donald Trump përdori një traditë të lidhur me liderët si Andreë Jackson dhe William Jennings Bryan në shekullin e 19 dhe Huey Long dhe George Wallace në shekullin e 20.

Por Trump humbi me votë popullore me rreth tre milionë. Ai fitoi zgjedhjet duke u mbështetur te populizmi në tre shtete si Miçigani, Pensilvania dhe Uiskonsin – që më parë kishin votuar për demokratët. Nëse njëqind mijë vota do të ishin ndryshe në ato shtete, Trump do ta kishte humbur Kolegjin Elektoral dhe presidencën.

Thënë kjo, fitorja e Trump thekson një problem real të rritjes së pabarazisë sociale dhe rajonale në Shtetet e Bashkuara. Libri i fundit i shumëshitur i J.D Vance, “Elegjia Hillbilly” përshkruan mirë diferencën e gjerë mes Kalifornisë dhe SHBA-së lindore.

Kërkimet nga ekonomistët e Princeton, Anne Case dhe Angus Deaton tregojnë se trendet demografike te të bardhët me të ardhura të ulëta pa universitet ishin më të këqija se ato të afrikano-amerikanëve, të cilët historikisht kanë pasur ekstreme të pabarazisë. Në 1999, normat e vdekshmërisë te të bardhët pa kolegj ishin rreth 30% më të ulëta sesa ato të afrikan-amerikanëve; në 2015, ato ishin 30% më të larta.

Për më tepër, punësimi në prodhim, dikur një burim kryesor i punëve që paguhen shumë për klasën punëtore të të bardhëve, ka rënë ndjeshëm gjatë brezit të shkuar në vetëm 12% të forcës punëtore. Këto votues më herët demokratik u tërhoqën nga premtimet e Trump për të shkundur gjërat dhe për të kthyer punët në prodhim. Për ironi, përpjekjet e Trump për të zhbërë legjislacionin shëndetësor të presidentit Barack Obama do t’i përkeqësojnë jetët e tyre.

Gjëja e dytë që i them miqve të mi të huaj është të mos i nënvlerësojnë aftësitë në komunikim të Trump. Shumë ofendohen nga stuhitë e postimeve të tij në Twitter dhe nga shpërfillja për faktet. Por Trump është një veteran i Reality Show, ku ka mësuar se çelësi i suksesit është të monopolizohet vëmendja e shikuesve dhe se mënyra për ta bërë këtë është përmes deklaratave ekstreme, jo duke ndjekur të vërtetën.

Twitter e ndihmon atë të krijojë një axhendë dhe të shpërqendrojë kritikët. Çfarë i ofendon komentues në media dhe akademi nuk i shqetëson mbështetësit e tij. Por teksa ai kalon nga fushata e përqendruar te vetja te përpjekja për të qeverisur, Twitter bëhet një teh me dy të mprehta që pengon aleatët e nevojshëm.

Së treti, i them miqve të mi të mos presin sjellje normale. Zakonisht, një president që humbet votën popullore kalon në qendrën politike për të tërhequr mbështetje shtesë. Këtë e bëri me sukses George W. Bush në 2001. Trump, përkundrazi, shpall se ai ka fituar me votë popullore dhe sillet sikur kjo të jetë e vërtetë, duke i bërë apel vetëm votuesve të bazës.

Ndërsa Trump bëri disa emërime të qendrës në Departamentet e Mbrojtjes, Shtetit dhe Sigurisë Kombëtare, zgjedhja e tij për Agjencinë e Mbrojtjes Mjedisore dhe Departamentin e Shëndetit dhe Shërbimeve Humane janë nga ekstremet e Partisë Republikane. Stafi i tij në Shtëpinë e Bardhë është i përçarë mes pragmatistëve dhe ideologëve dhe ai i ushqen të dyja.

Së katërti, askush nuk duhet t’i nënvlerësojë institucionet e SHBA-së. Ndonjëherë miqtë e mi flasin sikur të jetë duke u përmbysur qielli dhe më pyesin nëse Trump është një narcis aq i rrezikshëm sa Mussolini. I them të mos i zërë paniku. SHBA-ja, me gjithë problemet që ka, nuk është Italia e vitit 1922. Elitat tona politike kombëtare janë shpesh të polarizuara; por po kështu qenë dhe etërit e Amerikës.

Në hartimin e Kushtetutës Amerikane, themeltarët kishin si synim jo të siguronin qeverisje harmonike, por të krijonin një sistem politik me kontrolle dhe balanca që e bënte të vështirë shfrytëzimin. Shakaja thotë se etërit themelues krijuan një sistem politik që e bëri të pamundur për Mbretin Xhorxh të sundonte mbi ne – ose për këdo tjetër. Inefikasitet u vu në shërbim të lirisë.

Është ende herët për presidencën e Trump dhe nuk mund të themi me siguri se çfarë mund të ndodhi, pas, le ta zëmë një sulmi terrorist. Deri më tani, megjithatë, gjykatat, Kongresi dhe shtetet kanë kontrolluar dhe balancuar administratën, siç synonte Madison. Dhe nëpunësit civil të përhershëm në departamentet ekzekutive shtojnë sigurinë.

