• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Çfarë është AfD-ja dhe pse po trondit politikën gjermane? –

by Java News
07/09/2026 08:48
Çfarë është AfD-ja dhe pse po trondit politikën gjermane? -
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter


“Për këtë jemi përgatitur prej shumë vitesh. Na duhen gute Leute”, njerëz të mirë. Kur Ulrich Siegmund doli në televizion, në emisionin politik më me ndikim në Gjermani, atë që drejton bolzanasi Markus Lanz, ai tha të vërtetën.

AfD-ja po punon prej vitesh për projektin e saj për të pushtuar Saksoninë-Anhalt: një Familienfest (festë familjare) në një qytezë të vogël, një Demokratiefest (festë demokracie) në fshatin pranë, shëtitje në fundjavë me motorët Simson që sjellin ndër mend kohët e mira të RDGJ-së. Dhe kurse pas kursesh për kuadrot e partisë.

“Fakti që jemi një lëvizje masive nuk vjen vetvetiu”, thotë Siegmund, “Ulli” për mbështetësit e tij.

Ndërsa partitë e tjera bëheshin gjithnjë e më të padukshme dhe tërhiqeshin, AfD-ja mobilizohej: studionte, kopjonte nga lëvizja MAGA në SHBA, te pas-Haiderianët e Herbert Kickl në Austri dhe te Viktor Orbán, për të marrë bastionet e Gjermanisë Lindore, të cilat, në të vërtetë, asnjë parti tjetër nuk kishte shumë dëshirë t’i fitonte apo t’i kuptonte.

Të paktën kështu mendojnë qytetarët.

Programi “Dëbojini dhe veçojini”

AfD-ja e Saksonisë-Anhaltit është, së bashku me atë të Turingjisë, ndër degët më radikale të partisë në Gjermani. Nëse Alice Weidel, në të ardhmen, mund të mos e përjashtojë një transformim në stilin e Giorgia Melonit, këtu as që mendojnë për një gjë të tillë.

Partia rajonale është klasifikuar si “qartësisht ekstremiste” nga Verfassungsschutz, shërbimi gjerman për mbrojtjen e kushtetutës dhe sigurinë e brendshme.

Çfarë mendon AfD-ja, çfarë kërkon dhe si do të qeveriste nëse fiton sot, mund të lexohet në “Manifestin e Magdeburgut”, të miratuar në prill.

The Times i Londrës, me efikasitetin karakteristik të titujve të gazetave angleze, e ka përkufizuar atë si “dëbim dhe segregim”.

Dokumenti ka 156 faqe, të ndara në 16 kapituj me 302 masa. Ai shkon deri në detaje të tilla sa propozon edhe tredhjen e maceve endacake.

Ai përfaqëson vizionin e krahut radikal, nacional-populist (völkisch) të partisë. E gjithë AfD-ja në Saksoninë-Anhalt është nën vëzhgimin e shërbimeve të sigurisë si një parti “qartësisht ekstremiste”.

Megjithatë, teksti është kryesisht vepër e një njeriu të vetëm: ideologut Hans-Thomas Tillschneider, i cili mban mjekër të gjatë si guruja pro-Putin Alexander Dugin dhe ka në zyrë edhe një filxhan të Ushtrisë Ruse.

Ai është truri radikal i makinës së pamëshirshme të AfD-së në Saksoni.

Ia vlen të lexohet ky manifest, sepse nuk fsheh asgjë. Në rast fitoreje, Tillschneider dëshiron të bëhet ministër i Kulturës dhe Arsimit.

Ajo që propozon është një projekt kundërrevolucionar.

Sipas tij, në Gjermani “dekada zhvillimesh të gabuara po e transformojnë nga brenda atë që dikur ishte një shtet demokratik në një shtet totalitar”.

Familja, politika e migracionit, shkolla, universitetet.

Nëse AfD-ja do të merrte pushtetin, Saksonia-Anhalt do të shndërrohej sipas përkufizimit të Grand Continent, në “laboratorin e një lufte kulturore kundër konsensusit liberal dhe demokratik”.

Dhe kjo luftë do të nisej nga landi i dytë më i vogël i Gjermanisë, njëkohësisht më i varfri dhe më i vjetri.

