• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Çfarë ndodh nëse Kurti nuk arrin të propozojë qeverinë deri të dielën

by A R
24/10/2025 15:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mandatari për formimin e qeverisë së re të Kosovës, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka edhe dy ditë kohë ligjore për t’i prezantuar qeverinë anëtarëve të Kuvendit të Kosovës.

Nëse qeveria nuk zgjidhet të dielën, pas zgjedhjeve të shkurtit dhe muajve të tërë përpjekjesh për të formuar institucionet e reja, Kosova mund të përballet me një krizë të re institucionale.

Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje mori më shumë vota, por jo mjaftueshëm për të formuar e vetme qeverinë.

Tani, nuk është e sigurt nëse kjo parti do të arrijë t’i sigurojë votat e deputetëve nga partitë e tjera deri të dielën.

Më herët, Lëvizja Vetëvendosje e përjashtoi mundësinë e bisedimeve me Partinë Demokratike të Kosovës, ndërsa e la derën hapur për bashkëpunim me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Tani për tani – së paku publikisht – nuk ka informacione se një marrëveshje koalicioni është në horizont.

Po tani?

Në fillim të kësaj jave, Kurti la të kuptohej se mund të mos jetë në gjendje të formojë qeverinë e re dhe vlerësoi se zgjidhje alternative është mbajtja e zgjedhjeve të reja.

Megjithatë, Kushtetuta e Kosovës përcakton që nëse përbërja e propozuar e qeverisë së re nuk e merr shumicën e nevojshme të deputetëve, presidenti i Kosovës duhet të emërojë një mandatar të dytë për kryeministër brenda dhjetë ditësh, i cili i ka gjasat më të mira për të formuar qeverinë.

I mandatuari i ri për kryeministër sërish do të kishte 15 ditë për t’i propozuar Kuvendit përbërjen e qeverisë dhe programin e punës.

Bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës nga viti 2020, mandatari i dytë për kryeministër mund të jetë edhe nga partia e dytë më e madhe, në këtë rast Partia Demokratike e Kosovës.

Presidenti shpall zgjedhje të reja nëse qeveria nuk zgjidhet për herë të dytë, dhe ato duhet të mbahen brenda 40 ditëve nga data e thirrjes.

Deri atëherë, qeveria në detyrë do të kryente detyrat e saj.

Çfarë thonë shifrat?

Lëvizja Vetëvendosje fitoi 48 nga 120 vendet në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e shkurtit, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës me 24 vende, Lidhja Demokratike e Kosovës me 20 vende dhe koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – Nisma me 8 vende.

Komuniteti serb ka dhjetë vende të garantuara në Kuvendin e Kosovës – nëntë prej të cilave i fitoi Lista Serbe, ndërsa një vend e fitoi Nenad Rashiç nga Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.

Dhjetë vende të tjera parlamentare janë të rezervuara për komunitetet e tjera minoritare, të njohura nga Kushtetuta e Kosovës: boshnjakët, turqit, goranët, romët, ashkalinjtë dhe egjiptianët.

Për të zgjedhur një qeveri të re, personi përgjegjës duhet të sigurojë së paku 61 vota.

Më 20 tetor, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi se ka ende kohë për të arritur një marrëveshje për zgjedhjen e Qeverisë, por kritikoi Listën Serbe për “krijimin e pengesave”.

Lista Serbe iu drejtua Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për të kundërshtuar zgjedhjen e Rashiçit për nënkryetar të Kuvendit dhe është në pritje të përgjigjes.

Çfarë ndodh nëse Gjykata Kushtetuese vendos në favor të Listës Serbe?

Nëse Gjykata Kushtetuese e Kosovës e pranon ankesën e Listës Serbe si të bazuar, në praktikë kjo do të thoshte se Kuvendi i Kosovës nuk është konstituuar.

Kjo do ta bënte të pamundur ndërmarrjen e ndonjë hapi drejt formimit të qeverisë dhe institucioneve të reja.

Më herët, Gjykata Kushtetuese ka vendosur në favor të Listës Serbe se Kuvendi nuk është konstituuar pa zgjedhjen e një nënkryetari nga komuniteti serb.

Më pas u zgjodh Rashiç, sepse asnjë nga nëntë kandidatët nga Lista Serbe nuk arriti t’i siguronte votat e nevojshme.

Sipas Rregullores së Punës së Kuvendit, një kandidat për nënkryetar të Kuvendit nga komuniteti serb propozohet nga shumica e deputetëve nga ai komunitet – gjë në të cilët thirret edhe Lista Serbe në ankesën e saj.

Kuvendi i Kosovës u konstituua më 10 tetor, tetë muaj pas zgjedhjeve.

Kriza politike dhe institucionale lindi fillimisht për shkak të mosmarrëveshjeve midis partive më të mëdha shqiptare për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, e më pas për shkak të zgjedhjes së një nënkryetari nga komuniteti serb.

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Next Post
Zgjedhjet e 9 nëntorit, sot përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve

Zgjedhjet e 9 nëntorit, sot përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Berat, humb jetën drejtuesi i motorit

Aksident në Lezhë, 16-vjeçari humb kontrollin e ciklomotorit dhe dërgohet te Trauma

October 26, 2026
Chris Brown dënohet me 8 muaj burg me kusht, sulmoi producentin muzikor në një klub të Londrës

Chris Brown dënohet me 8 muaj burg me kusht, sulmoi producentin muzikor në një klub të Londrës

October 26, 2026
Mediat amerikane: Trump favorizon Orbán për postin më të lartë në OKB

Mediat amerikane: Trump favorizon Orbán për postin më të lartë në OKB

October 26, 2026
Zelensky: Ukraina priti gati një muaj miratimin e SHBA-së për raketat Patriot dhe NASAMS

Zelensky: Ukraina priti gati një muaj miratimin e SHBA-së për raketat Patriot dhe NASAMS

October 26, 2026
Luksi në turizmin tonë duhet të jetë si “bukë, kripë e zemër” për të gjithë…

Çfarë kemi brenda, shohim jashtë? Dhe një histori nga Lindja e Largët…

October 26, 2026
Protestat prekin turizmin, bien prenotimet! Operatorët: Të huajt po shmangin zonat e tensionit

Protestat prekin turizmin, bien prenotimet! Operatorët: Të huajt po shmangin zonat e tensionit

October 26, 2026
Trump do ta presë personalisht në SHBA, por sytë do të jenë te Xi Jinping -

Xi Jinping kërkon më shumë besnikëri, kush rrezikon të humbasë pushtetin në Kinë?

October 26, 2026
Vrasja e Arlinda Zekajt në Pejë: Prokuroria nis hetimet ndaj zyrtarëve për dështimet institucionale

Vrasja e Arlinda Zekajt në Pejë: Prokuroria nis hetimet ndaj zyrtarëve për dështimet institucionale

October 26, 2026
Rekord historik në Paris, piktura “Iris” e Monetit shitet në ankand për 50 milionë euro

Rekord historik në Paris, piktura “Iris” e Monetit shitet në ankand për 50 milionë euro

October 26, 2026
Kremlini konfirmon armëpushimin në Oleshky: Po punojmë me Ukrainën për kohën e evakuimit

Peskov: Rifillimi i negociatave trepalëshe nuk nënkupton kufizim të operacioneve ushtarake

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In