• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë ofrojnë negociatat e anëtarësimit në BE? Detyrimet dhe përfitimet e procesit

by
19/07/2022 21:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Detyrimet

Shqipëria duhet të aprovojë dhe zbatojë tërësisht arritjen e deritanishme të legjislacionit të Bashkimit Europian (acquis communautaire) që është konkretizuar në formën e 6 grupkapitujve tematikë. Këto grupkapituj përmbajnë  33 kapituj.

33 kapitujt i korrespondojnë  fushave ku Shqipëria duhet të bëjë përparim për t’u ngritur në nivelin e vendit anëtar të BE-së. Shqipëria duhet të zbatojë me prioritet reformat e sundimit të ligjit, pavarësisë së drejtësisë, të drejtave themelore, që kanë fokus më të madh në metodologjinë e re të zgjerimit të BE-së. Këto kapituj hapen të parat dhe mbyllen të fundit. Gjithashtu kërkohet forcimi i institutioneve demokratike, i administratës publike, si dhe plotësimi kriteret ekonomike.

Procesi i “screening”, që fillon tani nën monitorimin e Komisionit Europian është një vëzhgim i thellë i të gjitha fushave. Aty evidentohet se çfarë duhet plotësuar për të hapur dhe mbyllur grupkapitujt e negociatave në fusha specifike, që do të ndihmojë autoritetet shqiptare të përcaktojnë udhërrëfyesin për t’i plotësuar ato. Gjatë “screening” KE-ja evidenton  gjithashtu reforma prioritare kyçe anti-korrupsion dhe shqyrtohet kapaciteti adminitrativ.  Grupkapitujt hapen dhe mbyllen me unanimitet nga 27 vendet anëtare

Shpejtësia e hapjes dhe mbylljes së kapitujve varet kryesisht nga Shqipëria. Shembulli i Malit të Zi, që është me i avancuari aktualisht në proces tregon, se pas 8 vjet negociatash, 33 kapituj janë hapur, nga të cilat vetëm 3 janë mbyllur.

Përfitimet

Shqipëria kalon tashmë nga statusi i vendit kandidat në vend negociues me Bashkimin Europian. Kjo e sjell Shqipërinë më pranë BE-së  në politikat individuale të BE-së, në tregun e përbashkët të BE-së dhe programet e BE-së. Kjo bëhet kryesisht përmes heqjes së pengesave të tregtisë me fokus te fushat ku Shqipëria ka tashmë një kapacitet për eksport në BE dhe fusha ku Shqipëria ka prodhime por nevojitet të arrijë normat e BE-së.

Rriten ndjeshëm fondet e paraanëtarësimit (IPA III) me impakt të konsiderushëm për biznesin dhe investimet. Fokusi këtu shkon te forcimi i ekonomisë lokale me zbatimin e projekteve konkrete, duke forcuar lidhjen e biznesit lokal me ato të BE-së.

Negociatat e anëtarësimit i ofrojnë vendit  standartet, parimet dhe vlerat e Bashkimit Europian

Negociatat e përgatisin vendin për anëtarësim në BE, proces që shoqërohet me transformimin politik, ekonomik, social të vendit. Ajo që është interesante është metodologjia e re, që do zbatohet për herë të parë tërësisht me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut me grupkapituj. Hapen disa kapituj menjëherë.

Sipas eksperiencës së mëparëshme, vendet që janë anëtarësuar në BE kanë njohur një ndryshim të ndjeshëm gjatë procesit të negociatave dhe një bum ekonomik në dhjetëvjeçarin e parë të anëtarësimit.

Hapat e ardhshëm:

Konferenca e dytë ndërqeveritare, ku marrin pjesë të gjitha vendet anëtare dhe Shqipëria dhe zhvillohet shqyrtimi i çështjeve të caktuara dhe debat politik. Konferencat ndërqeveritare mbahen së paku një herë në vit dhe diskutohen çështjet e grupkapitujve që mund të hapen me Shqipërinë për vitin e ardhshëm.

