Burimi i shkëmbinjve misteriozë në Mars mund të jenë shpërthimet vullkanike që lëshojnë gazra, shkëmbinj dhe hi në ajër, thotë një hulumtim i publikuar në revistën “Journal of Geophysical Research: Planets”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas hulumtimit është fokusuar në gurët e mëdhenj dhe jashtëzakonisht të butë në afërsi të linjës ekuatoriale në Planetin e Kuq.
Në hulumtim pretendohet se formimi i quajtur Medusae Fossae, është formuar para 3 miliardë viteve në Mars gjatë shpërthimeve vullkanike.
Thuhet se ky formim mbulon një të pestat e sipërfaqes së SHBA-ve dhe se është 100 herë më i madh nga formimi më i madh vullkanik në botë, ndërsa ky zbulim mund të sigurojë më shumë informacion rreth pjesës së brendshme të Marsit dhe potencialit jetësor në këtë planet.
Lujendra Ojha, shkencëtar në Universitetin Johns Hopkins, në lidhje me Formimin Medusae Fossae tha se, “Ky është një formim pamasë jo vetëm në Mars, por edhe në Sistemin Diellor”./BW