• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë mbetet më për ambjentalistët? Qeveria e Ramës e prish edhe paktin e Vjosës

by Java News
01/11/2016 17:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Nuk është se nuk dihej, por mendohej se qeveria dhe të gjithë subjektet që bënë lobing tek qeveria Rama, madje deri tek ai personalisht, do t’ia dilnin, që Vjosën ta mbanin në gjendjen natyrore. Të paktën, kështu u premtua nga qeveria Rama. Apel ndaj tij bënë dhe 200 emra të njohur ndërkombëtarë, duke i shpjeguar teknikisht risitë, që kishte nga mos prekja e Vjosës. Për ata që se dinë, Vjosa, nga hidrologët, konsiderohet si lumi i fundit në gjëndje të egër në Evropë. Por, s’paska qenë e thënë. Një ditë më parë, Ministria e Energjisë ka publikuar njoftimin për nënshkrimin e kontratës me kompaninë turke “Kovlu Energji” duke i dhënë të drejtën për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit.

Duhet thënë se dëgjesat publike me banorët e luginës së Vjosës, organizatat kombëtare dhe ato ndërkombëtare, madje edhe vetë nënkryetarja e Parlamentit Evropian Lunaçek, i kërkuan direkt autoriteteve shqiptare për një moratorium mbi Vjosën. Zonja Lunaçek mori pjesë edhe vetë në protestë. Po ja ku jemi sot dhe asgjë nuk është bërë, përveçse qeveria tregoi arrogancën e vet, por edhe pavërtetësinë e gjërave që trumbeton lidhur me mjedisin.

Duke e ditur këtë mundësi dhe këtë tendencë të vendeve të Ballkanit, në një takim të para-do-kohësh të Brukselit, OJQ-të mjedisore kanë nënshkruar një letër pozicionimi të drejtuar Komisionerit Han mbi nevojën urgjente të përcaktimit të qartë “zona të ndaluara” për ndërtim HEC-esh. Vjosa konsiderohet si lumi i fundit natyror i Evropës, çka përbën padyshim një prej këtyre zonave të ndaluara për ndërtim HEC-esh.

Ironia shtohet kur mëson se pas fjalëve të bukura ose akuzat për qeverinë e shkuar, kjo e sotmja nuk po e korrigjon as pak sa i përket mjedisit. Pasi në rastin në fjalë, i gjithë procesi i dhënies me koncesion të HEC-it të Poçemit është produkt i Qeverisë aktuale Rama.

Shoqatat mjedisore mëtojnë se procesi ka qenë i fshehtë, jo transparent dhe në shkelje të legjislacionit shqiptar në fuqi si dhe në shpërfillje të plotë të rekomandimeve të PE. Fituesi tenderit për këtë hidrocentral është shpallur konsorciumi “Çinar San” dhe “Ayen Enerji” në një njoftim të bërë publik nga  Ministria e Energjisë, në Maj 2016. Ndërkohë që kontrata konçesionare është lidhur me një tjetër kompani turke, referuar EcoAlbania .   

Duhet sqaruar se kompania fituese ka paraqitur raportin e vlerësimit të ndikimit në mjedis, pjesë e të cilit është dhe dëgjesa publike, e cila sipas dokumenteve zyrtare rezulton të jetë realizuar në shkurt të vitit 2015 në Fier. Asnjë prej banorëve të prekur nga ndërtimi i këtij HEC-i apo Njësitë e Qeverisjes vendore nuk janë bërë pjesë e këtij procesi. “Unë si kryetar i bashkisë, nuk jam vënë në dijeni nëse është bërë një marrëveshje dhe nëse po me kë është bërë? Çfarë është parashikuar? Cilat do të jenë ndikimet dhe çfarë do të ndodhë me banorët?” tha Përparim Shametaj, kryetari i Bashkisë Selenicë, cituar nga EcoAlbania.

EcoAlbania, që ka monitoruar situatën ka krijuar një grup pune me ekspertë të huaj dhe kombëtar për të vlerësuar cilësinë e raportit të VNM-së, dhe deri tani mund të thuhet se ky raport është jo profesional, jo shkencor dhe aspak realist.

