Nën masa të rrepta sigurie Dritan Dajti është dërguar pasditen e kësaj të marte në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, në Tiranë.
Burime për mediat bëjnë të ditur se ai është dërguar pranë QSUT për trajtim mjekësor, megjithatë nuk dihen detaje të tjera.
Dritan Dajti u dënua me 25 vite burg nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda, për vrasjen e 4 policëve në vitin 2009 në Durrës.
/a.r