• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fruti i hidhur i debatit për Teatrin Kombëtar

by Alfred Peza
20/06/2018 08:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

I vetmi “frut” që ka prodhuar deri më tani çështja e prishjes ose jo të godinës së Teatrit Kombëtar për të ndërtuar në vend të saj një godinë të re përmes Partneritetit Publik Privat (PPP), është debati mes vetë artistëve. Ata janë ndarë në dy grupe të mëdha tashmë “armiqsh për vdekje”, duke shkuar çdo ditë e më larg në qëndrimet e tyre ndaj njëri tjetrit. Qëndrime të kundërta që u nisën për parimin fillimisht, por që po degradojnë gjithnjë e më shumë rrugës, deri në sharje e fyerje personale, duke mbjellë me sukses farën e përçarjes mes tyre.

Në këtë përplasje të paprecendentë mes një komuniteti profesionishtësh e mbi të gjitha artistësh, njëra palë kuptohet që është pro projektit të ri të qeverisë, ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë së Tiranës. Ndërsa pala tjetër, është plotësisht kundër dhe deklarojnë se për mbrojtjen e godinës së vjetër, janë gati të bëjnë gjëra që deri sot, ndoshta i kanë bërë vërtetë. Por ama, vetëm nëpër rolet e tyre, gjatë karrierës së tyre si aktorë apo regjisorë të njohur e të panjour, të talentuar apo mediokër.

Ka disa arësye se përse ai që do të duhej të ishte një debat i madh i opinionit, shoqërisë dhe qytetarëve shqiptarë por edhe medias e politikës gjithashtu për një nga pikat e orientimit të artit e kulturës sonë kombëtare, po përfundon duke u degraduar thjeshtë në një debat mes vetë komunitetit të artistëve, punonjësve dhe drejtuesve të Teatrit Kombëtar.

Nga debat i madh, ai po tkurret duke u bërë gjithnjë e më i vogël. Nga një debat i madh parimor modelesh zhvillimi, ai po shndërrohet në një debat personal me gjuhë shpeshherë të padenjë për panteonin e artit skenik. Nga një debat i jashtëm dhe i të gjithë shoqërisë, ai po shndërrohet në një debat të brendshëm I gjithë komunitetit të aktorëve. Një debat ky, që shpeshherë ka kaluar herë kufijtë e absurdit, e herë ato të arësyes. Herë kufijtë e etikës, e herë herë edhe ato të logjikës.

Arësyeja krysore se përse po ndodh kjo, lidhet me faktin se kauza e artistëve u politizua siç janë politizuar shumë e shumë kauza të tjera përgjatë këtyre viteve, nga ana e opozitës sonë. Një opozitë e cila, duke mos qenë e aftë të prodhojë debate reale, kauza të vërteta, aksione konkrete, projekte e programe alternativa politike nisur nga këto shqetësime reale të qytetarëve, grupeve të interesit, aktorëve dhe faktorëve të jetës publike shqiptare, i bie gjithmonë e më shkurt. Ia rrëmben gjithkujt aksionet kundër pushtetit, protestat, debatet, kauzat dhe gjithçka tjetër që mund të prodhojë sadopak opozitarizëm, duke i politizuar deri në ekstrem derisa i banalizojnë dhe i çbëjnë ato.

I tillë ishte edhe vazhdimi i këtij debati për godinën e Teatrit Kombëtar, në Komisionin Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, ku ishin të ftuar Kryetari I Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro. Seanca që u nis për të debatuar e kërkuar rrënjët e “konfliktit” mes aktorëve me njëri tjetrën dhe komunitetit të atyre vetë me qeverinë e bashkinë, u shndërrua në një arenë dhune verbale deri në prag kacafytjesh, e denjë për një shfaqje masive dhune fizike për teatrin absurd.