Por, siç do të thoshte Giuliano da Empoli, shumë eksperimente politike nisin sot pikërisht në periferi.

Ne, populli

Në hyrje të manifestit citohet Bertolt Brecht:

“Me ne, partitë e vjetra nuk kanë fat. Ato kanë humbur besimin tonë. Do të ishte më mirë që partitë e vjetra të na shpërndanin dhe të zgjidhnin një popull tjetër.”

Dhe, duke lënë të kuptohet mundësia e ndalimit të AfD-së, dokumenti vazhdon me idenë:

“Nëse ne nuk do të ekzistojmë më, demokracia do të vdesë. Dhe do të ngrihet diktatura e partive të vjetra.”

Arsimi dhe mediat

Arsimi qëndron në zemër të doktrinës së partisë me synimin për të “menduar gjermanisht”.

Arsimi i detyrueshëm, të cilin manifesti e quan “detyrim shkollor”, do të hiqej. Fëmijët do të mund të edukoheshin në shtëpi.

Mësuesit dhe edukatorët do të duhej t’i nënshtroheshin një “detyrimi rigoroz për neutralitet”.

Programi “Shkollë pa racizëm” do të përfundonte.

Përparësi do t’u jepej bazave, gjuhës gjermane dhe aritmetikës, ndërsa lëndë si sociologjia dhe psikologjia do të dekurajoheshin.

Tekstet shkollore do të përzgjidheshin nga landi dhe do të rikthehej mësimi i gjuhës ruse.

Do të krijoheshin klasa të ndara për nxënësit me aftësi të kufizuara.

Kontrata me televizionin publik “do të ndërpritej në rastin e parë zyrtar”.

Në vizionin e AfD-së, krahas shkollës, televizioni publik është kanali tjetër që “indoktrinon” dhe “mpin” popullin.

Migracioni dhe siguria

Manifesti i kushton 43 paragrafë migracionit dhe armiqësia ndaj të huajve përshkon pothuajse të gjitha pjesët e programit.

Premtohet një “ofensivë dëbimesh dhe riatdhesimi”.

Do të hiqej e drejta kushtetuese për azil dhe do të rikthehej parimi ius sanguinis, shtetësia mbi bazën e prejardhjes.

Policisë do t’i bashkëngjitej një “gardë qytetare vullnetare”, e cilësuar si “heronjtë e përditshëm”.

Shumë prej këtyre ideve duket se frymëzohen nga ICE-ja amerikane, madje duke u dhënë këtyre vullnetarëve edhe të drejtën për të mbajtur armë.

Kishave katolike dhe luterane do t’u hiqej Kirchensteuer, taksa fetare që paguhet në Gjermani.

Familja

Manifesti shprehet kundër “devijimeve seksuale”, “stileve të jetesës joprodhuese” dhe “modeleve seksuale aberrante”.

Një “familje e paprekur, e përbërë nga nëna, babai dhe fëmijët” do të ishte, sipas dokumentit, “kushti më i mirë për një zhvillim të shëndetshëm të fëmijës”.

Liderja kombëtare e AfD-së, Alice Weidel, lesbike, e martuar dhe nënë e dy vajzave, ka thënë:

“Për këtë nuk jam dakord.”

Fjalori nazist

AfD-ja promovon artin që “kontribuon në ndërtimin e identitetit gjerman”.

Në kundërshtimin ndaj Bauhaus-it dhe “teatrit antigjerman”, manifesti ripërdor në mënyrë të hapur kode dhe tema kulturore që lidhen me historinë naziste.

Do të riktheheshin marrëdhëniet e plota me Rusinë dhe Gjermania do të tërhiqej nga Marrëveshja e Parisit për klimën.

Por këto masa nuk mund të zbatohen nga një qeveri e landit, sepse janë kompetencë e qeverisë federale.

Të tjera janë të paligjshme.

Manifesti, megjithatë, nuk shqetësohet për këtë.

A do ta zbatojnë?

Rreth gjysma e votuesve mendojnë se, nëse AfD-ja do të vinte në pushtet, nuk do ta zbatonte programin e saj.

