• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë po përfitojnë shqiptarët nga SHBA, pas mikpritjes së afganëve?

by Java News
15/08/2021 18:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Aranit Muraçi

Vendimi për të strehuar refugjatë afganë tregon edhe një herë tjetër se vetëm Shqipëria dhe Kosova nuk mund t’i thonë kurrë “jo” çdo kërkese dhe propozimi që vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shtetet e Bashkuara bëhet e ditur se për t’i joshur kanë ofruar koncesione ekonomike dhe politike për Kosovën dhe Shqipërinë, megjithëse ka pasur shqetësim në Uashington për aftësinë e sigurisë së vendeve tona, që të mirëpresin disa mijëra afganë.

Nuk ka asnjë detaj rreth bisedimeve të deritanishme, lidhur me marrëveshjen, se çfarë do të përfitojnë më konkretisht Shqipëria dhe Kosova në këtë rast, ndonëse Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e konsideroi strehimin e tyre më tepër si një akt humanitar i popullit shqiptar sesa vendim politik, duke e krahasuar atë me pritjen e hebrenjve gjatë Luftës së II Botërore.

Gjithsesi, fakt është se Shqipëria dhe Kosova u bënë vendet e para në botë që pranojnë zyrtarisht kërkesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për strehimin e refugjatëve afganë. Autoritetet amerikane sipas të dhënave parapake vlerësojnë se numri i përgjithshëm i të evakuuarve llogaritet të jetë në mes 50,000 dhe 80,000 vetëve, përfshirë edhe anëtarët e familjes së atyre që do të fitojnë statusin e refugjatit. Dy vende të tjera që mediat e huaja raportojnë se kanë miratuar kërkesën për të pranuar refugjatë afganë janë Katari (8 mijë) dhe Kanadaja (20 mijë), ndonëse nuk ka ende asgjë zyrtare prej tyre.

Për refugjatët afganë, një shifër e tillë (qoftë edhe 80 mijë në total) mund të jetë fare e papërfillshme që të strehohen nga  vende të tjera partnere të SHBA-ve si Kanadaja dhe Australia, për nga sipërfaqja, popullsia, ekonomia dhe kapacitetet e sigurisë së tyre. Mund t’i presë po ashtu çdo vend tjetër i zhvilluar i Europës, që është pjesë e NATO-s, si Gjermania, Italia, Franca, Britania e Madhe etj, apo edhe vende të vogla shumë më të zhvilluara si ato skandinave.

Pse zgjidhet gjithmonë Shqipëria si zgjidhje, këtë herë edhe Kosova? Strehimi i afganëve është i ngjashëm me atë të muxhahedinëve iranianë, të cilësuar ndryshe edhe si opozita iraniane në emigrim. Me ndihmën e SHBA-së, ata ndodhen të strehuar sot në disa vende të botës. Një pjesë e madhe e tyre prej vitesh strehohen në Shqipëri. Ishte qeveria e Berishës që ra fillimisht dakord për pranimin e qindra muxhahedinëve, ndërsa qeveria e Ramës ra dakord me autoritetet amerikane që numri të shtohej në rreth 3 mijë muxhahedinë iranianë. Me ardhjen e këtij kontingjenti u ngrit edhe kampi “Ashraf” në zonën e Manzës në periferi të Tiranës. Qeveria e Ramës në mandatin e saj të parë mori lavdërime publike nga SHBA pas vendimit për pritjen e muxhahedinëve.

Sipas Reuters, Administrata e Presidentit Joe Biden prej ditësh ishte duke zhvilluar bisedime të fshehta me shumë vende të botës, për të siguruar strehimin e afganëve. Vetë administrata Amerikane i ka konsideruar gati të dëshpëruara përpjekjet e saj për të siguruar ndonjë marrëveshje me vende të tjera aleate, për strehimin e përkohshëm të afganëve që punuan për qeverinë amerikane në Afganistan, jeta e të cilëve me vërshimin e fundit të talebanëve është vënë në rrezik.

Kosova dhe Shqipëria u bënë sot vendet e para në botë që pavarësisht aftësive ia plotësuan dëshirën administratës Amerikane për të mbrojtur afganët e lidhur me SHBA-të nga hakmarrjet talebane. Shtetet e Bashkuara të Amerikës konsiderohen sot partneri më i madh strategjik i shqiptarëve në botë. Por a janë shqiptarët dhe e vlerësohen po ashtu ata, partneri më i madh strategjik i SHBA-ve në botë? Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit, në kushte anonimiteti, pranoi se shumë vende e kanë refuzuar kërkesën e SHBA-ve për strehimin e tyre, duke ngritur shqetësime të tilla si:

Kush janë këta njerëz? Sa dhe si njihen këta njerëz? A mund të sigurohemi që këta njerëz do të marrin viza dhe do të largohen më pas në Shtetet e Bashkuara? Kush do të kujdeset dhe kush do t’i ushqejë këta njerëz? Çfarë ndodh nëse këta njerëz largohen nga objekti ku strehohen?

Ndërsa pavarësisht dëshirës dhe vullnetit të shprehur nga Shqipëria dhe Kosova, ka qenë SHBA që ka ngritur shqetësimin për kapacitetet e sigurisë së mikpritjes së tyre nga vendet tona.

