• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë ndodhi që ky popull u doli duarsh?…

by Frrok Çupi
14/04/2021 10:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

23 qershor i vitit 2013, Laç. Një militant i LSI, Gjon Gjoni, u kthye në viktimë të pafajshme. I kishin dhënë një torbë me lekë për të blerë vota, kur një plumb e mori në zemër. Ilir Meta fluturoi për atje, gruan e tij Monikë e kishin kërcënuar në Lezhë, por ai ndaloi te Berisha. U afrua te viktima e tij dhe thërriti sa kishte në kokë: ‘Berisha nuk ikën dot pa gjak!’… Nuk kaluan veçse pak minuta dhe PD e Berishës lëshoi deklaratën kundër: ‘Politikanët e nekro-politikës vrapuan të nxjerrin kapital politik me ngjarjen tragjike te Laçit, një akt i pastër terrorist…” Tani, pas tetë vjetësh, asnjë nga elementët e ‘primitivizmit’ nuk ndodhet në vendin e  ngjarjes: As turma, as ‘pushtuesit’ e masave, as njeriu argjil, as skena e ëndrrave, as miti… Me këto mjete është sunduar dhe është transformuar njeriu që dogji vendin, vrau dëshmitarët, shkatërroi pronën, çoi në pus Drejtësinë, u kthye prapë e dogji vendin dhe sulmoi Vlorën… Në një situatë tjetër, dmth., në një vit të para disa vitesh, njerëzit sot do të ishin vënë në radhë, do të ishin armatosur e do të ishin nisur për në Vlorë. Ndërsa sot në Vlorë ka shkuar vetëm presidenti i Republikës, Meta i njëjtë si në Laç, i cili ndjehet i mashtruar prej të tijve. Të tijtë janë Basha, Monika dhe Berisha. Këta i premtuan se Vlorën do ta ndezim përsëri si në vitin 1997, veç ‘na prit në sheshin e Flamurit’. Por nuk i vajtën. Kush mashtroi cilin? Askush nuk mashtroi askënd; por dikush i doli duarsh dikujt. Populli u ka dalë duarsh këtyre; këta janë siç ishin atëherë, ndërsa populli nuk është më ashtu. Me gjithë thërritjet e pa fundme që populli të kthehet në gjendjen arkaike ku ishte, kjo nuk ndodh më.

Po çfarë ka ndodhur me këtë popull?

Ka ndodhur gjëja më e rëndësishme, çfarë konstatohet në prag të zgjedhjeve të 25 prillit: Nuk votohen më ata që ndezën luftën civile, që grabitën kursimet e njerëzve të varfër, që vranë rreth 3000 vetë, nuk lanë shtet më këmbë, që morën urët për të djegur institucionet e popullit… Kjo është arritja e kombit në këto tre ose tridhjetë dekada. Në vitin 2005, një lajthitje solli në qeverisje ata që e kishin rrënuar; dhe bota nuk e harron këtë akt turpi të një ‘populli në Ballkan’. Domethënë është kryer inversi i konstatimit të filozofit Le Bon që shkroi ‘Psikologjinë e turmave’ aty nga vitet 1870.  Pra turma nuk është më një qenie amorfe dhe e paaftë që të vrapojë pas udhëheqësve të ‘ferrit’. As ‘uni’ nuk është më ‘ne’. Pse opozita mbledh turma pa fund, i vë nëpër makina, iu ngul nga një ose nga dhjetë flamuj dhe i vë në rrugë si buaj? Udhëheqësi as e çan kokën për shëndetin e ‘buajve’ që mbajnë karrocat për të tërhequr nëpër baltë… Po pse e bën këtë pushteti i vjetër? E bën me qëllim që individët të rrasen me njëri tjetrin, ‘uni’ të duket si ‘ne’ dhe të marrin formë përmes shfrytëzimit të emocioneve më primitive… A nuk i shikoni si thërrasin rrugëve sepse i cyt udhëheqësi? A nuk shikoni si bërtasin e besojnë se do të fitojnë prapë? Këta janë akoma ajo pjesë që do të sillte edhe një herë vrasësit e ’97, ’98, 2001, 2019… Por ka ndodhur që shumica popullore u ka dalë duarsh dhe do t’i japin drejtim pozitiv vendit. Kjo ka ndodhur. Ka ndodhur që populli të dalë nga skena e ëndrrave. Prej vitit 1992, njeriu i këtij vendi është mashtruar me sloganet ‘Ne qeverisim, bota na ndihmon’(Slogani i PD me të cilin mori pushtetin). U fshi fjala ‘punë’, dhe koncepti ‘individ’. Kur turmat u përplasen mes tyre për skemat piramidale, nuk shikonin dot asnjë udhëheqës, veçse hanin vetveten. ‘Uni’ nuk ishte ‘unë’, por ishte një masë argjili me të cilin po formohej njeriu i së shkuarës. A nuk i dëgjoni sot të njëjtat parulla dhe premtime: ‘E duam Shqipërinë si Europa!’?,  ‘Liri, demokraci!’, ‘, ‘Do t’u kthejmë dinjitetin dhe Shqipërinë shqiptarëve’. Në gjithçka shitet vetëm ajër, asgjë konkrete nga jeta. Njeriu argjil është krijuar me gojë të hapur. Sepse populli, që të kthehet prapë atje ku ishte, me një Shqipëri tërë ‘bërllok’ dhe shkatërrim, duhet të mbahet në një skenë ëndrrash, pa konture të qarta realiteti.  Nuk është më individi ‘argjil’ si ai që ‘sikur të të shihte Fyhreri, ta miratonte sjelljen tënde’. Kjo ka ndryshuar që në boshtin e vet. Ja, kaq thjeshtë e kaq madhërishëm ka ndodhur me këtë popull.

