• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Çfarë pasojash ka shkarkimi i Prokurorit të Përgjithshëm tek hetimi mbi Rusinë?

by Java News
08/11/2018 21:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokurori i Përgjithshëm, Jeff Sessions dha dorëheqjen të mërkurën, një lëvizje jo e papritur. Zoti Sessions kishte qenë nën presionin e Presidentit Donald Trump për të dhënë dorëheqjen që kur u tërhoq nga hetimi për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. Hetimi i Prokurorit të Posaçëm, Robert Mueller, që ka nxjerrë në pah shkelje nga disa prej bashkëpunëtorëve të afërt të Presidentit, është quajtur një “gjueti shtrigash” nga Presidenti, i cili caktoi një Prokuror të Përgjithshëm në detyrë, i cili është po ashtu kritik ndaj hetimit. Dorëheqja e zotit Sessions ishte e pritshme, por ndoshta jo kaq shpejt pas zgjedhjeve të Kongresit.

“Mendoj se presidenti donte të priste nëse do të vërtetoheshin parashikimet më të pafavorshme, pra nëse demokratët merrnin nën kontroll Senatin, pasi në atë rast ai nuk e hiqte dot zotin Sessions”.

Profesori i së drejtës, David Abraham thotë SE një shumicë e re republikane në senat do të bëjë të mundur që kandidati i tij për postin të konfirmohet me shpejtësi.

Por zoti Trump do gjithashtu ta shmangë nxjerrjen e raportit për hetimin e tij nga Prokurori Robert Mueller, thotë një tjetër ekspert ligjor, Paul Shiff Berman.

“Tani që zgjedhjet mbaruan, është pikërisht momenti i përshtatshëm për ekipin e zotit Mueller që të paraqesë përfundimet e punës së javëve të fundit, që shumë njerëz mendojnë se do për përfshijë ngritjen e disa padive. Dhe ndoshta raporti do të ketë të bëjë si me konspiracionin për Rusinë, ashtu edhe me përpjekjet e administratës së Presidentit Trump për të oenguar drejtësinë në hetimin për këtë konspiracion të mundshëm”.

Analistët thonë se nëse Prokurori i Përgjithshëm në detyrë, Matthew Whitaker merr në dorë mbikqyrjen e hetimit, ai mund ta kufizojë atë ose ta ndalë tërësisht.

Demokratët në kongres janë kundër çdo përpjekjeje për ndërhyrje në hetim.

“Këndvështrimi ynë i palëkundur është që çdo Prokuror i Përgjithshëm, aktuali apo cilido tjetër, nuk duhet të ndërhyjë në asnjë mënyrë në hetimin e zotit Mueller. Nuk duhet të ketë kompetencën ta ndërpresë, apo ta kufizojë atë.

Analisti Abraham thotë se zoti Mueller ka gjasa të reagojë me shpejtësi nëse është e nevojshme.

“Mund të sjellë si rezultat një valë padish, në mënyrë që raporti të dalë para se të mbyllet hetimi. Ky do të ishte një skenar. Nuk besoj që zoti Mueller të mos ketë një plan veprimi në rast se shkarkohet ose i jepet urdhër të ndalë punën”.

Analistët thonë se zoti Sessions ishte një zbatues i përkushtuar i politikave të zotit Trump dhe politikave të tjera, por çështja e Rusisë duket se e la në hije besnikërinë e tij.

Next Post
Reforma në Drejtësi, a po na përshfaq si vend “kolonial”!

Kosovë-Serbi, kur e vërteta fshihet turpshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In