• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Çfarë ka në dorë Kryeprokurorja e Përkohshme Arta Marku

by A R
25/12/2017 16:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Kryeprokurorja Arta Marku nuk mund të emërojë apo shkarkojë, por mund të komandojë në drejtimin e çdo lloj prokurorie të rrethit gjyqësor çdo prokuror me integritet moral dhe profesional”. Kështu shprehet kreu i Shoqatës së Avokatëve Penalistë, Saimir Vishaj gjatë një deklarate për Report Tv lidhur me lëvizjet e mundshme në prokuroritë e rretheve me firmë të Arta Markut.

Vishaj sqaron se sipas ligjit të ri për Prokurorinë, Kryeprokurori i Përgjithshëm edhe pse me mandat të përkohshëm nuk ka rol urdhërues për hetimet apo shfuqizimin e vendimeve, pasi një gjë e tillë i ka kaluar gjykatës.

Sipas tij, Arta Marku në krye të organit të akuzës nuk mund të krijojë institucione të tjera pa u ngritur më parë Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

“Kjo Kryeprokurore edhe pse me mandat të përkohshëm nuk mund të emërojë apo shkarkojë, por mund të komandojë në drejtimin e çdo lloj prokurorie të rrethit gjyqësor çdo prokuror me integritet moral dhe profesional. Me ligjin e ri të organizimit të Prokurorisë, Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme është thjesht një administrator dhe nuk ka një rol urdhërues për hetimet apo shfuqizimin e vendimeve, pasi atë e vendos gjykatësi. Por, mandati i Kryeprokurores është procedural, më shumë është një administrator i mirë, sesa një proceduralist i mirë që do të thotë të urdhërojë hetimin apo pushimin e një çështje. Nuk urdhëron prokurorët e sektorëve që të kryejë një veprim të padëshiruar nga prokurori i sektorit”,u shpreh Vishaj.

Sa i përket drejtuesve të prokurorëve me mandat të përkohshëm, sqaroi ai, është në atributet e kryeprokurorit të përgjithshëm, por ai ngriti shqetësimin se në drejtimin e prokurorive sot ka prokurorë të cilët kanë humbur funksionet të komanduarit.

“Mandati i këtyre drejtuesve të përkohshëm nuk duhet të kalonte më shumë se 6 muaj, aktualisht kemi drejtues me mandat 2-3 vjeçar që kanë humbur tërësisht funksionet e një të komanduari. Nëse kemi mbi 6 muaj ata duhet të jenë të emëruar. Sot institucioni i emërtesës që është KLP, mungon”.

Pengesë në ngritjen e institucioneve të reja të prokurorisë sipas Vishajt është bërë bllokimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP).

“Drejtuesja e Prokurorisë së Përgjithshme nuk mund të krijojë institucione të tjera pa u ngritur KLP. Kjo mungesë bën që të kemi vakuum në punën e Prokurorisë. Roli i Prokurores së Përgjithshme duhet të jetë zgjedhja e prokurorëve më të mirë, janë 6 prokurorë të cilët pasi të kalojnë Vettingun do jenë pjesë e KLP, bashkë me pesë anëtarët që do vijnë nga Kuvendi. Brenda janar-shkurt duhet të ngrihet KLP, pasi është një ngërç tërësisht i madh. Duhet paralelisht me ligjin e ri procedural të kemi edhe institucionet e reja. Vetëm një dakordësi e subjekteve politike do bëjë të mundur që brenda pranverës të kemi institucionet e reja”, tha më tej kreu i Shoqatës së Avokatëve Penalistë, Saimir Vishaj.

Next Post
Reperi gjerman propozon Encën në rrjetet sociale

Reperi gjerman propozon Encën në rrjetet sociale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

“Prindërit do të paguajnë gjobat për fëmijët”/ Leka: Masat ndëshkuese nuk e ndalin dhunën, duhet dialog

October 25, 2026
Nyja gordiane e rrethit vicioz të dhunës

Bilanci i të lënduarve në protestë, Ministria e Shëndetësisë: 4 persona marrin ndihmë mjekësore

October 25, 2026
Mjeku i njohur shqiptar: Koronavirusi, 10 here më vdekjeprurës sesa gripi sezonal

Protesta dhe qeveria me telekomandë

October 25, 2026
VIDEO / Përplasjet te Kryeministria: Protestuesit i marrin policit mburojën dhe spërkatësin me piper

VIDEO / Përplasjet te Kryeministria: Protestuesit i marrin policit mburojën dhe spërkatësin me piper

October 25, 2026
Maria Corina Machado kthehet në Venezuelë pas 10 muajsh në mërgim

Maria Corina Machado kthehet në Venezuelë pas 10 muajsh në mërgim

October 25, 2026
Protesta në kornizat e Goffman

Më keq se krim, është gabim

October 25, 2026
13 vite pas aksidentit, Mirjani në kërkim të autorit dhe dëmshpërblimit! Gishtin ia vë tezes…

13 vite pas aksidentit, Mirjani në kërkim të autorit dhe dëmshpërblimit! Gishtin ia vë tezes…

October 25, 2026
Vëllai i 28-vjeçarit që u plagos në sy: Çdo shpenzim është kryer nga shteti, gjendja e Erjonit është e stabilizuar

Vëllai i 28-vjeçarit që u plagos në sy: Çdo shpenzim është kryer nga shteti, gjendja e Erjonit është e stabilizuar

October 25, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Etja për një viktimë

October 25, 2026
Tensione të reja para Kryeministrisë! Policia nis shoqërimet, protestuesit sulmojnë bizneset dhe një bankë

Tensione të reja para Kryeministrisë! Policia nis shoqërimet, protestuesit sulmojnë bizneset dhe një bankë

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In