Kryeministri Edi Rama dhe Presidentja Vjosa Osmani pranuan njëzëri sot njëri pas tjetrit, duke siguruar edhe mbështetjen ose heshtjen e opozitave përkatëse, se kanë rënë dakord pas propozimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që Shqipëria dhe Kosova të presin me mijëra refugjatë afganë, të cilëve iu rrezikohet jeta pas largimit të trupave amerikane nga Afganistani.

Vendimi vjen pas emergjencës dhe situatës së fundit me tërheqjen e SHBA-ve nga Afganistani. Talebanët aktualisht janë duke marrë me shpejtësi nën kontroll çdo qytet afgan. Shtetet e Bashkuara njoftuan se do të dërgojnë një personel prej 1 mijë vetëve në Katar për të përshpejtuar përpunimin e aplikimeve për Vizat Speciale të Imigrimit (SIV), ndaj refugjatëve afganë të cilët kanë bashkëpunuar me forcat aleate gjatë luftës, para se ata të strehohen në vende të treta, si Shqipëria dhe Kosova.

Afganë që shërbyen si përkthyes dhe që bashkëpunuan për punë të tjera me amerikanët kanë të drejtë të aplikojnë për programin “SIV”. Deri më tani, rreth 1,200 afganë janë evakuuar në Shtetet e Bashkuara dhe ky numër pritet të rritet në 3,500 në javët e ardhshme. Uashingtoni po kërkon vende të treta që t’i presin ata derisa të pajisen me dokumentet e nevojshme para se të mund të fluturonin për në Shtetet e Bashkuara. Zyrtarët amerikanë, në kushte anonimiteti, thanë se vendet e tjera ishin në mëdyshje për të marrë afganët edhe për shkak të shqetësimeve në lidhje me cilësinë e verifikimit të sigurisë dhe kontrollit shëndetësor për COVID-19 para se të lejoheshin të fluturonin.

Administrata e Biden ishte në bisedime që vende si Kazakistani, Taxhikistani dhe Uzbekistani që të merrnin mijëra aplikantë, por përpjekja për një marrëveshje me vendet ish-sovjetike ka bërë pak përparim deri tani. Një marrëveshje për strehimin e rreth 8,000 afganëve në Katar, ku ndodhet një bazë e madhe ushtarake amerikane, është arritur pas disa javë bisedimesh, – tha një zyrtar amerikan i cili është duke u marrë me këtë çështje, por një marrëveshje zyrtare ende nuk është bërë publike.

Ngurimi i vendeve të tjera ka bërë Uashingtoni të premtojë ndihma. Shqipëria dhe Kosova treguan sot se pavarësisht ndihmës konkrete që do të përfitojnë nuk kishin kohë as të mendoheshin para se të merrnin një vendim, kur kërkesa vjen nga SHBA-të, sidoqoftë ai.

Next Post
I veshur me jelek antiplumb dhe i shoqëruar nga marinsat, Hoxha nxjerr foton e Berishës në Kabul: Tani që legjenda është shpallur “Non Grata” nga amerikanët…

I veshur me jelek antiplumb dhe i shoqëruar nga marinsat, Hoxha nxjerr foton e Berishës në Kabul: Tani që legjenda është shpallur “Non Grata” nga amerikanët...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Vijesti”: Kryeministri malazez dyshon për përfshirje të Serbisë dhe Shqipërisë në veprimtari hibride

“Vijesti”: Kryeministri malazez dyshon për përfshirje të Serbisë dhe Shqipërisë në veprimtari hibride

August 28, 2026
E trishtë! Ndërron jetë 25-vjeçarja që pësoi djegie nga zjarri në hotelin në Vlorë

E trishtë! Ndërron jetë 25-vjeçarja që pësoi djegie nga zjarri në hotelin në Vlorë

August 28, 2026
“Një hapësirë moderne për leximin”, Rama ndan pamjet nga biblioteka e fëmijëve në Korçë

“Një hapësirë moderne për leximin”, Rama ndan pamjet nga biblioteka e fëmijëve në Korçë

August 28, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, ndalohet familja rumune

August 28, 2026
35-vjeçari gjendet i pajetë pranë Urës së Vashës, kishte paralajmëruar me SMS bashkëshorten se…

35-vjeçari gjendet i pajetë pranë Urës së Vashës, kishte paralajmëruar me SMS bashkëshorten se…

August 28, 2026
Rama ndan raportin e BTI: Shqipëria e para në Europën Juglindore për transformimin politik dhe qeverisjen

“Daily Mail”: Tirana kryeson renditjen evropiane për udhëtime të përballueshme

August 28, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Kina, fituesja e madhe e luftës tregtare midis SHBA-së dhe Kanadasë

August 28, 2026
Dy porosi! Rama edhe vetë në terren! Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS

Rama mbledh sot ministrat dhe drejtuesit politikë, në fokus “Besa” dhe bashkëqeverisja

August 28, 2026
Shefi i CIA-s në Moskë, pse skenari më i keq mund të ndodhë shumë më shpejt

Shefi i CIA-s në Moskë, pse skenari më i keq mund të ndodhë shumë më shpejt

August 28, 2026
Bien çmimet e naftës, aksionet rriten

Shqipëria ka naftën më të shtrenjtë në rajon, çmimi rreth 30% mbi mesataren

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com