• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë “komploti” ka në SPAK që do mbikëqyret ndërkombtarisht?

by Mero Baze
10/12/2025 20:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Mero Baze
Katër vite më parë, kur u zgjodh Altin Dumani, u duk se kishte një betejë. Ose së paku u tha se kishte një të tillë. Qeveria kishte dikë të preferuar brenda kandidatëve dhe ambasadorja e SHBA kishte preferencë për zotin Dumani. Madje u angazhua në lobim personal. Aq banale u bë situata, sa ajo garë bëri të rëndësishëm dhe Ulsiun, si ministër drejtësie, meqë kryetari i SPAK u zgjodh Dumani dhe atij iu raportua se dy njerëz të rëndësishëm të Edi Ramës, Erion Veliaj dhe Belinda Balluku, kishin lobuar kundër tij.

Nuk është se qeveria e kishte armik Dumanin, por me sa duket dy lobuesit e qeverisë kishin preferencë për dikë tjetër, dhe pas ndërhyrjen brutale të SHBA-së mori katër vota, falë votimit të të vetmit personalitet të pavarur brenda KLP-së, Sokol Stojani, që votoi Xholin.

Tani gjithë ambasadorët e Perëndimit në Tiranë po përpiqen të imitojnë Yuri Kim, pa qenë nevoja. Qeveria nuk ka ndonjë të preferuar mes katër kandidatëve dhe nuk shikoj ndonjë diferencë mes tyre. I vetmi dimension që nuk duhet ta ketë kryetari i SPAK është hakmarrja personale. Ajo do ta rëndonte gjithë procesin, por atë nuk e kuptojmë dot tani. Edhe te mandati i kaluar u kuptua, kur dy lobuesit kundër Dumanit, Veliaj dhe Balluku, përfunduan të pandehur. I pari i paraburgosur nëntë muaj para ngritjes së akuzës dhe sot është problem ndërkombëtar në çdo shqyrtim të ligjshmërisë së SPAK; tjetra është bërë objekt beteje mes qeverisë dhe drejtësisë për një precedent të panjohur më parë që ka të bëjë me pezullimin e mandatit si zëvendëskryeministre.

E gjithë kjo është kosto e atij tensioni me të cilin u zgjodh Dumani.

Tani mos e përsëritni një tension të panevojshëm për një garë që e ka në dorë KLP-ja. Kjo prania e ambasadorëve duket sikur ka ndonjë komplot dhe ata do ta zbulojnë. Aq më tepër që tani SHBA me Evropën kanë dhe prioritete të ndryshme, në pajtim me politikat e selive të tyre.

Lëreni KLP-në të zgjedhë kë të dojë nga ata që janë kandidatë, se SPAK ai që ishte do të jetë. Tani ata janë trimwruar aq shumë dhe ndihen aq të fortë, sa nuk kanë nevojë as për badigardë në sallë, as për ambasadorë dhe as për mbështetje publike.

Nëse vërtet kanë vënë në përgjim informal anëtarët e KLP-së, duhet hetuar me komision parlamentar. Të tjerat janë të parëndësishme. Steka e pandëshkueshmërisë është ngritur aq lart, sa edhe po të vësh Edi Ramën prokuror të SPAK-ut, do arrestojë kryeministrin Rama.

Ata tani kanë garë me njëri-tjetrin dhe janë duke shijuar një pushtet që nuk e kanë ditur që e kanë pasur. Ata nuk janë bërë të famshëm se kanë gjetur prova dhe kanë arrestuar peshqit e mëdhenj. Ata kanë arrestuar peshqit e mëdhenj dhe pastaj kanë dalë për gjah të gjejnë prova. Ndaj kështu e kanë suksesin e garantuar.

Ky eksperiment, që aty të ketë më shumë ambasadorë sesa anëtarë të KLP-së, është i shëmtuar dhe krijon iluzionin e gabuar edhe te shqiptarët se ata bëjnë çfarë u thonë të huajt. Në fakt do të ishte gjysma e së keqes. Ata bëjnë çfarë u thotë mendja e vet dhe në shumicën e rasteve nxjerrin dufet dhe komplekset e tyre të inferioritetit ndaj klasës politike në rastin e betejës kundër korrupsionit.

