• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Unë Horri i Bulevardit?! Sali Berisha është Horri i Shtegut të Dhisë”

by S M
14/04/2021 10:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-presidenti Bamir Topi, në një intervistë me Endri Xhafon në “Log” ka sjellë një shembull me ish-presidentin amerikan Barack Obama për të ilustruar ndryshimet e dimensionit mes politikës shqiptare dhe asaj ndërkombëtare.

Topi tregoi se në një takim të liderëvë botërorë në vitin 2010, Obama kishte gjetur kohë që të informohej dhe ta pyeste për vajzat.

“Një një takim në 2010, kur unë isha President, të vendeve të Evropës Qëndore dhe Lindore erdhi dhe presidenti Obama. Ngjarjet ishin të tilla që do të organizohej një darkë punë. Ku do të shkëmbeheshin mendime për situatën. Para se të futeshim në takim.

 

Pasi jam përshëndetur, ai më ka pyetur me hollësi, për vajzat, ç’thonë vajzat, ku është e para ku është e dyta” Ç’thotë familja?

Presidenti i SHBA-ve, që ka preokupime të politikës ndërkombëtare shumë të mëdha, gjen kohë të informohet dhe bisedën e parë e bën për familjen. Nuk mund të vihet në dyshim që njerëzit që takohen të mos e bëjmë bisedën e parë për familjen.”

Gjatë bisedës me Endri Xhafon ish-presidenti Bamir Topi nuk ka pranuar të komentojë ngjarjet që ndodhën me FRD-në pasi ai u largua, por u shpreh se veprimet e Presidentit Iliri Meta ishin më shumë politikane sesa institucionale.

Topi sqaroi se ai ka bërë një pakt me veten dhe për personat që ndodhen në zyrën e presidentit nuk bën komente. Gjithashtu, ish-presidenti foli edhe për votën e tij në zgjedhjet lokale të 2011 ku Lulzim Basha ishte përballë Edi Ramës.

Topi theksoi se nëse do të mbështesë një njeri e mbështet pa asnjë lloj problemi.

“Unë gjërave u kam dalë ballë. Unë sot kam punë vetëm me të vërtetën. Jo me njerëzit. Kur futesh në kutinë e votimit. Kur manipulon procesin, kanë qenë katër kuti…U votua në klasën ku kam bërë klasën e parë fillore.

Kur mori vendimin Kolegji i Apelit.. Nxori që duhet të ishin numrat ekuivalentë. Ishin dy ngjyra të përafërta. Një ishte një fletë për Ramën.

Të tjerat ishin 6, tre për Bashën, dy për Ramën dhe një e bardhë. Unë në ato zgjedhje kam votuar në fletën e bardhë. Duke zgjedhur neutralitetin.”

Në intervistën me Endri Xhafon, Bamir Topi komentoi edhe cilësimet nga ana e ish-kryeministrit Sali Berisha, si “horr Bulevardi” dhe akuzat për grusht shteti.

Topi tha se nëse do të kishte pasur një sjellje të ngjashme si Berisha, do t’i ishte kthyer me “horri i shtegut të dhisë.”

“Po të kisha pasur një sjellje të ngjashme, do t’i thoja horri i shtegut të dhisë, ai që në atë kohë futej në krenari në postbollkun e kampit të udhëheqjes së lartë, te blloku.

Atëherë të rinjtë lëviznin në bulevard në orët e mbrëmjes, jo për të vrarë kohë. Institucioni më i rëndësishëm në Tiranë në atë kohë ishte Bulevardi i Tiranës.

Në atë institucion bëheshin takime, kanë lindur dashuri, janë lidhur familje. Është bërë dhe politikë….Dy botë të ndryshme, janë botët që përplasen, jo individët. Prandaj nuk i thoja dot publikisht horri i shtegut të dhisë.”

Ndërsa, duke folur për marrëdhëniet me liderët aktualë politikë, Topi tha se me kryeministrin Rama marrëdhëniet i ka inekzistente. Marrëdhëniet mes tyre, sipas ish-presidentit janë ndërprerë në vitin 2018, “pas një gabimi fatal të Ramës.”

