• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Çfarë nuk shkon nën diellin e Mesdheut?

by Java News
03/07/2015 11:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çfarë bëjnë dy shqiptarë në kafe? Ose flasin për tifozerinë, domethënë, politikën, futbollin, debatojnë mbi debatet në talk show-ut e shumtë, ose diskutojnë për një biznes milionash që “u prish” në minutën e fundit për një detaj të fundit, ose ankohen. Kjo është një anekdotë e vjetër që në vend të personazheve shqiptarë mund të zëvendësohet me bullgarë, me italianë, me grekë sidomos. Ankesa dhe pakënaqësia është njerëzore. Por në Shqipëri është dhe një sport kombëtar me të cilin merren dhe detyrohen të merren të gjithë. Të gjithë ankohen për të gjithë. Ankohen për politikën, për varfërinë, për çmimet, për futbollin, për biznesin, për debatet televizive, ankohen për gjithçka dhe çdo gjë. Dhe në shumicën dërmuese të rasteve kanë të drejtë. Ankohen dhe për ankesën. Eshtë njëlloj si të thuhet se dhemb edhe dhembja.

Edhe “zyrtarisht” shqiptarët janë të palumtur e të trishtuar. Indeksi Evropian i Lumturisë për vitin 2015, e nxirrte Shqipërinë vendin e fundit në Evropë në hierarkinë e vendeve të lumtur. Sa mund të jetë i vërtetë një studim apo sondazh i tillë që tenton të masë apo “peshojë e krahasojë” diçka që nuk ka as masë dhe as peshë sepse është ndjesi, kjo është një anë e çështjes, por që studime të tilla tregojnë një trend, kjo është diçka që ngjan se është e provuar. Nuk është statistikë. Nuk është shifër. Tregon se në vend gjërat nuk shkojnë mbarë.

Ka kaq shumë tmerr dhe tension në Shqipëri. Ka pafund ndikim të egër dhe egërsi në fjalor, në ndeshjen e përditshme politike, në rrugë, në trafik, në vendet ku merren dhe jepen shërbime publike dhe private. Ka kaq pak dashuri dhe kaq shumë urrejtje. Ka kaq shumë eksitim verbal e fizik dhe kaq pak qetësi e vetëpërmbajtje. Ka kaq shumë armiqësi sa njerëzit harrojnë dhe detyrohen të harrojnë se shpesh të gjithë bashkë ndërtojnë pa ngurim murin e madh të egërsisë reciproke që i bën të gjithë njëlloj të palumtur. Në një pallat në unazën e Tiranës, të suvatuar nga bashkia 15 vjet më parë vazhdojnë të lexohen ende ca fjala që përdoren rrallë në shqipen e përditshme: “Të lutem, faleminderit, më fal!” Mezi lexohen në fakt sepse koha dhe dielli ka bërë të vetën mbi ngjyrat. Ose duket se njërëzit kanë pak nevojë për to. Ja dhe një arsye më shumë sepse shqiptarët zbresin në fund të këtij klasifikimi evropian. Mëkat!

Gjithë ky diell Mesdheu duhet të kishte sjellë shumë më shumë lumturi! Por për ironi të fatit, të lumtur janë ata që kanë fare pak diell mbi kokë, evropianët e veriut. Ata kryesojnë në renditje, por shqiptarët, grekët, italianët a bullgarët me siguri kryesojnë në rrëfim anekdotash. Ka dëgjuar njeri për barsaleta norvegjeze apo suedeze? Ndoshta nuk kanë…, ndoshta vërtet nuk kanë!  L.V.

Next Post

FOTO/ Një penis në tortë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident në Lezhë-Shkodër, taksia përplaset me autobusin e mësuesve, tre të plagosur

Aksident në Lezhë-Shkodër, taksia përplaset me autobusin e mësuesve, tre të plagosur

September 25, 2026
Dhunoi çiftin e të moshuarve dhe bëri 80-vjeçarin për intubim, zbulohet e shkuara kriminale e Ilir Nukajt

Plagoset me armë zjarri një 33-vjeçar nga Kosova në Tiranë, detajet e para

September 25, 2026
Çfarë fshihet në faqen 4 të mocionit të AfD-së

Çfarë fshihet në faqen 4 të mocionit të AfD-së

September 25, 2026
BE-ja i tregon vendin Trumpit: Do ta mbrojmë Gjykatën Penale Ndërkombëtare

BE-ja i tregon vendin Trumpit: Do ta mbrojmë Gjykatën Penale Ndërkombëtare

September 25, 2026
Prona e konfiskuar në shërbim të viktimave të dhunës, prezantohet Qendra e Emergjencës në Tiranë

Prona e konfiskuar në shërbim të viktimave të dhunës, prezantohet Qendra e Emergjencës në Tiranë

September 25, 2026
Incidenti me Flamur Nokën në Vorë, Celibashi shkarkon të gjithë vëzhguesit

KQZ pret Kuvendin, Celibashi kërkon rreth 300 punonjës shtesë për zgjedhjet vendore

September 25, 2026
Drama e fshatrave në Mallakastër, për dekada të harruar mes kodrave për 10 km rrugë

Drama e fshatrave në Mallakastër, për dekada të harruar mes kodrave për 10 km rrugë

September 25, 2026
“PD nuk ekziston më”, Frrok Çupi: Duhet larguar gjithë enturazhi i Berishës, nga Noka, Vokshi, deri te Bardhi

Çupi: SPAK po tenton të rrëmbejë pushtetin! Prokurori që goditi Hysenin duhet arrestuar

September 25, 2026
Eric Wendt miratohet si ambasador në Tiranë

Ambasadori i ri amerikan vjen në Tiranë! Detaje nga mbërritja “surprizë”. Ja ndalesa e parë

September 25, 2026
Bilardo apo armë? Sulmuesi i Izraelit ndez polemikat, ndëshkohet me karton të kuq

Bilardo apo armë? Sulmuesi i Izraelit ndez polemikat, ndëshkohet me karton të kuq

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com