• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë po kërkon Saliu? Një aspirinë!

by Frrok Çupi
11/06/2025 14:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Në fund të fundit, vetëm kaq, një aspirinë. Por nuk mund të thuash ‘asgjë më tepër’. Sepse pas ‘aspirinës’ qëndron një makth i tërë.

Njësoj si në ngjarjen e ndodhur në Gjirokastër, vite më parë. Më tregonte sot Njazi Jaho, juristi i famshëm, mbrojtës i të Drejtës së individit dhe të shtetit.

-Ai burri në rrugicën tonë paralele, po vdiste, tregon Njaziu.

… Sëmurë prej kohësh. Të gjithë familjarët rreth e rrotull. Ja tani, ja pastaj… Ende nuk kishte thënë asnjë fjalë për trashëgiminë. Palët e të njëjtës familje prisnin e shikonin njëri tjetrin.

Ja, më në fund, bëri me shenjë…, të shoqes:

‘Pa eja pak…’. Ajo u afrua. Të tjerët shqyen sytë dhe menduan se do të fliste. Po, foli:
-Një aspirinë!, kërkoi mes të gjithëve që prisnin trashëgiminë.

Çfarë kërkon tani Sali Berisha? Edhe ky është në vdekje politike. Imiton njëpërnjë burrin me trashëgimi.
Saliu foli… Ata prisnin që ai të ikte, por ai kërkon aspirinë. U krijua një sagë e tërë me ikjen apo mos- ikjen, menjëherë pas zgjedhjeve të 11 Majit ku Berisha me PD humbën thellë. Fatmirësisht humbën thellë, sepse populli shqiptar nuk e do më trashëgiminë e të keqes.

Disa prisnin që të largohej Saliu e të vinte e bija. Kjo duket si e pamundur, por nuk është; veçse ua ka fshehur Saliu të tijve.

Tani ai po kërkon ‘aspirinën’ e kutive të votimit. Të hapen kutitë e votimit!, ka kërkuar; dhe kjo po ndodh. Po hapen në Tiranë, Fier, Durrës…

Ai e di se rinumërimi nuk do të sjellë asnjë ndryshim. S’ka gjë, ai ka kërkuar aspirinën, këtë po merr. Me këtë Saliu shtyn kohën edhe ca. Ai nuk shikon për lart, shikon për teposhte, ku po rrëshqet vrikthi. Megjithatë shtyn pak kohë me një ‘aspirinë’ deri në katakombe.

Rinumërimi mund t’i sjellë fatin e ndonjë katastrofe në vend; kështu shpreson. O vapa e madhe, o ndonjë stuhi pas vapës, o ndonjë epidemi, o ndonjë tërmet… Kushedi!, mendon Berisha. Ngjarja e Kosovës ku nuk po ngrenë dot qeveri e Parlament, është një model i mirë për Berishën; edhe këtu po tenton ta marrë shtetin zvarrë.
Burri në Gjirokastër me ‘dorëheqje’ konsideronte ‘vdekjen’. Prandaj kërkoi aspirinë. Aspirina politike për Berishën është ‘mosnjohja e zgjedhjeve’. Mosnjohja është pasaporta për ta paraqitur te të tijtë.
“Çfarë?, të jap dorëheqjen? Dorëheqja jepet kur humb zgjedhjet, por ne nuk kishim zgjedhje, kishim farsë!’
Ja, prisni kur Berisha të thotë tamam kështu.

Edhe ‘të moderuarit’ e PD i përdor si aspirinë. Këta si ‘të moderuar’ i ‘kref’ media, por realisht janë po aq ‘Sali’ sa edhe Saliu. Shiko çfarë bëri me Joridën! E mori me vete në Bruksel ku do të shpallte se ‘Shqipëria nuk e meriton të hyjë në BE’… S’ka rëndësi sa vetë e dëgjuan; rëndësi që Jorida e ‘Integrimit’ të instalohet kundër Integrimit. Do t’i thotë gjithë botës për ‘Joridën kundër’. ‘Se nuk jam i vetëm kundër!’, thotë Saliu.