Bamir Topi tregon se i kishte shprehur kryeministrit shqetësimin që kishte për një personazh që ishte pjesë e një strukture ushtarake të shërbimit sekret, por sipas tij, ai rezultoi që i shërbente vetë Ramës.

“Rama me arrogancën e tij harron që…kur ka pas nevojë i ka rënë figurativisht me shqelmë derës për të hyrë. Dhe e ka pasur të hapur.

Nuk reagon ndaj një shqetësimi që unë kisha për një personazh, që kishte qene pjesë e një strukture ushtarake të shërbimit sekret, që survejonte presidentin në detyrë. Aty kuptova që ai njeri kishte shërbyer në dy drejtime. Formalisht Berishës, realisht Ramës.

Ai njeri shërbente tek Edi Rama. Pas ngjarjes së 21 janarit. Një punonjës i rëndomtë merr porosi dhe i zbaton, për të survejuar presidentin në një kohë të vështirë psikologjike të familjes, por jo për mua.”

Topi thotë se ai vetë i merrte informacionet në mënyrë zyrtare nga shërbimi sekret i shtetit.

“Ky personazh vjen e gradohet nga Edi Rama. Ose nuk ka pasur kurajo të kthejë përgjigje, ose ka qenë peng i këtij emërimi sepse e mbajti muaj e muaj në detyrë.

 

Next Post
VIDEO / Ngrihet kati i parë i shkollës së re “Sami Frashëri”, Veliaj: S’ka kohë për pushim

VIDEO / Ngrihet kati i parë i shkollës së re “Sami Frashëri”, Veliaj: S’ka kohë për pushim

Comments 1

  1. Anonymous says:
    5 years ago

    Sander Lleshaj?!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Durrësi mirëpret kroçerën “SIRENA”, 646 vizitorë nga vende të ndryshme të botës

Durrësi mirëpret kroçerën “SIRENA”, 646 vizitorë nga vende të ndryshme të botës

May 16, 2026
35-vjetori i Grevës së BSPSH, Berisha: Sindikatat u bënë mburoja më e fuqishme e pluralizmit

35-vjetori i Grevës së BSPSH, Berisha: Sindikatat u bënë mburoja më e fuqishme e pluralizmit

May 16, 2026
Hyn në fuqi “Bordi” për karburantet, në mbledhjen e parë përcaktohen çmimet tavan

Bordi rrit çmimet e karburanteve, nafta do të shitet 202 lekë për litër, benzina 188 lekë

May 16, 2026
Kur prokurori bëhet më i fortë se Kryeministri

Nga Albin Kurti te Sami Lushtaku. Historia e një gjuhe që prodhoi dhunë

May 16, 2026
Zvicra hap dosjet sekrete të “Engjëllit të Vdekjes”

Zvicra hap dosjet sekrete të “Engjëllit të Vdekjes”

May 16, 2026
Mbahet sot Samiti i Ballkanit Perëndimor, çështjet “e nxehta” që do të diskutohen

BE lëvron 200 milionë euro për rajonin, zbulohet shifra që përfiton Shqipëria

May 16, 2026
Shtetet europiane marrëveshje për dërgimin e azilkërkuesve të refuzuar në qendra të vendeve të treta

Shtetet europiane marrëveshje për dërgimin e azilkërkuesve të refuzuar në qendra të vendeve të treta

May 16, 2026
“Dielli rrotullohej si rrotë zjarri”, si profecitë e Fatimës parashikuan rënien e Bashkimit Sovjetik

“Dielli rrotullohej si rrotë zjarri”, si profecitë e Fatimës parashikuan rënien e Bashkimit Sovjetik

May 16, 2026
Deklarata thumbuese e Merz: Nuk do këshilloja fëmijët e mi të shkojnë në SHBA

Deklarata thumbuese e Merz: Nuk do këshilloja fëmijët e mi të shkojnë në SHBA

May 16, 2026
“Si do jetoje me rrogën e një polici?”, Lamallari: Paguhen shtesë për protesta e evente, s’mund të ketë rritje galopante

Arrestim i policëve në Sarandë, Lamallari: Zero tolerancë, pastrojmë radhët e uniformave blu

May 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In