Çfarë mund të ndodhë në konferencën e dytë ndërqeveritare? Mund të hapet dhe mbyllet përkohësisht kapitulli i shkencës dhe kërkimit, siç ka ndodhur me Malin e Zi, që e hapi këtë kapitull 6 muaj pas konferencës së parë ndërqeveritare. Që prej 2012,  Mali i Zi ka hapur 33 kapituj dhe mbyllur përkohësisht 3 kapituj.

Ndërkohë, qê prej 2014, Serbia ka marrë një vit për të hapur kapitullin e parë, në këtë rast kapitullin 32, kontrollin financiar dhe çështje të tjera si “ Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën”. Gjashtë muaj më pas hapjen e kapitujve më të vështirë, 23: Drejtësia dhe të drejtat themelore. Serbia ka hapur 8 kapituj dhe mbyllur përkohësisht 3 prej tyre.

Shembulli më optimist i kohëzgjatjtes së negociatave të anëtarësimit është Kroacia për 6 vjet, ndërsa shumicës së shteteve u janë dashur 10 vjet./ abcnews.al/

/e.d

Next Post
VIDEO/ Po raportonte ‘live’, gazetares i rrezikohet jeta, shihni si iu shpëton flakëve

VIDEO/ Po raportonte ‘live’, gazetares i rrezikohet jeta, shihni si iu shpëton flakëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“35.15 miliardë lekë për rrugët”, Karakaçi: Financim i plotë për Tiranë-Durrës dhe Tiranë-Ndroq-Plepa

“35.15 miliardë lekë për rrugët”, Karakaçi: Financim i plotë për Tiranë-Durrës dhe Tiranë-Ndroq-Plepa

November 6, 2026
Arrestohet ish-ministrja e Erdoganit, vuri bast në bursë duke disponuar informacion sekret

Arrestohet ish-ministrja e Erdoganit, vuri bast në bursë duke disponuar informacion sekret

November 6, 2026
Kush është “Kobra”? Gjurmët e snajperistit të Rusisë çojnë në Bosnje

Kush është “Kobra”? Gjurmët e snajperistit të Rusisë çojnë në Bosnje

November 6, 2026
Kina tjetër goditje ndaj opozitës, 12 vite burg për aktivistin në Macau

Kina tjetër goditje ndaj opozitës, 12 vite burg për aktivistin në Macau

November 6, 2026
Goditet grupi që shpërndante drogë pranë shkollave, 4 në pranga dhe një në kërkim në Fier

Goditet grupi që shpërndante drogë pranë shkollave, 4 në pranga dhe një në kërkim në Fier

November 6, 2026
A do japin dorëheqjen Rubio dhe Hegseth? Vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë

A do japin dorëheqjen Rubio dhe Hegseth? Vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë

November 6, 2026
“Po e marr veten”/ Gazetari Elton Tozaj reagon pas dhunës barbare: Nuk më mposht frika! Do t’ia dal

“Po e marr veten”/ Gazetari Elton Tozaj reagon pas dhunës barbare: Nuk më mposht frika! Do t’ia dal

November 6, 2026
E rëndë në Durrës! Gjendet i pajetë një person përballë Gjykatës së Apelit

E rëndë në Durrës! Gjendet i pajetë një person përballë Gjykatës së Apelit

November 6, 2026
Tronditet tregu global i teknologjisë, triliona dollarë humbje pas fitores së demokratëve në SHBA

Tronditet tregu global i teknologjisë, triliona dollarë humbje pas fitores së demokratëve në SHBA

November 6, 2026
Shqipëria synon të shesë kredite karboni deri në 2035, përgatit sistemin e tregtimit të emetimeve

Shqipëria synon të shesë kredite karboni deri në 2035, përgatit sistemin e tregtimit të emetimeve

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In