Së fundmi, miqtë e mi pyesin çfarë nënkupton e gjitha kjo për politikën e jashtme amerikane dhe rendin ndërkombëtar liberal drejtuar nga SHBA që prej 1945. Të them të vërtetën, nuk e di, por shqetësohem më pak për fuqizimin e Kinës sesa për fuqizimin e Trump.

Ndërsa liderët amerikanë, përfshirë Obamën, janë ankuar rreth ‘qylaxhinjve’, SHBA-ja prej kohësh ka marrë drejtimin në ofrimin e të mirave publike në shkallë globale: të sigurisë, rezervës së qëndrueshme ndërkombëtare, tregjeve relativisht të hapura dhe kujdesit për të mirat e përbashkëta të botës. Pavarësisht problemeve të rendit botëror të drejtuar nga SHBA, bota ka lulëzuar dhe varfëria u pakësua nën këtë sundim. Por askush nuk mund të garantojë vazhdueshmëri. SHBA-ja duhet të bashkëpunojë me Kinën, Europën, Japoninë dhe të tjerë për të menaxhuar problemet e mëdha transkombëtare.

Gjatë fushatës së vitit 2016, Trump ishte i pari kandidat i një partie të madhe në 70 vjet që vuri në pyetje sistemin amerikan të aleancës. Që kur mori postin në janar, deklaratat e Trump dhe të emëruarve nga ai sugjerojnë se kjo mund të vazhdojë të ekzistojë. Fuqia ushtarake dhe politike e SHBA, në fund të fundit buron nga fakti se SHBA ka 60 aleatë (ndërsa Kina ka vetëm disa).

Por stabiliteti i institucioneve shumëkombëshe që ndihmojnë në menaxhimin e ekonomisë botërore dhe të mirave globaleve është më i pasigurt. Drejtori i buxhetit të Trump flet për një buxhet të pushtetit të fortë ushtarak, me fonde të hequra nga Departamenti i Shtetit dhe sistemi i Kombeve të Bashkuara. Të tjerë zyrtarë mbrojnë zëvendësimin e marrëveshjeve tregtare shumëkombëshe me marrëveshje bilaterale “të drejta dhe të balancuara”. Dhe Trump po i mohon përpjekjet e Obamës për të adresuar ndryshimin klimatik. I them miqve të mi se do të ma kishte ënda t’i siguroja për këto çështje. Por nuk mundem.

Project Syndicate-BIRN

Next Post
Hot, si Perez

Hot, si Perez

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama publikon pamjet nga punimet në shëtitoren “Taulantia” në Durrës: Përfundon në qershor

Rama publikon pamjet nga punimet në shëtitoren “Taulantia” në Durrës: Përfundon në qershor

April 9, 2026
Në arrest shtëpie, por vijonte aktivitetin kriminal, 52-vjeçari kapet me drogë dhe armë

Në arrest shtëpie, por vijonte aktivitetin kriminal, 52-vjeçari kapet me drogë dhe armë

April 9, 2026
Gjykata e Lartë rishikon “arrestin me burg”, debat mes gjyqtarit dhe prokurorit për barrën e provës

Gjykata e Lartë rishikon “arrestin me burg”, debat mes gjyqtarit dhe prokurorit për barrën e provës

April 9, 2026
“Ligjet e anëtarësimit”, Bardhi përplaset me Ballën: Na jepni listën e akteve!

“Ligjet e anëtarësimit”, Bardhi përplaset me Ballën: Na jepni listën e akteve!

April 9, 2026
“Keni gjobë ose pako”, eksperti flet mbi SMS-të e rreme që tentojnë t’ju vjedhin të dhënat

“Keni gjobë ose pako”, eksperti flet mbi SMS-të e rreme që tentojnë t’ju vjedhin të dhënat

April 9, 2026
KUVENDI LIVE! Lamallari përballë opozitës, Tabaku kërkon interpelancë me Ramën

“Të bëhet në seancën e 14 majit”. Kuvendi miraton propozimin e PS për mocionin me debat për raportin e KE

April 9, 2026
LIVE! “S’keni dhënë një votë për…”, Balla e Tabaku, debate në Kuvend: O dashnorët e rinj të Shqipërisë në BE…

LIVE! “S’keni dhënë një votë për…”, Balla e Tabaku, debate në Kuvend: O dashnorët e rinj të Shqipërisë në BE…

April 9, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

“Bindja e publikut” si provë?! Kur drejtësia i dorëzohet perceptimit…

April 9, 2026
Letra nga burgu kundër Kodit Penal, të dënuarit: Duam ulje nga 35 në 25 vite për lirimin me kusht, rivlerësim të paraburgimit

Burgjet britanike “pushtohen” nga shqiptarët? Avokati: Shifrat, të ekzagjeruara!

April 9, 2026
VIDEO / Interpelanca me ministrin e Bujqësisë, Braçe me qese me perime në Kuvend

VIDEO / Interpelanca me ministrin e Bujqësisë, Braçe me qese me perime në Kuvend

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In