• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Akuzat ndaj tij për CEZ-DIA, Meta: Rekord Guinness, çështja po gjykohet për herë të katërt!

by A R
30/04/2026 22:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një intervistë për drejtuesin e emisionit “Opinion” Blendi Fevziu, të transmetuar këtë të enjte, më 30 prill, ish-presidenti i Republikës Ilir Meta, ka folur për akuzat ndaj tij lidhur me çështjen CEZ-DIA, të cilën e cilëson si një ndër më të përfolurat në 16 vitet e fundit.

Madje sipas tij, kjo çështje është gjykuar katër herë, duke e konsideruar këtë një “rekord Guinness”.

“Çështja më e përfolur prej 16 vitesh është CEZ-DIA. Është hera e katërt që po gjykohet (rekord guinness). Herën e parë gjyqi kundër Z. Ismailaj dhe 2 menaxherëve çekë ku asgjëkundi nuk ekziston emri im. Herën e dytë në Arbitrazh (Vjenë) ku studio ligjore që mbrojti shtetin shqiptar, Clifford Chance, përveç një reagimi zyrtar para përfundimit, është shprehur zyrtarisht pas gjyqit në letrën drejtuar Ministrit Gjiknuri dhe Drejtorit të OSHEE, Adrian Çela, se ishte shumë e keqardhur që u keqpërdor nga mediat emri i të nderuarit Kryetar i Kuvendit dhe se nuk ekziston asnjë evidencë për ndonjë marrëdhënie jotransparente midis tij dhe administratorëve të DIA-s.

Herën e tretë, çështja DIA është hetuar si pjesë e hetimit të Komisionit Parlamentar për CEZ-in në vitin 2016, ku ka qenë i ftuar si dëshmitar edhe kallëzuesi im i mëvonshëm në tetor 2017 kur unë isha President i Republikës. As në këtë Komision Hetimor Parlamentar, ky person nuk më ka përmendur fare mua, por ka akuzuar përfaqësues të PD, jo vetëm për CEZ, por edhe për CEZ-DIA, madje duke ju referuar Z. Ismailaj dhe amerikanes Rebeça Gaskin. Po kështu, në atë kohë ka akuzuar publikisht Partinë Demokratike se donte ta vriste.

Çuditërisht pas kallëzimit ndaj meje në tetor 2017, si punonjës i OSHEE (2012-2014 ishte Drejtor i DIA-s), pas tre javësh kërkon statusin e dëshmitarit të mbrojtur duke shkruar në kërkesën e tij se një i dënuar me burgim të përjetshëm kishte dalë disa herë nga burgu natën për ta vrarë, por meqënëse nuk e kishte gjetur, ishte kthyer prapë në burg në të gdhirë.

Vetë prokurorja Donika Prela, në 2019, është shprehur se dëshmia e tij është indirekte, pra e pabesueshme për dhënien e statusit të dëshmitarit të mbrojtur. Por për prokurorin special, Z. Kraja, statusi i tij si kallëzues i ‘besueshëm’ ishte i mjaftueshëm për të nisur një hetim tashmë 7-vjeçar të ri edhe pse CEZ-DIA ishte gjykuar njëherë në Shqipëri dhe ishin dhënë dënime fajësie.”, tha Meta në intervistën për Fevziun.

Pas këtyre fjalëve, ish-presidenti Meta ngre gjithashtu pikëpyetje për vendimmarrjet e mëparshme të prokurorit Arben Kraja, duke theksuar se në vitin 2016 ishte mbyllur një hetim i nisur pas një padie të Kontrollit të Lartë të Shtetit lidhur me një marrëveshje me kompaninë CEZ.

Sipas tij, kjo padi ishte mbështetur në auditime të specializuara dhe në analizën e një studioje ligjore ndërkombëtare, por, pavarësisht kësaj, institucioni kallëzues nuk ishte thirrur për të dhënë shpjegime gjatë hetimit.

