• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë raporti keni me Kryemadhin? Meta: S’kam rakordim me të. Ja kur nisi “krisja”

by A R
30/04/2026 22:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-presidenti Ilir Meta, në intervistën për emisionin Opinion në Tv Klan, nga qelia, u pyet nëse rakordon veprimet me Monika Kryemadhin, pasi janë bashkë të pandehurit.

Meta deklaroi se ndarja përfundimtare politike me zonjën Kryemadhi ka ndodhur, kur është marrë vendim nga ajo, për djegien e mandateve të LSI-së në shkurt 2019.

“Kjo ndarje politike u bë përfundimtare nga 21 Nëntori 2023 dhe më 27 Prill 2024 kur u bë Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë. Djegia e mandateve të LSI më vendosi vërtet në cep pasi mbeta President, i vetëm, përballë një Kuvendi me 122 mandate që çdo minutë mund të më shkarkonte”, u shpreh Meta.

PYETJE: A rakordoni me procesin tuaj me Znj. Kryemadhi që akuzohet bashkë me ju?

PËRGJIGJE: Ndarja jonë reale politike ka nisur me vendimin e saj të njëanshëm për djegien e mandateve të LSI në shkurt 2019.

Kjo ndarje politike u bë përfundimtare nga 21 Nëntori 2023 dhe më 27 Prill 2024 kur u bë Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë. Djegia e mandateve të LSI më vendosi vërtet në cep pasi mbeta President, i vetëm, përballë një Kuvendi me 122 mandate që çdo minutë mund të më shkarkonte.

Shtoji kësaj situate edhe grupin e strukturuar diplomatik të asaj kohe. Por atë ditë që vura dorën mbi Kushtetutë si President, u betova se jo vetëm do ta mbroja Kushtetutën me çdo çmim e në çdo rrethanë, por edhe se do ta përfundoja të plotë deri ditën e fundit mandatin, ashtu siç ndodhi.

Tani që t’iu përgjigjem pa asnjë ekuivok. Nuk ekziston asnjë rakordim midis meje dhe Znj. Kryemadhi, as për procesin gjyqësor dhe për asgjë tjetër.

Po kështu, përgjegjësitë tona ligjore janë shumë të ndara edhe pse prokurorët duan të na bashkojnë në këtë proces në mënyrë shumë të sforcuar, sepse përgjegjësia penale është individuale.

Lidhur me çështjen CEZ-DIA, Znj. Kryemadhi nuk ka asnjë lidhje.

Lidhur me lobimet për McKeon Group, ajo nuk ka asnjë lidhje, pasi është çështje ku jam përfshirë vetëm unë me kërkesën dashamirëse të Vangjel Tavos në atë kohë.

Vetë autoritetet amerikane e çmontuan shpifjen e 1 milion dollarëve të botuar nga Mother Jones dhe Austri, etj. Është provuar se ka vetëm një pagesë të ligjshme 15 mijë dollarë dhe kjo përmes bankës dhe me vendim të Kryesisë së LSI.

Lidhur me marrëveshjen LSI – GSIS ajo është shumë precize dhe unë nuk kam asnjë firmë apo autorizim për pagesa. Sidoqoftë, marr çdo përgjegjësi ligjore për këtë marrëveshje deri në prill 2017 kur kam dhënë dorëheqje nga Kryetar i LSI pas zgjedhjes si President i Republikës, sipas obligimeve të statutit të LSI.

Vetëm prokurorët politikë mund t’u kërkojnë të dhëna autoriteteve amerikane për këtë marrëveshje me LSI, për Ilir Metën, si Kryetar i saj deri në vitin 2018 (!!!).

Po kështu, vetëm prokurorët politikë mund t’i gënjejnë zyrtarisht autoritetet amerikane të drejtësisë siç është letërporosia e 11 Marsit 2025, se gjoja ata kishin provuar se i pandehuri Ilir Meta ka përdorur 3 karta amerikane (!!!).

