• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Çfarë goditjeje”/ Artan Fuga: Puna e parë që kam bërë, fabrika e çimentos. Mos kërkoni të bëheni direkt drejtora

by Java News
12/08/2021 18:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Akademiku i njohur Artan Fuga ka treguar punën e parë që ka bërë pasi u diplomua për filozofi.

Ai tha se nga maja e filozofisë në mendjen e një studenti ka punuar në një fabrikë çimentoje me tre turne.

Fuga këshillon që pas diplomimit mos kërkojmë të bëheni menjëherë drejtora.

Postimi i Artan Fugës:

Puna ime e parë pas u diplomova për filozofi, ishte në shkollën e mesme teknologjike pa shkëputje nga puna “Josif Pashko”, ose shkolla e natës, siç thuhej atëhere, e fabrikës së çimentos!

Kujtime e atyre tre viteve, mes punëtorëve 18 – 20 vjeçarë, ca më të mëdhenj në moshë edhe se unë në atë kohë, janë të paharruara, të kolegëve gjithashtu.

Mes tymit dhe grimcave të çimentos njoha njerëz të mrekullueshëm që punonin në qiell të hapur me tre turne në beton, cimento, hekurkthim, etj.

Shpirtra të pastër plot.

Nga maja e filozofisë në mendjen e një studenti drejt e përplasur kokën në çimenton me tre turne! Cfarë goditjeje!

Por, çfarë përvoje se!

Prandaj u them studentëve gjithmonë:

Pas diplomimit mos kërkoni të bëheni menjëherë drejtora, akademikë, profesora, ministra, niseni nga puna e parë që ju propozohet, pa përtim dhe tangërllik.

Bëjeni me qejf atë sado e hidhur dhe e padenjë, ose e thjeshtë që ta quani, ose sado fisnike që të duket, sepse puna është gjithmonë nder.

Mos prisni t’ju trokasin te dera dhe t’ju thonë : Ju lutem hajdeni se kemi një punë pëllumbash për ju! Shkoni trokisni ju!

Kur shkoni për punë mos thoni : Me bëj nder, më merr në punë, se u dogjët, por shkoni me mendjen të thoni: Unë jam i vlefshëm për ju sepse këtë punë e bëj shumë mirë dhe ti ke interes të më provosh.

Ju them kurrë mos punoni vetëm për lekë sepse do të dështoni, por punoni edhe për të investuar moralisht, intelektualisht për më pas, nëse doni të ecni!

Këto quaj parime bazë të fillimit të karrierës!/m.j

Next Post
Ju kam killera për qejfi ju, xhihadistët e Albin Kurtit

Albin Kurtin e pret fati i Sali Berishës, i përbuzur nga SHBA e të gjithë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

November 1, 2026
Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

November 1, 2026
Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

November 1, 2026
Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

November 1, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

Rexhaj: Në Serbi e majta dhe e djathta bashkohen për një kauzë, në Shqipëri ndodh e kundërta

November 1, 2026
Popullor, pa popull fare

Popullor, pa popull fare

November 1, 2026
Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
Homazhe për Bashkim Zenelin, ish-ambasadori dhe deputeti përcillet të hënën për në banesën e fundit

Homazhe për Bashkim Zenelin, ish-ambasadori dhe deputeti përcillet të hënën për në banesën e fundit

November 1, 2026
Aksident në Korçë, Benz-i përplas këmbësorin pranë terminalit të autobusëve

Aksident në Korçë, Benz-i përplas këmbësorin pranë terminalit të autobusëve

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In