• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë po ndodh me shtypin e shkruar në Shqipëri?

by Bajram Peçi
21/12/2019 12:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bajram Peçi

 Gjithçka po i ndodh gazetave, shtypit të përditshëm informativ, bëhet në përshtatje me ligjet ekonomike. Ndër të parat e këtyre viteve të fundit, si pasojë e hyrjes së teknollogjve të reja të komunikimit, që përmbysën e revolucionarizuan format e marrjes dhe dhënjes së lajmit, ishte gazeta e përditëshme “Shqip”, pjesë e së cilës isha. Për të gjithë ne që ishim punëtorë në shtypin e shkruar, është një trishtim shumë i madh kur ndeshet me mbylljen e një organi mediatik. Ditën kur gazeta nxorri numërin e fundit shkruaja se “…teksa hedhim mbi të lopatën e fundit me dhè, le të shohim më tej kush do jetë viktima e radhës”. Isha i bindur se nuk mund të ndodhte ndryshe. U pasua këto javë nga “Shqiptarja.com” dhe “Mapo”. Do shohim më pas çdo ngjajë me fatin e të tjerave, robëresha të rrethanave!

 25 vjet përpara, kush hyri në tregun e informacionit si e përditshme informative, rezultonte me bilanc pozitiv. Më pas gjërat ndryshuan. Ndonëse në thelb gazetat duhet të ngrihen e të funksionojnë si biznese, të regjistrohen si të tilla, mbajtja e tyre me sforcim në këto 5-6 vjetët e fundit, pati një kosto. Humbi shumë nga pavarësia e saj.

 Shtypi i lirë e pati një çmim: duhet paguar për të. Dhe kështu ndodh! Përgjithësisht asnjë prej tyre nuk mund të mbahej më në këmbë pa pasur nga mbrapa një suport financiar, që ndihmon për pagesat (edhe ashtu të mjera) të gazetarëve. Ishte koha kur pasanikë të rinj, ndërtues e tregtarë, i blenë shumë prej tyre, me synimin që të mbërrinin drejt pushtetit më shpejt. U duhej pushteti i saj. Investimi në gazetari vinte nga tepricat e fitimeve në ndërtim pallatesh, fitimi nga ndërtimi i rrugëve, fitimi në tregun e kafes, tregun e alkolit, etj. Është kjo arsyeja pse një pjesë të opinionit public e gëzon lami se gazetat po mbyllen. Mbase kanë të drejtë e s’ju vë faj se në të tilla kolapse morale përfunduan.

 Shtypi shqiptar, ashtu si kudo në botë, po kalon realitete e veçori prej të cilave burojnë shkaqe që të gjithë i kuptojnë dhe është më mirë të shqiptohen me zë të lartë:

 Së pari, çmimet e shitjes së një të përditshmeje kanë përbërë paradosin më të madh. Ato qendrojnë në kufirin e shpenzimit të prodhimit në shtypshkronjë. Të tilla u shndërruan kur botues pa skrupuj e ulën çmimin në nivele që shkonin deri falas, me qëllimin që buronte nga marrëzia e tyre, “Kapja e tregut të shtypit”. Të ardhurat nga shitja nuk i mbulojnë shpenzimet.

 Së dyti, të ardhurat nga reklama në shtyp, në vendin ku këtë treg e ka zotëruar jo prodhimi i mallrave (i cili nuk egziston) por shërbimet, ato ndodhen në nivelin më të ulët historik.

 Së treti, paradoksi i shpërndarjes së lajmit falas përmes internetit dhe rishpërndarjes nga çdo anonim, fshehur pas një portali, që i jep vetes të drejtën të kopjojë e të rishpërndajë!? Por dihet se për gjetjen dhe publikimin e lajmit është bërë një shpenzim. Kjo praktikë ka ulur shitjet e gazetave në nivele qesharake.

 Së fundmi, klasa politike e sidomos qeveritë, nuk e duan dhe aq shumë shtypin. Nuk qendron problemi se nuk e lexojnë, (siç ndokush vetëdeklarohet) por se misionin e tyre për kontrollin e qeverisjes e kanë bezdi. Përballja me të vërtetën e shkruar për ata është e pakëndshme, madje dyshoj se nuk besojnë shumë te dobia e saj.