E vetmja fushë ku duhet t’u heqim kapelën janë betejat e tyre kundër krimit të organizuar. Aty, falë përgjimeve të gatshme nga SKY, EncroChat, kanë bërë një kërdi mbi bandat kriminale dhe duhen përgëzuar. Vetëm se edhe aty duhet të bëjnë kujdes të përputhin ligjshmërinë e provave me perceptimin që vjen nga bisedat e zbardhura, që të mos u ikin nga duart.

Sidoqoftë, katër vjet pas zgjedhjes së Dumanit, qeveria s’ka ndonjë preferencë, pasi një herë që pati, e pësoi, mori m¨ë qafue dy aktorët më të rëndësishëm të saj.
Tani sa më pak njerëz të ketë në atë sallë të enjten, përveç anëtarëve të KLP-së, aq më mirë do të jetë, pasi ai që do të zgjidhet së paku duhet t’ia dijë për nder meritave të veta dhe s’ka pse t’u jetë mirënjohës gjithë diplomatëve në sallë.

Shumica e atyre kanë hallet e veta. Ambasadorit Gonzato “SPAK-u” i BE-së sapo i ka marrë të pandehur shefat e vet me akuza të disktueshme; SHBA ka prioritet betejën kundër drogës dhe krimit të organizuar, kurse nëse shkon edhe ambasadori i Hungarisë aty, nuk e di çfarë prioriteti ka.
Ndaj është mirë t’i lini të votojnë të qetë.

Next Post
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nga drejtësi e pavarur, kemi ndërtuar një korporatë”/ Meçe: Sistemi i drejtësisë ka ndërhyrë në nivelet më të larat të pushtetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deputeti i PS publikon videon nga protesta: O moralistë! Si duhet të veprojë Policia nën këto sulme?!

Deputeti i PS publikon videon nga protesta: O moralistë! Si duhet të veprojë Policia nën këto sulme?!

October 31, 2026
Presidenti polak Nawrocki hyn me forcë në Gjykatën e Lartë mes përplasjes për shtetin e së drejtës

Presidenti polak Nawrocki hyn me forcë në Gjykatën e Lartë mes përplasjes për shtetin e së drejtës

October 31, 2026
Përplasje e fortë mes tre makinave në aksin Gjirokastër-Tepelenë, pesë persona përfundojnë në spital

Përplasje e fortë mes tre makinave në aksin Gjirokastër-Tepelenë, pesë persona përfundojnë në spital

October 31, 2026
Bejko: Berisha kërkon të mbajë me çdo kusht monopolin e opozitës, përplasjet me të rinjtë mund të degjeneronin në dhunë

Bejko: Berisha kërkon të mbajë me çdo kusht monopolin e opozitës, përplasjet me të rinjtë mund të degjeneronin në dhunë

October 31, 2026
Opozita në Poloni kërkon rrëzimin e qeverisë së Donald Tusk, propozohet një administratë teknike

Opozita në Poloni kërkon rrëzimin e qeverisë së Donald Tusk, propozohet një administratë teknike

October 31, 2026
Marin Mema reagon për emrin e tij në listat e drejtuesve të protestës: Mos më përfshini…

Marin Mema reagon për emrin e tij në listat e drejtuesve të protestës: Mos më përfshini…

October 31, 2026
Gjekmarkaj sqaron përplasjet në protestë: Janë 20-30 neomarksistë të Arlind Qorit, studentët nuk janë kundër PD-së

Gjekmarkaj sqaron përplasjet në protestë: Janë 20-30 neomarksistë të Arlind Qorit, studentët nuk janë kundër PD-së

October 31, 2026
Khamenei: Teherani do të vendosë se kur do të përfundojë konflikti nëse armiqtë rifillojnë sulmet

Khamenei: Teherani do të vendosë se kur do të përfundojë konflikti nëse armiqtë rifillojnë sulmet

October 31, 2026
Shiu i rrëmbyeshëm dhe uji i policisë shpërndajnë protestuesit, bie pjesëmarrja në protestë

Shiu i rrëmbyeshëm dhe uji i policisë shpërndajnë protestuesit, bie pjesëmarrja në protestë

October 31, 2026
Ndarja nga jeta e Bashkim Zenelit, Veliaj tregon dhuratën që themeluesi i PS i dërgoi në qeli: Më kujtoi edhe në ditët e tij më të vështira

Ndarja nga jeta e Bashkim Zenelit, Veliaj tregon dhuratën që themeluesi i PS i dërgoi në qeli: Më kujtoi edhe në ditët e tij më të vështira

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In