• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Çfarë ndodh nëse Kim Jong Un hedh bombë bërthamore në Paqësor?

by Java News
25/09/2017 12:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Koreja e Veriut mund të jetë duke planifikuar shpërthimet më të mëdha bërthamore në historinë e njerëzimit.

Ministri i Jashtëm i shtetit të izoluzuar, Ring Yong Ho, raportohet tu ketë thënë gazetarëve se lideri Kim Jong Un po e merr në konsideratë një test të tillë. “Mund të jetë shpërthimi më i fuqishëm i një bombe me hidrogjen në Paqësor”, tha Ring për gazetarët në Kombet e Bashkuara në New York të enjten, sipas agjencisë koreanojugore të lajmeve “Yonhap”.

Në një fjalim para Kombeve të Bashkuar javën e kaluar e quajti Kim Jong Un-in “njeriu raketë” dhe kërcënoi ta “shkatërrojë plotësisht” Korenë e Veriut nëse SHBA-të detyrohen të mbrojnë veten apo aleatët e tyre. Jong Un reagoi me një deklaratë të shkruar ku e quajti Trumpin “matuf të rrjedhur amerikan”.

Përgjatë viteve të fundit, Koreja e Veriut ka kryer disa teste bërthamore, por të gjithë brenda një tuneli nëntokësor. Një shpërthim bërthamor në ajër, tokë apo ujë nuk ka ndodhur prej dekadash. SHBA-të, Rusia, Kina dhe shtetet e tjera kanë kryer më shumë se 2 000 teste bërthamore që prej vitit 1945.

Më shumë se 500 prej këtyre testeve u kryen në tokë, hapësirë ose nën ujë, por shumica kanë ndodhur përgjatë kohës së Luftës së Ftohtë, para se rreziku ndaj njerëzve të pafajshëm dhe ambientit të kuptohej plotësisht. Problemi më i madh është se testet bërthamore krijojnë mbeturina radioaktive, teksa ato që kryhen në tokë dhe ujë krijojnë shumë më shumë se ato nëntokë.

Në rastin e një testi bërthamor në ujë, bomba ngre lart ujë, mbeturina dhe materiale të tjera duke krijuar tonelata me mbetje radioaktive të cilat ngrihen në atmosferë që zhvendosen për shumë kilometra. Gjatë kohës së Luftës së Ftohtë, kjo ka vrarë shumë njerëz të pafajshëm, përfshirë peshkatarët japonezë dhe ende shkakton kancer dhe probleme me shëndetin përreth botës.

Ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut nuk bëri të ditur se kur apo ku mund të ndodhë testi bërthamor, por tha se mund të jetë më i fuqishmi në histori.

Në Mars të vitit 1954 SHBA-të testuan një raketë termonuklerane afër Ishujve Marshal, 3 700 km në juglindje të Japonisë. Shpërthimi ishte i barabartë me shpërthimin e 15 milionë tonëve TNT dhe 1 000 herë më e fuqishme se sulmi amerikan në Hiroshima që la 150 000 të vdekur. Shumë persona u vranë edhe nga një tërmet artificial i krijuar.

Të gjithë këto skenarë analizohen duke supozuar se Koreja e Veriut kryen një test termonuklear në mënyrë të kontrolluar, nëpërmjet aeroplanit, balonës apo ndonjë platformë tjetër të stacionuar.

Por ekziston rreziku që Peniani ta kryejë testin me raketë me rreze të gjatë apo të mesme veprimi. Kjo do të nënkuptonte se Koreja e Veriut ka arritur kapacitetet e nevojshme për të nisur një sulm shkatërrues ndaj tokës amerikane. Po ashtu, në këtë rast ekziston rreziku që raketa mund të shpërthejë rrugës ose në një distancë jo të afërt me objektivin e parashikuar.

Urimet janë që një test i tillë të mos kryehet, e nëse kryhet të mos jetë afër brigjeve të ndonjë shteti.

a.ç

Next Post
U hodh nga shkallët e pallatit, vdes në spital 65-vjeçari

U hodh nga shkallët e pallatit, vdes në spital 65-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky nuk tërhiqet për Donbasin: Nuk është e drejtë që Trump të na bëjë presion neve dhe jo Rusisë

Zelensky nuk tërhiqet për Donbasin: Nuk është e drejtë që Trump të na bëjë presion neve dhe jo Rusisë

February 17, 2026
“Po gjykohet lufta e drejtë e UÇK-së”, Konjufca nga Haga: Tentativë për të barazuar viktimën me regjimin kriminal të Millosheviçit

“Po gjykohet lufta e drejtë e UÇK-së”, Konjufca nga Haga: Tentativë për të barazuar viktimën me regjimin kriminal të Millosheviçit

February 17, 2026
18-vjetori i Pavarësisë/ Xhufi: Sot në Kosovë ishte festë, por pretenca e Hagës shqetësonte dhe rëndonte shumë

18-vjetori i Pavarësisë/ Xhufi: Sot në Kosovë ishte festë, por pretenca e Hagës shqetësonte dhe rëndonte shumë

February 17, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pasojat politike të betejës së Edi Ramës me drejtësinë!

February 17, 2026
Kërkoi falje për krimet në Kosovë, flet politikani serb: Jam rrahur për mbi 9 orë nga shërbimet sekrete serbe

Kërkoi falje për krimet në Kosovë, flet politikani serb: Jam rrahur për mbi 9 orë nga shërbimet sekrete serbe

February 17, 2026
Beogradi ‘viktimizohet’ në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Petkoviç: Serbët janë populli më i rrezikuar në Europë

Beogradi ‘viktimizohet’ në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Petkoviç: Serbët janë populli më i rrezikuar në Europë

February 17, 2026
Ecuria e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE, Spiropali mirëpret Komisionin e Punëve të Jashtme të PE

Ecuria e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE, Spiropali mirëpret Komisionin e Punëve të Jashtme të PE

February 17, 2026
Dialogu ka dështuar, kërkohet vetëm fajtori

Deklarata e Pavarësisë 18 vjet më parë nuk ishte e njëanshme

February 17, 2026
“Jeffrey Epstein u vra”/ Akuza e fortë e vëllait të tij: Po mbulohet krimi! Dosja e publikuar është një shpërqendrim

“Jeffrey Epstein u vra”/ Akuza e fortë e vëllait të tij: Po mbulohet krimi! Dosja e publikuar është një shpërqendrim

February 17, 2026
“Armatimi erdhi nga Shqipëria”, ish-zv/shefi i shtabit të UÇK përlotet për luftën e Kosovës

“Armatimi erdhi nga Shqipëria”, ish-zv/shefi i shtabit të UÇK përlotet për luftën e Kosovës

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In