 Kush e njeh shtypin dhe i ka qendruar afër, kurrë nuk ka dyshuar te forca që zotëron për emancipimin e shoqërisë dhe forcimin e shtetit. Ndërsa mbyllet e dërgohet në varrezë një e përditëshme informative, shihet se të tjera simotra çapiten në rrezik. Pati mjaft prej tyre që panë si shpëtim animin nga shtypi i kulturës tabloid, e cila nuk e ka detyrim as dinjitetin dhe as përgjegjshmërinë për të bërë gazetari.

 Të krijosh një shoqëri ku ekziston liria, natyrisht që për shtypin nuk ka qenë një detyrë e thjeshtë. Përgjigja për ta bërë të mundur këtë gjenden edhe te kuptimi i nivelit të shtypit të lirë, që në të shumtën e rasteve harrohet. Liria nuk është e lirë pa praninë fizike të shtypit të lirë! Pikërisht për këtë, ato shtete e qeveri që e kanë shtypin e shkruar si shprehje të lirisë, si pjesë organike të kulturës së shoqërisë, nuk kanë qendruar indiferente ndaj rrënimit ekonomik të gazetave. Disa prej emrave më elitarë të shtypit botëror, Francë, SHBA, etj., nuk do ishin më në duart e lexuesve nëse nuk do ishin subvencionuar.

 Edhe nëse tashmë gazetën çdo kush mund ta gjejë në telefonin e tij, kjo sdo të thotë se kultura e leximit, ajo më e përhapura, e mëngjezit në shtëpi apo lokal, me kafen përpara, duhet te zhduket. Pikërisht këtë kulturë bota po e mbron dhe ruan me fanatizëm. Është shteti ai që ndërhyn.

 Shkroi dikur për shtypin Francis Bacon dhe më vjen mbarë ta citoj në mbyllje të këtij shkrimi: “Leximi e bën njeriun të qartë, biseda e bën të shkathët nga goja dhe të shkruarit e bën të përpiktë”.

Next Post
Ndërhyrje skandaloze ndaj futbollistit, plas sherri në fushë (VIDEO)

Ndërhyrje skandaloze ndaj futbollistit, plas sherri në fushë (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Më ngacmojnë futbollistët”, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm në punë

“Më ngacmojnë futbollistët”, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm në punë

September 19, 2026
Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK

Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK

September 19, 2026
Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjetën 400 kilogramë kanabis në frigorifer

Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjetën 400 kilogramë kanabis në frigorifer

September 19, 2026
Truproja enigmatike e Putinit që po komentohet si “Agjenti 007” personal i tij

Truproja enigmatike e Putinit që po komentohet si Agjenti 007 personal i tij

September 19, 2026
Trump i hap rrugë sanksioneve ndaj Rusisë, DASH miraton në parim shitjen e pajisjeve ushtarake për Ukrainën!

Trump publikon 25 “arritjet” e mandatit të tretë, nga emigracioni te bllokimi i armëve bërthamore të Iranit

September 19, 2026
Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave,  kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave, kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

September 19, 2026
Nis dita e 110-të e protestës, qytetarët mblidhen pranë Kuvendit, një grup i vogël shkon para SPAK-ut: Lironi çunat!

Protestuesit paralajmërojnë tubim më 8 tetor para Kuvendit: Të ndalim shkrirjen e bashkive

September 19, 2026
Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

September 19, 2026
Mesazhi i ish-luftëtarit të UÇK-së: Haga na dënoi si komb, ka implikuar një Shqipëri të tërë

Mesazhi i ish-luftëtarit të UÇK-së: Haga na dënoi si komb, ka implikuar një Shqipëri të tërë

September 19, 2026
Hysni Zela rrëfen në “S’e Luan Topi”: Vaçja na solli në Tiranë, ndërsa mua ende më prezantojnë si vëllain e saj

Hysni Zela rrëfen në Se Luan Topi: Vaçja na solli në Tiranë, ndërsa mua ende më prezantojnë si vëllain e saj

September 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com