Njerëzit nuk u besojnë politikanëve. Askund.

Në Gjermani, megjithatë, kujtimet janë më të zymta.

Siç shkroi historiani i madh Joachim Fest, ishte pikërisht marrja krejtësisht ligjore e pushtetit, “revolucioni ligjor”, që respektoi Kushtetutën në germën e saj, ajo që paralizoi rezistencën ndaj Hitlerit.

Çfarë mund t’i kundërshtohej, pyesnin njerëzit “e arsyeshëm”, një marrjeje të rregullt të pushtetit?

Paraardhësit

Nuk është hera e parë që Gjermania përpiqet të ringjallë frymën e ekstremit të djathtë dhe të çmontojë kulturën antifashiste.

Në vitin 1953, SPR (Sozialistische Reichspartei) u shpall e jashtëligjshme. Ishin pasardhësit politikë të hitlerianëve.

Në vitet ’80 dhe ’90 u përpoqën Republikanerët, por gjurmët e tyre u zhdukën, ashtu si ato të neonazistëve të NPD-së.

AfD, Alternative für Deutschland, u krijua vetëm në vitin 2013, në kulmin e krizës së euros.

Partia u themelua nga profesorë kundër euros, të udhëhequr nga Bernd Lucke, të cilët donin ta shtynin Italinë të rikthehej te lira.

Që në fillim u ngrit pyetja nëse ata ishin kali i Trojës së ekstremit të djathtë.

Me ardhjen e emigrantëve sirianë, pika e vërtetë e kthesës së këtyre viteve, krahu nacionalist-radikal hoqi maskën dhe i largoi profesorët.

Më pas, në vitin 2019, ishte Alice Weidel, më pragmatike, ajo që mori drejtimin e AfD-së dhe e çoi partinë nga 9% në 21% në zgjedhjet e fundit.

Sot, në sondazhe, AfD-ja është partia e parë në Gjermani, përpara CDU-së.

Lindje-Perëndim

AfD-ja i ka bastionet e saj në Lindje.

Dhe pa Lindjen, ajo nuk do të ekzistonte në formën që ka sot.

Ishte këtu, në Prusinë më konservatore ku, pas ribashkimit të Gjermanisë, mbërritën “flautistët” e ekstremit të djathtë: Björn Höcke, Alexander Gauland.

Ata krijuan rrjete dhe marrëdhënie.

Në shkretëtirën politike të pas-RDGJ-së nuk kishte sindikata, kisha, shoqata; nuk kishte shoqëri civile, kjo ishte ideja, që do ta kishte mbytur një projekt radikal që në fillim, siç do të kishte ndodhur në Perëndim.

Dhe pasi u hodhën rrënjët dhe u krijua një bazë, erdhi teorema: Gjermania mund të pushtohej nga periferia.

Kështu ndodhi.

Në shumë lande të Perëndimit, AfD-ja merr rreth një të pestën e votave, madje edhe në Bavarinë e pasur.

Të ndalohet apo jo?

Dhjetë ditë më parë, dy figura të rëndësishme politike, ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius (SPD) dhe guvernatori i gjelbër i Baden-Württembergut, Cem Özdemir, u shprehën në favor të ndalimit, në nivel rajonal, të partive të klasifikuara si “qartësisht ekstremiste”.

Kjo do të ishte fundi i AfD-së së Siegmundit.

Kushtetuta gjermane parashikon ndalimin e partive që synojnë të shfuqizojnë demokracinë.

Por a mund të nxirret jashtë ligjit një forcë politike që votohet nga një e katërta e gjermanëve?

Gjermania po ndahet më dysh për këtë çështje.

Historiani i nazizmit Norbert Frei thotë se kërkesa për ndalimin e partisë “duhej të ishte paraqitur prej kohësh”.

Sociologu Matthias Quent kundërshton se “tabuja morale” rreth AfD-së po humbet efektin e saj.

Pastaj ekziston edhe pyetja tjetër e madhe:

A do të arrijë CDU-ja ta respektojë kordonin sanitar? A do t’u rezistojë sirenave të AfD-së dhe atyre që, brenda partisë, industrisë dhe mediave, e shohin aleancën me të si të pashmangshme, madje edhe si diçka të natyrshme?

