• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë po ndodh? Ministrat e Mbrojtjes së Turqisë, Sirisë dhe Rusisë zhvillojnë bisedime të paparalajmëruara

by
28/12/2022 22:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrat e Mbrojtjes së Turqisë, Sirisë dhe Rusisë kanë zhvilluar bisedime të paparalajmëruara më parë në Moskë, thanë të mërkurën ministritë turke dhe ruse të mbrojtjes. Ky ishte takimi i parë në nivel ministror midis rivalëve, Turqisë dhe Sirisë që nga fillimi i konfliktit sirian 11 vjet më parë.

Në një deklaratë të ministrisë turke të mbrojtjes thuhet se shefat e inteligjencës së të tre vendeve morën pjesë gjithashtu në bisedimet në Moskë, të cilat thuhet se u zhvilluan në një “atmosferë pozitive”. Diskutimi u përqendrua në “krizën siriane, problemin e refugjatëve dhe përpjekjet për një luftë të përbashkët kundër organizatave terroriste të pranishme në territorin sirian”, tha ministria turke.

Ajo shtoi se palët do të vazhdojnë të mbajnë takime trepalëshe. Rusia prej kohësh po bën presion për një pajtim midis Turqisë dhe qeverisë siriane – aleatit të ngushtë të Moskës.

Turqia mbështeti rebelët që përpiqeshin të rrëzonin presidentin sirian Bashar Assad. Damasku nga ana e tij denoncoi mbajtjen nga Turqia të territoreve në veri të Sirisë, të cilat u kapën në inkursionet ushtarake turke të nisura që nga viti 2016 për të larguar grupet militante kurde nga kufiri.

 

 

Ministria ruse e Mbrojtjes konfirmoi se tre ministrat diskutuan mënyrat për zgjidhjen e krizës siriane, çështjen e refugjatëve dhe luftën kundër grupeve ekstremiste.

Palët vunë në dukje “natyrën konstruktive të dialogut … dhe nevojën për ta vazhduar atë në interes të stabilizimit të mëtejshëm të situatës” në Siri dhe rajon në tërësi, thuhet në deklaratën e shkurtër.

Bisedimet në Moskë pasojnë paralajmërimet e përsëritura nga Turqia për një inkursion të ri tokësor në Siri pas një bombardimi vdekjeprurës në Stamboll muajin e kaluar. Autoritetet turke fajësuan për sulmin Partinë e jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit, ose PKK-në, dhe grupin Njësitë e Mbrojtjes së Popullit me bazë në Siri, ose YPG. Të dy grupet mohuan përfshirjen.

Rusia ka kundërshtuar një ofensivë të re ushtarake turke.

Përpjekjet drejt një pajtimi turko-sirian vijnë gjithashtu pasi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan – i cili përballet me zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në qershor – është nën presion të madh në vend për të kthyer refugjatët sirianë. Ndjenjat kundër refugjatëve po rriten në Turqi e cila po përballet me një krizë ekonomike.

Në fillim të këtij muaji, zoti Erdogan tha se i kishte propozuar presidentit rus Vladimir Putin një seri takimesh trepalëshe midis ministrave rusë, sirianë dhe turq, të cilat mund të kulmojnë në një takim të nivelit të lartë ku do të mblidhen krerët e tre vendeve./VOA

/e.d

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kanë botën e tyre”- Këngëtarja e njohur shqiptare mesazh prekës për dy fëmijët e saj me autizëm: Mos e merrni si fatkeqësi…

“Kanë botën e tyre”- Këngëtarja e njohur shqiptare mesazh prekës për dy fëmijët e saj me autizëm: Mos e merrni si fatkeqësi…

November 24, 2026
Bilanci i Rrugores së Vlorës: 26 shoferë të arrestuar gjatë gushtit! 110 gjoba për drejtim mjeti në efektin e alkoolit

Mbi 5000 gjoba brenda një jave, Policia Rrugore aksion në rrugët e Tiranës, bllokohen mjete luksoze

November 24, 2026
PS voton përjashtimin e deputetes Elisa Spiropali nga Grupi Parlamentar! Çuçi dhe Braçe abstenuan

PS voton përjashtimin e deputetes Elisa Spiropali nga Grupi Parlamentar! Çuçi dhe Braçe abstenuan

November 24, 2026
Kryebashkiaku Veliaj përballet me seancën e radhës në GJKKO, mbërrin në Gjykatën e Posaçme avokati i tij!

Kryebashkiaku Veliaj përballet me seancën e radhës në GJKKO, mbërrin në Gjykatën e Posaçme avokati i tij!

November 24, 2026
Po shkëlqen në Greqi dhe në Champions, AEK-u “blindon” shqiptarin Stavro Pilo! Ja lëvizja e fundit në merkato

Po shkëlqen në Greqi dhe në Champions, AEK-u “blindon” shqiptarin Stavro Pilo! Ja lëvizja e fundit në merkato

November 24, 2026
Takimi në Nju Jork, Zelensky dhe von der Leyen flasin mbi stabilitetin financiar të Ukrainës -

BE-ja përgatit paketën e 22-të të sanksioneve kundër Rusisë, në shënjestër bankat dhe kriptomonedhat

November 24, 2026
Tentoi të vrasë kushëririn e tij, arrestohet pas një viti në kërkim 32-vjeçari

I prenë rrugën dhe tentuan ta rrëmbenin pas konfliktit, arrestohen xhaxha dhe nip në Kukës, ishin në kërkim!

November 24, 2026
Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

Gara e Tiranës nuk zgjidhet dot me një formulë të thjeshtë aritmetike

November 24, 2026
E vranë në oborrin e banesës, Policia reagon për atentatin në familjen Hasani, gjendet e djegur makina e autorëve

DETAJET/ Atentati me dy të vrarë në Fier, autorët përdorën uniforma policie dhe dron për të vëzhguar “Sel Çamin”! Ekzekutimi u bë me pistoleta me silenciator

November 24, 2026
Papa Françesku paralajmëron liderët botërorë për rreziqet nga inteligjenca artificiale

Dëshmia tronditëse nga ditari i Papa Françeskut, zbulohet në librin e ri: E pashë djallin tri herë, kishte sy kërcënues dhe flakë zjarri!

November 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In