Aq e dukshme ishte kjo, sa edhe një deputete e re e opozitës, e edukuar dhe shkolluar në perëndim, demokratja Rudina Hajdari shkroi në rrjetet sociale se “shfaqja e sotme në Komisionin e Medias nuk i shërbeu aspak kauzës së teatrit, por u kthye në një boks politik dhe nuk dha asnjë rezultat. Përkundrazi, mos trajtimi i temës se Teatrit i shërbeu Erjon Veliajt dhe interesit të tij të ngushte por jo të opozites, artistëve dhe qytetarëve”.

Situata të tilla nuk bëjnë gjë tjetër, veçse në vend që të ndihmojnë në zgjidhjen e arsyeshme, prodhojnë fruta të hidhura për vetë qytetarët dhe grupet e interesit që I ngrejnë këto shqetësime duke kërkuar zgjidhje.

Next Post
Shfrytëzoni diellin sot, pas mesnate do ketë ndryshim të motit

Çuditë e motit, sot vapë dhe reshje intensive

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dubai sjell në pranga kuksianin me dy identitete, ishte i kërkuar për dy akuza dhe me masë nga Gjykata!

Dubai sjell në pranga kuksianin me dy identitete, ishte i kërkuar për dy akuza dhe me masë nga Gjykata!

September 5, 2026
“Historia e Vlorës nuk mbrohet me lajme të sajuara”- Gonxhja: Godina historike ku u themelua Klubi Patriotik “Labëria”, s’do të kthehet në muze hebraik (VIDEO)

“Historia e Vlorës nuk mbrohet me lajme të sajuara”- Gonxhja: Godina historike ku u themelua Klubi Patriotik “Labëria”, s’do të kthehet në muze hebraik (VIDEO)

September 5, 2026
Brukseli e konfirmon për mediat: Shqipëria merr dritën jeshile nga Bashkimi Evropian

Kryeministri Rama në Itali për “Forumin e Cernobbios”, sot në panel bashkë me kryeministrin kroat Plenković për “Mesdheun e zgjeruar”

September 5, 2026
Berisha njofton mbërritjen me ‘vizë’ përtej Atlantikut, kreu i PD poston pamjet zbarkimi në SHBA, por mbetet ende ‘non grata’

Berisha njofton mbërritjen me ‘vizë’ përtej Atlantikut, kreu i PD poston pamjet zbarkimi në SHBA, por mbetet ende ‘non grata’

September 5, 2026
Terror në ajër! Ndodh edhe kjo, pasagjeri lidhet me ngjitës dhe zinxhirë në avion, zbulohet shkaku!

Terror në ajër! Ndodh edhe kjo, pasagjeri lidhet me ngjitës dhe zinxhirë në avion, zbulohet shkaku!

September 5, 2026
Çelet sezoni turistik në Pogradec, mundësi akomodimi edhe në familje

Pogradeci ka jo vetëm liqenin…

September 5, 2026
Takimi Trump-Putin, zbulohen kushtet e Rusisë

“Putini nuk ka ndërmend të sulmojë territoret e NATO-s”- Trump reagon pas tensioneve në Evropë: Po flas me të, e njoh mirë!

September 5, 2026
Aksident i rëndë në rrugën Elbasan-Cërrik, humb jetën 31-vjeçari! Motori doli nga rruga dhe u përplas me bordurat, zbulohet shkaku

Aksident i rëndë në rrugën Elbasan-Cërrik, humb jetën 31-vjeçari! Motori doli nga rruga dhe u përplas me bordurat, zbulohet shkaku

September 5, 2026
Moti për sot, kthjellime dhe kushte atmosferike të qëndrueshme

“Vapa po ikën me Gushtin”, mot i kthjellët në të gjithë territorin ditën e sotme!

September 5, 2026
Situata kritike me zjarrin edhe në Fier, operacion për shuarjen e flakëve në Frakull! Në terren zbarkon edhe ushtria nga Tirana

Situata kritike me zjarrin edhe në Fier, operacion për shuarjen e flakëve në Frakull! Në terren zbarkon edhe ushtria nga Tirana

September 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com