• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë festojnë humbësit e Monika Kryemadhit në Jalë?

by Java News
26/08/2021 12:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në zgjedhjet e përgjitshme 25 prillit 2021 dështimin më të madh e kishte Lëvizja Socialiste për Integrim.

Partia e drejtuar për herë të parë në një proces elektoral nga Monika Kryemadhi, u fut në zgjedhje me pretendime të mëdha, ndërsa vetë Kryemadhi deklaronte nëpër studio televizive se minimumi i deputetëve që do marrë LSI-ja është jo më pak se 40 mandate.

Për më tepër, në një studio televizive, ndërsa është pyetur se nëse LSI-ja do merrte 19 mandate, pra po aq sa kishte marrë në zgjedhjet e vitit 2019, çfarë do përbënte kjo për zonjën Kryemadhi dhe për LSI-në, ajo është përgjigjur se: “Është dështim dhe do jap dorëheqjen”.

Por çfarë ndodhi?

Në fakt Kryemadhi dhe ekipi i saj dështuan, dhe LSI shënoi rezultatin më të ulët.

Në të gjitha qarqet LSI shfaqet e fundosur. Kutitë e votimit nxorën zbuluar dështimin e kësaj force politike në këto zgjedhje.

Në zgjedhjet e vitit 2021 LSI-ja mori 107,536 vota ose 6.81 për qind. Nga diferenca e shifrave midis këtyre dy zgjedhjeve, rezulton se LSI-së i kanë ikur 118,365 zgjedhës ose 52.4 për qind e atyre që kishte përpara 4 viteve.

Nga 19 mandate që mori në vitin 2017, në vitin 2021 LSI mori vetëm 4 mandate.

Por, përtej një dështimi spektakolar në zgjedhjet e 25 prillit, dështakët e Monës nuk kanë nguruar të mblidhen të festojnë “fitoren” në Jalë.

Disa prej dështakëve të Monës, si Ardit Çela, Endrit Brahimllari, Floida Kërpaçi së bashku me “djaloshin” me 362 vota, Petrit Vasili, një ditë më parë u mblodhën në Jalë, ku festuan, për dështimin e tyre.

Por, le ti marrim me radhë.

Petrit Vasili do të mbahet mend në historinë e Kuvendit të Shqipërisë, si deputeti që do mbajë karrigen me vetëm 362 vota. Për më tepër Vasili mori mandatin e deputetit, duke “djegur” një ndër të rinjtë e LSI-së.

Pra, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, edhe pse pretendon se forca politike që drejton është “partia e të rinjve”, “dogji” Kejdi Mehmetajn, për të futur në parlament “djaloshin” Petrit Vasili, me vetëm 362 vota.

Ardit Çela, u zgjodh nga Kryemadhi si drejtues politik i qarkut të Beratit, por në këtë qark LSI mori vetëm 11% të votave.

Endrit Brahimllari, “djali” i Monika Kryemadhi, shënoi një tjetër dështim spektakolar në Korçë.

Në qarkun e Korçës blerësit dhe hajdutët më të mëdhenj ishin të LSI, por nuk munden të mernin as mandat.

Brahimllari kandidoi dhe humbi turpshëm, duke marrë rreth dy mijë vota, në një qark ku ka rreth 130 mijë votues.

Në zonën e Kombinatit, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tentoi të promovojë fuqishëm Floida Kërpaçin.Por, kjo e fundit nuk mundi të marrë mandat deputeti. Në qarkun e Tiranës, LSI mori vetëm dy mandate.(CNA.al)

Next Post
Durrës/ Plagoset 35-vjeçari, bie nga lartësia teksa vendoste një ndriçues

Vjehrra dhe djali rrahin nusen në Durrës, procedohen penalisht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I ka vënë çelësin zyrave të ‘Euroatlantikëve’? Reagon Basha: Jemi në proces ndryshimi të ambienteve, beteja për PD-në vazhdon

Ku ka “humbur” Lulzim Basha? Fotografia e ministrit rikthehen vëmendjen mbi ish-kreun e PD-së

February 15, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Duhet të jesh i verbër ndaj të keqes tonë

February 15, 2026
Harta e re gjyqësore dhe drejtësia e mohuar

Domosdoshmëria e rikualifikimit të një dispozite

February 15, 2026
Lara Colturi: Gabova në lëshim e dytë, shpresoj të jap më të mirën në garën e ardhshme

Lara Colturi: Gabova në lëshim e dytë, shpresoj të jap më të mirën në garën e ardhshme

February 15, 2026
Shi e dëborë, e enjte me mot të paqëndrueshëm, çfarë ndodh me temperaturat

Vranësira dhe reshje shiu, si parashikohet moti për ditën e nesërme

February 15, 2026
“Po rrëzon tarracën e pallatit”, Braçe denoncon qytetarin: Ujësjellësi t’i ndërpresë ujin dhe ta verifikojë

“Po rrëzon tarracën e pallatit”, Braçe denoncon qytetarin: Ujësjellësi t’i ndërpresë ujin dhe ta verifikojë

February 15, 2026
Deklarata që ndez alarmin, Orban paralajmëron se Europa po shkon drejt luftës

Deklarata që ndez alarmin, Orban paralajmëron se Europa po shkon drejt luftës

February 15, 2026
I riu përplas me makinë të miturën në Ballsh, 7-vjeçarja dërgohet në spital

Po riparonte makinën në një servis, humb jetën aksidentalisht 23-vjeçari në Librazhd

February 15, 2026
Kanceri pediatrik, rreth 100 raste të reja në vit/ Mjekët: Tumoret kapen vonë, ka nevojë për ndërgjegjësim

Kanceri pediatrik, rreth 100 raste të reja në vit/ Mjekët: Tumoret kapen vonë, ka nevojë për ndërgjegjësim

February 15, 2026
Dëshmia tronditëse e një prej të mbijetuarave të Epstein: Filloi të më prekte me forcë

Dëshmia tronditëse e një prej të mbijetuarave të Epstein: Filloi të më prekte me forcë

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In