“Ne së bashku me kolegët tanë ndërkombëtarë kemi më shumë se 4 vjet që lobojmë në institucionet e BE-së për të ndaluar këtë valë të pakontrolluar të ndërtimit të HEC-eve. Qeveria Shqiptare duhet të shohë për alternativa të tjera të përftimit të energjisë duke ndalur përfundimisht këtë agresion të panevojshëm ndaj natyrës” tha Olsi Nika nga EcoAlbania.

Vjosa ka edhe një vëmendje të veçantë ndërkombëtare pasi konsiderohet si një thesar i trashëgimisë natyrore Evropiane. Ndërkohë flitet që pas shumë rekomandimesh nga PE, Komisioni Evropian është duke ndërmarrë hapat e nevojshëm për hartimin e një Masterplani rajonal në lidhje me ndërtimin e HEC-eve i cili pritet të finalizohet në verë të vitit që vjen në takimin e katërt konsultues që do të zhvillohet në Romë.

Por, kjo s’ka vlerë sepse këtë mundësi të artë që kishte Shqipëria për të pasur një nga parqet më të bukura natyrore ballkanike, pothuaj e ka anashkaluar.

Më trishtues duhet llogaritur edhe fakti se shoqëria civile nuk mund të bëjë asgjë para kësaj situate të tmerrshme, ku qeveria është krejt e pandjeshme për problematikat e komuniteteve lokale. Rasti i kësaj leje e tregon më së miri. (Javanews)

Next Post
Politika shqiptare nuk njeh historinë e Ballkanit

Një Kryeministër shqiptar, pas njëqind vjetësh, u foli grekëve me gjuhën e së vërtetës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ylli Manjani: Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Ylli Manjani: Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

February 24, 2026
Gjin Gjoni: Protestojmë se ka korrupsion të madh në Shqipëri

Gjin Gjoni: Protestojmë se ka korrupsion të madh në Shqipëri

February 24, 2026
“Qeveria teknike është t’u varësh ujqërve mëlçitë në qafë!” Qori debat me Lapajn: Bashkëpunim me demokratët e ndershëm

“Qeveria teknike është t’u varësh ujqërve mëlçitë në qafë!” Qori debat me Lapajn: Bashkëpunim me demokratët e ndershëm

February 24, 2026
Aksident i rëndë në Tiranë, dy të rinj në spital, njëri në gjendje kritike (EMRAT)

Aksident i rëndë në Tiranë, dy të rinj në spital, njëri në gjendje kritike (EMRAT)

February 24, 2026
Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka

Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka

February 24, 2026
Stuhia ‘paralizon’ SHBA-të: 7 shtete në emergjencë, miliona njerëz të bllokuar dhe 7 400 fluturime të anulura

Stuhia ‘paralizon’ SHBA-të: 7 shtete në emergjencë, miliona njerëz të bllokuar dhe 7 400 fluturime të anulura

February 24, 2026
Shqiptari tentoi abuzimin me vajzën me aftësi të kufizuara, dëshmia: Më përdhunoi kur isha 7 vjeç

Shqiptari tentoi abuzimin me vajzën me aftësi të kufizuara, dëshmia: Më përdhunoi kur isha 7 vjeç

February 24, 2026
Zvicra bllokon më shumë se 880 milionë dollarë të Maduros

Zvicra bllokon më shumë se 880 milionë dollarë të Maduros

February 24, 2026
Rëndohet situata tek Arrat e Gurrës, ARRSH: Po kryejmë rivlerësim gjeologjik, rrugët nga mund të kalojnë mjetet

Rëndohet situata tek Arrat e Gurrës, ARRSH: Po kryejmë rivlerësim gjeologjik, rrugët nga mund të kalojnë mjetet

February 24, 2026
Tensionet e shtuara mes opozitës dhe mazhorancës/Ndreca: Të djathtët krizën e kanë të brendshme

A ka dështuar Reforma në Drejtësi?

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In