Çfarë goditje fatale
Ish kampioni i botës në kik boks, Izu Ugonoh, tani pas nje kohe te gjate nisi te provoje fatin e tij edhe në boksin profesionist ku ka treguar një paraqitje të shkëqlyeshme.
Ai në ndeshjen e zhvilluar në Zelandën e Re, kunder boksierit vendas Uil Kuarire dëshmoi se çfarë goditje të fortë posedon. Polaku i naturalizuar në raundin e dytë të ndeshjes e goditi fort kundërshtarin e tij të cilin e hodhi nokaut.
28-vjeçari Ugonoh në vitin 2015 nuk ka pësuar asnjë humbje dhe tani ka 13 ndeshje e po aq fitore prej të cilave 10 me nokaut, duke llogaritur edhe këtë që u shpall si nokauti i vitit. Ndërsa për boksierin nga Zelanda e Re kjo ishte humbja e dyte me nokaut.
https://www.youtube.com/watch?v=UoSL_n2hboQ