Alimehmeti e Kalaja janë akoma më të lakueshëm. Sa një aspirinë për Berishën.

Kur del jashtë ‘familjes’ së tij, shpëtimin e kërkon në mënyrë të dhunshme, jo thjesht ‘një aspirinë, grua!’.
Në SPAK dhe Gjykatën Speciale e kërkon me shantazh dhe me joshje. Bën si trim, por në fakt jep mesazhe pule.
Në Bruksel shkon kot e kthehet kot, por në fund të fundit bën një udhëtim.

Te Gjiri i Lalëzit nuk shkon dot më dhe kjo e bën nervoz. Ndërsa në televizione e ka vendin përnatë e përditë…
Nuk është pak. Për më gjatë as ka ‘sy për qape’.

Next Post
I mori me dhunë portofolin dhe celularin një personi, arrestohet 28-vjeçari në Durrës

I mori me dhunë portofolin dhe celularin një personi, arrestohet 28-vjeçari në Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Operacioni “Caveau 38”/ Goditet rrjeti shqiptar i kokainës në Europë, 14 milionë euro dyshohet se u dërguan në Shqipëri

Operacioni “Caveau 38”/ Goditet rrjeti shqiptar i kokainës në Europë, 14 milionë euro dyshohet se u dërguan në Shqipëri

November 8, 2026
Gogu nga Mali i Zi: Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit, në fokus të integrimit në BE

Gogu nga Mali i Zi: Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit, në fokus të integrimit në BE

November 8, 2026
Dyshohet për helmim masiv në kopshtin e Vlorës, fëmijët përfundojnë në spital me të vjella dhe dhimbje barku

Helmimi në Vlorë dyshohet se erdhi nga uji i kontaminuar, probleme në tubacione e depozita! U prekën edhe banorët e lagjes pranë kopshtit

November 8, 2026
Hakerët kinezë imituan ish-zyrtarët amerikanë për të vjedhur email-e nga ekspertët e IA-së -

Italia ngre alarmin për luftën hibride, hakerat prorusë publikojnë të dhënat private të ministrit Tajani!

November 8, 2026
VIDEO/ Zjarri rrafshon magazinën e materialeve të peshkimit në Nartë, flakët rrezikuan edhe pyllin me pisha! Shkak dyshohet se u bë…

VIDEO/ Zjarri rrafshon magazinën e materialeve të peshkimit në Nartë, flakët rrezikuan edhe pyllin me pisha! Shkak dyshohet se u bë…

November 8, 2026
Dita e Përkujtimit në Prishtinë/ Presidentja Shiroka-Pula nderon 14 ushtarët britanikë që ranë në shërbim të paqes në Kosovë!

Dita e Përkujtimit në Prishtinë/ Presidentja Shiroka-Pula nderon 14 ushtarët britanikë që ranë në shërbim të paqes në Kosovë!

November 8, 2026
Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare

“Shkak, informaliteti i lartë”- Tabaku kundër skemës së pensioneve: Shqipëria me nivelin më të ulët në rajon dhe indeksim prej 900 lekësh!

November 8, 2026
“Nga energjia e teknologjia, te turizmi”- Rama: Mbi 300 sipërmarrje nga 12 vende të botës morën pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës!

“Nga energjia e teknologjia, te turizmi”- Rama: Mbi 300 sipërmarrje nga 12 vende të botës morën pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës!

November 8, 2026
Shkaktoi masakrën me 9 të vdekur në Krakov, zbulohet se autori kishte prirje të ekstremit të djathtë!

Shkaktoi masakrën me 9 të vdekur në Krakov, zbulohet se autori kishte prirje të ekstremit të djathtë!

November 8, 2026
“Ka një sëmundje jo të lehtë për t’u kuruar”- Humbi dy herë ndjenjat në fushë, rriten shqetësimet te Bayerni për Jamal Musialan!

“Ka një sëmundje jo të lehtë për t’u kuruar”- Humbi dy herë ndjenjat në fushë, rriten shqetësimet te Bayerni për Jamal Musialan!

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In