• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë po ndodh në vend? 18 shpërthime me tritol në pak muaj, autorët ‘zhdukin gjurmët’ duke…

by
12/06/2022 10:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

2022-shi po na kthen pas në kohë, në vitet 2013-2014, kohë kur tritolvënia u bë e zakonshme për shqiptarët. Sulmet me eksploziv janë rikthyer në epiqendrën e lajmeve të kronikës zezë, ku vetëm këtë javë kanë ndodhur 5 ngjarje me tritol. Kur jemi ende në gjysmën e vitit, deri më tani në vend janë regjistruar 18 shpërthime me ekploziv. Ndërsa rekordi mbahet në vitin 2014, ku referuar të dhënave policore u regjistruan plot 29 shpërthime.

Për sulmet e këtij viti, sipas të dhënave nga autoritetet ligjëzbatuese, shumica e ngjarjeve janë parë si paralajmërime dhe kërcënime, ndërsa e fundit, ndodhur këtë të shtunë pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, nuk mund të marrë emërtim tjetër, përveçse një atentat i mirëfilltë i organizuar. Por, ajo çka vlen për tu theksuar, është fakti që edhe pse policia nuk e pranon asnjëherë dështimin, autorët përherë janë larguar, ku të vetmen provë që lënë për autoritetet, janë kamerat e sigurisë.

Këto të fundit, nuk i kanë hyrë në punë hetueve, pasi në 18 raste, deri më tani, asnjë ngjarje nuk është zbardhur. Policia jo vetëm nuk zbardh ngjarjet, por bie edhe vetë pre e sulmeve me tritol, duke u paralajmëruar apo kërcënuar nga grupe kriminale.

Në 4 raste, objekt i sulmeve me tritol kanë qenë vetë efektivët e policisë. Konkretisht 2 raste tritol vënie të efektivëve, janë shënuar në Shkodër, dhe nga një rast në Durrës e Kavajë. Më 2 qershor, shtëpisë së Pëllumb Vukës gjatë natës i eshtë vënë një sasi tritoli duke i shkaktuar dëme materiale; Më 20 Maj, një person i seksit mashkull, i maskuar si femër, me paruke, dhe i veshur me fustan ndez fitilin dhe i vë tritolin lokalit në pronësi të policit Ndrek Rrasa, në Grudë të Shkodrës.

Brenda 20 sekondash, të njëjtin veprim kryen duke i vendosur lëndën plasëse edhe poshtë automjetit të efektivit. Më 14 Maj të këtij viti, i vihet flaka makinës së Sokol Kronit. Ndërsa më 28 prill, automjeti i efektivit të Forcave Operacionale të Shkodrës, Dritan Turhani do shkrumbohej gjatë natës pranë banesës së tij në lagjen “Perash”. Por jo vetëm efektivët e policisë pre e sulmeve, përveç, personave me precedent, apo të njohur për konfliktet e tyre kanë rënë e njerëz të artit e të sportit.

Një shpërthim i fuqishëm do zgjontë Durrësin mëngjesin e datës 8 qershor. Dy bizneseve të reperit, të njohur Noizy, ju vendos rreth 200 gram tritol, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Ndërsa ngjarja më e rëndë, mund të konsiderohet ajo e 24 janarit, ku një sasi tritoli shpërtheu në derën e Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Këto raste janë kthyer në shqetësim për autoritetet nisur dhe nga vështirësia që kanë këto ngjarje për tu zbardhur. Tirana dhe Shkodra janë dy qytetet që kanë shënuar numrin më të madh të shpërthimeve me tritol, me nga 5 secila. Të ndjekura nga Durrësi me 4 raste, Vlora me 3 dhe 1 rast është shënuar në Pogradec.

/e.d

Next Post
Atentati me tritol që i mori jetën 27-vjeçarit/ Nga shpërthimi u dëmtuan edhe një grua me fëmijët e saj

Atentati me tritol që i mori jetën 27-vjeçarit/ Nga shpërthimi u dëmtuan edhe një grua me fëmijët e saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kriza për naftën, pse çmimi i karburantit po shkon në rekorde historike?

October 9, 2026
Zgjerimi, BE forcon kushtet për anëtarët e rinj: Deri në 15 vite mbikëqyrje dhe pezullim fondesh nëse mashtrojnë!

Mbyllja e “Kapitullit 20”, konfirmohet 13 tetori për Konferencën Ndërqeveritare Shqipëri-BE! I pranishëm do jetë edhe Rama

October 9, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

“PROTESTA – Shënimet e një gazetari”

October 9, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

Sali, Shqipëria do të bëhet!

October 9, 2026
Tentuan t’i arratiseshin Policisë, prangoset çifti shqiptar në Selanik, iu gjenden kokainë dhe armë në makinë!

Tentuan t’i arratiseshin Policisë, prangoset çifti shqiptar në Selanik, iu gjenden kokainë dhe armë në makinë!

October 9, 2026
Një ditë para takimit me ministrat e drejtuesit politikë, Rama mbledh qeverinë

“Shqipëria mbyll kapitullin e katërt”- Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik

October 9, 2026
Operacion antidrogë në Janinë, 3 shqiptarët kapen duke trafikuar 36 kg marijuanë!

Operacion antidrogë në Janinë, 3 shqiptarët kapen duke trafikuar 36 kg marijuanë!

October 9, 2026
VIDEO/ Çmendet një person në Greqi, sulmon kryebashkiakun e Agrinjos në zyrë dhe kafshon punonjësin që tentoi ta ndalonte!

E rëndë në Greqi/ Ra nga skela teksa po punonte, humb jetën 49-vjeçari shqiptar në Selanik

October 9, 2026
FOTO+EMRI/ Shpërthimi tragjik i rafinerisë së naftës në Greqi, ky është shqiptari që humbi jetën në punë! Baba i dy fëmijëve të mitur

FOTO+EMRI/ Shpërthimi tragjik i rafinerisë së naftës në Greqi, ky është shqiptari që humbi jetën në punë! Baba i dy fëmijëve të mitur

October 9, 2026
VIDEO/ Aksident në aksin Pogradec-Lin, përplasen “kokë më kokë” dy automjete! Një person i plagosur dërgohet në spital

VIDEO/ Aksident në aksin Pogradec-Lin, përplasen “kokë më kokë” dy automjete! Një person i plagosur dërgohet në spital

October 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com