• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Çfarë ndodhi me vajzën 16-vjeçare që humbi jetën në taksi…

by A R
06/12/2017 20:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kanë kaluar tre vjet nga vdekja e 16-vjeçares shqiptare Konstandina Anagnosti, e cila humbi jetën në një taksi, teksa po udhëtonte nga Saranda drejt Janinës.

Taksisti grek që transportoi adoleshenten, i cili është edhe bashkëjetuesi i mamasë së saj të divorcuar, ka folur për televizionin grek “Star”.

Ai theksoi përsëri se është i pafajshëm dhe nuk ka vrarë 16-vjeçaren Konstandina Anagnosti. Ai ka përshkruar me detaje se çfarë ndodhi gjatë rrugëtimit të tyre nga Saranda në Janinë.

Sipas tij, natën e fundit ata ishin në shtëpinë e gjyshërve të saj dhe në mëngjes e çoi vajzën tek floktorja dhe tek dentisti. Pastaj u nisën për në Janinë.

“Ajo dëgjonte muzikë në celularin e saj dhe këndonte. Në një moment, telefoni i ra dhe dëgjova që kërciste dhëmbët aq fortë dhe humbi ndjenjat. Menjëherë e dërgova në spital. Mjekët thanë se i dëgjuan vetëm dy rrahjet e fundit te zemrës dhe më pas njoftuan policinë dhe nënën e saj”, tregon taksisti grek.

Ai mohoi edhe akuzat që kishte kryer marrëdhënie seksuale me vajzën, duke thënë se autopsia tregoi që 16-vjeçarja nuk kishte pasur raporte seksuale.

Taksisti i konsideroi qesharake pretendimet publike të bëra në media, se vajza kishte abortuar tek gjinekologu. Sipas tij, 16-vjeçarja fliste çdo 5 minuta me të ëmën në telefon kur ishte në Sarandë.

“Është për të ardhur keq që thuhen të tilla gjëra për Konstandinën. Ajo ishte një vajzë e shkëlqyer”, thotë ai.

Ngjarja tragjike ka ndodhur më 15 Nëntor 2014. Në vitin 2016, Prokuroria e Janinës urdhëroi ndjekje penale ndaj taksistit që ishte në makinë me Konstandinën. Babai i vajzës ka pretenduar vazhdimisht se bija e tij nuk ka vdekur nga shkaqe natyrale. Ky pretendim i tij është bazuar nga rezultati i autopsisë në Janinë, që zbuloi se në trupin e adoleshentes kishte narkozë. Ndërkohë, ekspertiza mjeko-ligjore që ju bë në Sarandë doli në përfundimin vdekja e vajzës ka qenë natyrale. Babai i vajzës ka bërë kallëzim edhe në Janinë për të zbardhur vdekjen e vajzës së tij. /tvklan.al

Next Post
Shqiptarja që i merr ‘fronin’ Kim Kardashian…

Shqiptarja që i merr 'fronin' Kim Kardashian...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

August 20, 2026
Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

August 20, 2026
Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

August 20, 2026
Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

August 20, 2026
Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

August 20, 2026
Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

August 20, 2026
Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

August 20, 2026
Temperaturat mbi 40 gradë, ja cili është qarku me risk më të lartë nga zjarret

Beteja me zjarret, 9 vatra aktive në vend, ndërhyhet me 4 helikopterë, eliminohet rreziku për banesat në Milot e Dajt

August 20, 2026

Tiranë-Durrës, më shpejt dhe më sigurt?

August 20, 2026
Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

August 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com