Next Post
Bamir Topi krah Ramës për masat anti-Covid: Vendimi për t’u izoluar në fazën e parë, veprim i lavdërueshëm

"Unë Horri i Bulevardit?! Sali Berisha është Horri i Shtegut të Dhisë"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Operacioni në Sarandë, policia del me njoftimin zyrtar: Arrestohen 8 persona dhe 4 efektivë policie

Operacioni në Sarandë, policia del me njoftimin zyrtar: Arrestohen 8 persona dhe 4 efektivë policie

May 15, 2026
Hoxha: Personat pas eliminimit të Martinajt zhdukën edhe trupin për të mos lënë prova

Hoxha: Personat pas eliminimit të Martinajt zhdukën edhe trupin për të mos lënë prova

May 15, 2026
Negociatat Izrael-Liban, DASH njofton zgjatjen e armëpushimit me 45 ditë

Negociatat Izrael-Liban, DASH njofton zgjatjen e armëpushimit me 45 ditë

May 15, 2026
AMP arreston drejtues të Policisë së Sarandës, zbardhen detaje nga aksioni në jug

AMP arreston drejtues të Policisë së Sarandës, zbardhen detaje nga aksioni në jug

May 15, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

Braçe flet “pa doreza”: Tirana nuk po qeveriset! Ristani të ulë tonet, kryeqyteti me notën 4

May 15, 2026
Trump paralajmëron Tajvanin: SHBA nuk mbështet pavarësinë

Trump paralajmëron Tajvanin: SHBA nuk mbështet pavarësinë

May 15, 2026
Debati në PS, Braçe i del në krah Spiropalit: Nuk ka arsye për përjashtim

Debati në PS, Braçe i del në krah Spiropalit: Nuk ka arsye për përjashtim

May 15, 2026
Atentati ndaj Gilmando Danit, merret i pandehur ish-drejtori i komanduar i AMP-së

Hetim për ndërtime pa leje në Sarandë e Ksamil, arrestohet shefi i komisariatit dhe dy inspektorë

May 15, 2026
Tatimet nisin amnistinë fiskale: Fshihen borxhet e prapambetura dhe gjobat deri në vitin 2024

Tatimet nisin amnistinë fiskale: Fshihen borxhet e prapambetura dhe gjobat deri në vitin 2024

May 15, 2026
Eurovizioni/ Alis: Gara nuk ka mbaruar, na votoni me numrin 5!

Eurovizioni/ Alis: Gara nuk ka mbaruar, na votoni me numrin 5!

May 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In