• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë (nuk) u pa në mbledhjen e grupit, deputetët e rinj i prezantohen Gardës, Rama humor me Peleshin e Llajën

by Os De
15/09/2025 18:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këtë të hënë të rinjtë dhe të vjetrit socialistë shkuan në mbledhjen e grupit parlamentar, të thirrur nga Edi Rama. Drejtuesit e mazhorancës ishin të parët që mbërritën në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Vetë Kryeministri Rama u paraqit 30 minuta para mbledhjes dhe te tjereve.

Pasi u “zhveshën” nga postet e ministrore, socialistët u kujdesën që të paraqiteshin të buzëqeshur përpara objektivit të kamerës, për të mos lënë asnjë aludim për hatërmbetje ndaj vendimmarrjes së Aasamblesë.

Ministria ju copëzua, por lajmin e kishte marrë me sportivitet. Më i votuari u Tiranës, Ministri Blendi Gonxhe erdhi në Kuvend me automjetin që e drejtonte vetë.

Të tjerë deputetë ministra respektuan protokollin.

Disa deputetë që edhe për pak ditë shfrytëzojnë favoret e postit të ministrave në detyrë, si rastin e  Bora Muzhaqi.

Edhe pse jo deputete, dhe ende të padekretuar, Edi Rama kishte thirrur në mbledhjen e grupit edhe ministrat e rinj. Si i vetmi nga ish-deputetët që u shpërblyen, nuk mund të mungonte as Toni Gogu.

Në ditën e parë të punës për këtë javë, deputetët e rinj e kaluan mes emocioneve dhe përballjen e parë në rrugën e famës. Siç duket edhe në këtë pamje deputetit të ri Pirro Dhima të Gjirokastrës iu nevojit të prezantohej para punonjësve të gardës së Republikës që të lejohej të hynte në mbledhjen e grupit. Apo ky grup deputetësh të panjohur për sigurinë e institucionit.

Deputetët e Fierit pasi kaluan sfidën e parë te porta e hekurit, kishin pak vështirësi për të gjetur derën nga e cila duhej të futeshin.

Të tjerë kishin gjetur një formë më të sigurt, duke u shoqëruar me deputetët që i njohin mirë si derën dhe korridoret e Kuvendit.Efekte hyjnë me ANILA DENAJ

Pa i ditur këto vështirësi, A2CNN mëson se në mbledhjen e grupit Edi Rama ka “këshilluar”të zgjedhurit e tij të rinj që të kenë kujdes me sjelljen dhe komunikimin, si në raport me gazetarët ashtu edhe në takimet zyrtare.

Shefi i mazhorancës nuk i kurseu fjalët e mira për më të vjetrin brenda radhës së socialistëve, Vasil Llajo. Edhe pse në mandatin e  parë si deputet, duket që Llajo e ka fituar simpatinë e kryeministrit për sa i përket komunikimit publik gjatë drejtimit të seancës ditën e premte.

Me humor në një farë mënyre, Rama nuk e fshehu që ta kishte ditur më parë aftësinë e drejtimit të Llajos, ky i fundit mund ta kishte rrëzuar kandidaturën e Niko Peleshit, apo korçarit siç mësohet t’i jetë drejtuar me humor ai, për Kryetar të ri të Kuvendit.

Por të premten kur e kishte ndjekur në seancë ishte vonë për të ndryshuar, pasi Rama e kishte dhënë fjalën në publik një ditë më parë gjatë Asamblesë së PS-së.

Deputetëve u është kërkuar që deputetët të heqin dorë nga “punësimet”. Një urdhër që është dhënë edhe më parë, por mesa duket vijon të mbetet problem. Porosia e fundit për të gjithë ishte angazhimi sa më shpejt me ngritjen e Komisionit të Etikës në çdo bashki.

Next Post
Zyrtari i OKB: Izraeli po përpiqet ta bëjë Gazën të pajetueshme

Zyrtari i OKB: Izraeli po përpiqet ta bëjë Gazën të pajetueshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

September 6, 2026
Tubim kundër Berishës në SHBA, protestuesi: Është ‘non grata’ për shqiptarët e Amerikës, jemi sulmuar e kërcënuar

Tubim kundër Berishës në SHBA, protestuesi: Është ‘non grata’ për shqiptarët e Amerikës, jemi sulmuar e kërcënuar

September 6, 2026
Trump ndryshon pamjen, flokët e tij bëhen “brunë”! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit

Trump ndryshon pamjen, flokët e tij bëhen “brunë”! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit

September 6, 2026
Përplasje në SHBA! Militantët e Berishës dhunojnë  protestuesit, ndërhyn policia amerikane (VIDEO)

Përplasje në SHBA! Militantët e Berishës dhunojnë protestuesit, ndërhyn policia amerikane (VIDEO)

September 6, 2026
Netanyahu: Izraeli hedh poshtë planin 15-pikësh të Trump për Gazën -

Netanyahu kërcënon Iranin: Fundi i regjimit po afron, një sulm ndaj Izraelit do të ketë pasoja të rënda

September 6, 2026
Berisha sulmon Ramën nga SHBA: Ky monstër bllokon drejtësinë me 83 mandatet e krimit

Berisha sulmon Ramën nga SHBA: Ky monstër bllokon drejtësinë me 83 mandatet e krimit

September 6, 2026
Momente paniku në Itali, futbollisti rrëzohet pa ndjenja në fushë

Momente paniku në Itali, futbollisti rrëzohet pa ndjenja në fushë

September 6, 2026
VIDEO/ Zjarri përfshin kodrat e Kropishtit, flakët afrohen rrezikshëm drejt banesave

VIDEO/ Zjarri përfshin kodrat e Kropishtit, flakët afrohen rrezikshëm drejt banesave

September 6, 2026
“Berisha n’burg”/ Kryedemokrati pritet me protesta në New Jersey: O doktori i Enver Hoxhës (VIDEO)

“Berisha n’burg”/ Kryedemokrati pritet me protesta në New Jersey: O doktori i Enver Hoxhës (VIDEO)

September 6, 2026
Spektakël në Kategorinë e Parë, Besa dhe Flamurtari ndahen në barazimin 3-3

Spektakël në Kategorinë e Parë, Besa dhe Flamurtari ndahen në barazimin 3-3

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com