“Çuditërisht, po ky prokuror në vitin 2016 kishte mbyllur hetimet pas padisë zyrtare të Kontrollit të Lartë të Shtetit për faljen nga Rama të 479 milion eurove CEZ-it. Kjo padi, përveç auditimeve të specializuara të KLSH, bazohej edhe në konkluzionet e një studioje shumë të njohur ligjore franceze ‘Derains & Gharavi’, e cila ishte paguar nga Qeveria Berisha për të bërë një bilanc të llogarive midis CEZ-it dhe Qeverisë shqiptare (OSHEE) për të kuptuar gjendjen e detyrimeve reciproke dhe rrugët e zgjidhjes së marrëveshjes. Ky prokuror as denjoi ta thërriste KLSH në cilësinë e kallëzuesit sipas të dhënave të mia.”, shtoi më tej Meta.

Sjellim ndërmend se kreu i Partisë së Lirisë u arrestua më 21 tetor 2024, teksa po hynte në Tiranë, në një operacion të forcave speciale.

Asokohe, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) rrethuan automjetin e tij te “Kthesa e Kamzës”, duke e tërhequr me forcë drejt automjetit të policisë. Meta bëri rezistencë gjatë ndalimit të tij.

Next Post
Politikanët në kafaz? Avokati: Standard i gabuar, të izolohen vetëm ata që janë të rrezikshëm

Politikanët në kafaz? Avokati: Standard i gabuar, të izolohen vetëm ata që janë të rrezikshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE shpall fundin e krizës në Ceuta: Schengen nuk u rrezikua, mbështetje për Spanjën

BE shpall fundin e krizës në Ceuta: Schengen nuk u rrezikua, mbështetje për Spanjën

August 5, 2026
Përplasje në Hënë/ Raketa e SpaceX godet sipërfaqen me shpejtësi marramendëse

Përplasje në Hënë/ Raketa e SpaceX godet sipërfaqen me shpejtësi marramendëse

August 5, 2026
Mashtronin shtetasit e huaj si të rifitonin paratë e humbura në Call Center, dërgohen për gjykim tre persona

Mashtronin shtetasit e huaj si të rifitonin paratë e humbura në Call Center, dërgohen për gjykim tre persona

August 5, 2026
The New York Times: Si e çoi Trump SHBA-në drejt luftës me Iranin? Zbardhen bisedat, ja kush ishte kundër

“Beteja e madhe” nis në Kaliforni, Trump hap frontin e ri kundër demokratëve

August 5, 2026
Shqiptarët mbeten pas Europës, vetëm 1 në 11 persona blen bileta online për evente

Shqiptarët mbeten pas Europës, vetëm 1 në 11 persona blen bileta online për evente

August 5, 2026
Europa Perëndimore, në alarm nga zjarret! Digjen mbi 130 mijë hektarë pyje

U dogjën rreth 250 pemë ulliri dhe frutore, policia arreston autorin e zjarrvënies në Rrogozhinë

August 5, 2026
Fiton 1 milion euro në lotari, por e hedh gabimisht biletën, e gjen mes mbeturinave me ndihmën e kompanisë së pastrimit

Fiton 1 milion euro në lotari, por e hedh gabimisht biletën, e gjen mes mbeturinave me ndihmën e kompanisë së pastrimit

August 5, 2026
“The Guardian”: Tetë kompani nafte fituan 93 miliardë dollarë në tre muaj mes luftës dhe krizës klimatike

“The Guardian”: Tetë kompani nafte fituan 93 miliardë dollarë në tre muaj mes luftës dhe krizës klimatike

August 5, 2026
15 viktima në Kiev, Rusia intensifikon sulmet ndaj Ukrainës

15 viktima në Kiev, Rusia intensifikon sulmet ndaj Ukrainës

August 5, 2026
Na duhet një brez i çmendur

Ndarja territoriale, a ka ardhur koha ta zhdukim Jugun dhe Veriun?

August 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com