Nëse ata provojnë gjatë gjyqit se unë kam përdorur ndonjëherë një kartë shqiptare e jo amerikane apo afrikane, iki përgjithmonë nga politika dhe jeta publike.

Pra në akuzën prej 220 faqesh janë vetëm 30 faqe për CEZ-DIA plot gënjeshtra dhe asgjë tjetër për mua.

Subjekti i posaçëm për deklarimin e shpenzimeve apo pasurisë mban përgjegjësi penale vetëm për ato që deklaron vetë dhe jo personi i lidhur me të, i cili mban vetë përgjegjësi për çfarë deklaron.

Nuk ekziston asnjë shpenzim i padeklaruar nga unë.

Znj. Kryemadhi dhe nëna e saj kanë patur shumë të ardhura të ligjshme dhe pasuri të patundshme që janë publike.

Unë kurrë nuk jam përzjerë me llogaritë dhe interesat e tyre, aq më tepër të kushërirave dhe kushërinjve të tyre.

Sidoqoftë ato kanë avokatët e tyre.

Po kështu, asgjëkundi në  akuzë pas çështjes CEZ-DIA, nuk ekziston asnjë veprim, e-mail, sms e imja për të gjitha episodet e përfshira.

Thjesht “telefon i prishur”.

Natyrisht edhe ëndrra e parealizuar për të krijuar prova penale, këtu përmes izolimit ekstrem e provokimeve ordinere.

Sidoqoftë, i falenderoj për vettingun 34-vjeçar që më kanë bërë.

Next Post
Një ditë pasi dosja e tij kaloi për gjykim, Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë në GJKKO

Akuzat ndaj tij për CEZ-DIA, Meta: Rekord Guinness, çështja po gjykohet për herë të katërt!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Sondazhi AIM: Kur ka qenë më problematik SHISH/SHIK?

September 28, 2026
“SHBA penalizuan simbolin e tranzicionit shqiptar”/ Minxhozi: Goditën një figurë simbol të kulturës së urrejtjes. Kapën prej brirësh dashin që…

Rasti “Hyseni” na çon në të njëjtën krizë të përjetshme

September 28, 2026
Përfshihet nga flakët lokali në Athinë ku u vra Pëllumb Islami, autoritetet hetojnë për zjarrvënie të qëllimshme

Përfshihet nga flakët lokali në Athinë ku u vra Pëllumb Islami, autoritetet hetojnë për zjarrvënie të qëllimshme

September 28, 2026
Marine Le Pen shënon fitore historike, RN katërfishon praninë në Senatin francez

Marine Le Pen shënon fitore historike, RN katërfishon praninë në Senatin francez

September 28, 2026
BE ideon planet për “integrim gradual” për vendet kandidate

Integrimi në BE / Zhvillohet në Tiranë Konferenca Ndërparlamentare me pjesëmarrjen e udhëheqësve të lartë dhe përfaqësuesve evropianë

September 28, 2026
Tre operacione në Kukës dhe Tropojë, arrestohen tre persona, sekuestrohen armë e kanabis

Tre operacione në Kukës dhe Tropojë, arrestohen tre persona, sekuestrohen armë e kanabis

September 28, 2026
“Mora fjalë” zhduket nga platformat online, flet autori i këngës

“Mora fjalë” zhduket nga platformat online, flet autori i këngës

September 28, 2026
Rajoni dobët me menaxhimin e mbetjeve, mbi 83% përfundojnë në landfille

Rajoni dobët me menaxhimin e mbetjeve, mbi 83% përfundojnë në landfille

September 28, 2026
VIDEO / Akademiku Ali Aliu rrëfen bisedën me Berishën: Hajdarin e quante përbindësh dhe idiot…

VIDEO / Akademiku Ali Aliu rrëfen bisedën me Berishën: Hajdarin e quante përbindësh dhe idiot…

September 28, 2026
Pse s’flitet për viktimat e krimeve të luftës?

Pse s’flitet për viktimat e krimeve të luftës?

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com