Alice, Björn, Ulli

AfD-ja nuk është një monolit.

Weidel, liderja lesbike, e martuar dhe nënë e dy vajzave, pikërisht ajo lloj familjeje që AfD-ja e Saksonisë e përkufizon në manifest si “shthurje”, është pragmatike.

Höcke ishte i pari që përsëriti publikisht sloganin nazist Alles für Deutschland (“Gjithçka për Gjermaninë”): një shpirt i errët, por që nuk ngroh zemrat.

Siegmund është “pozitiv”; arrin të bëjë edhe Weidelin të buzëqeshë.

Paradoksi i fundit i AfD-së është se lideri i saj më i suksesshëm, më i sjellshmi, është gjithashtu, pas Höckes, edhe më radikali.

Next Post
Aksident zinxhir në Tiranë-Durrës, humb jetën 45-vjeçari

Aksident zinxhir në Tiranë-Durrës, humb jetën 45-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç bën lëvizjen e radhës politike, pritet të shpërndajë Parlamentin dh të garojë për kryeministër!

Vuçiç bën lëvizjen e radhës politike, pritet të shpërndajë Parlamentin dh të garojë për kryeministër!

September 7, 2026
Rama takim në Universitetin e Vlorës, zbulon dhe planin për “Parkun Aulona”: Do të kthehet në një ambient publik dhe hapësirë të gjelbërt për qytetarët

Rama takim në Universitetin e Vlorës, zbulon dhe planin për “Parkun Aulona”: Do të kthehet në një ambient publik dhe hapësirë të gjelbërt për qytetarët

September 7, 2026
VIDEO/ U fut i armatosur në studion muzikore, Gjykata e Prishtinës dënon Gjestin! Shikoni çfarë bën këngëtari pas shpalljes së vendimit…

VIDEO/ U fut i armatosur në studion muzikore, Gjykata e Prishtinës dënon Gjestin! Shikoni çfarë bën këngëtari pas shpalljes së vendimit…

September 7, 2026
Luftë me flakët edhe në Lezhë, kritike situata në Ungrej, zjarri rrezikon varrezat dhe kishën e fshatit!

Luftë me flakët edhe në Lezhë, kritike situata në Ungrej, zjarri rrezikon varrezat dhe kishën e fshatit!

September 7, 2026
Kufizimi nga Rusia/ Spanja, Franca dhe Portugalia arrijnë marrëveshjen për ndërtimin e tubacionit të gazit

Spanja ngre alarmin, kryeministri Sanchez: Kërcënimi ekstremist po fiton terren në Evropë dhe në botë!

September 7, 2026
Kush ka ushtritë më të forta në botë? Fuqizohen forcat e Shqipërisë dhe Serbisë, ku renditet Kosova

FSK-ja bëhet pjesë e misionit ndërkombëtar në Gaza, firmoset marrëveshja për angazhimin e Kosovës

September 7, 2026
“Zgjerimi, investimi më i madh në BE”- Antonio Costa: Integrimi i Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor, sukses i garantuar, do përfshihen patjetër

“Zgjerimi, investimi më i madh në BE”- Antonio Costa: Integrimi i Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor, sukses i garantuar, do përfshihen patjetër

September 7, 2026
EMRI/ Aksidenti i rëndë afër Rinasit, humb jetën gazetari! Shoferi tjetër në gjendje të rëndë te Trauma

Gushti përgjaku rrugët, 22 të vdekur në 159 aksidente! Detajet e statistikave, nga grupmosha te dita e ‘mallkuar’ !

September 7, 2026
VIDEO/ Tragjedi në alpet e Kaukazit, orteku merr përpara grupin me 33 alpinistë, të paktën 11 të vdekur! Kërkime për të zhdukurit

VIDEO/ Tragjedi në alpet e Kaukazit, orteku merr përpara grupin me 33 alpinistë, të paktën 11 të vdekur! Kërkime për të zhdukurit

September 7, 2026
Në prag të nisjes së Champions, Mbappé shpërthen: Meritoj “Topin e Artë”, jam lojtari më i mirë dhe luaj për klubin më të famshëm!

Në prag të nisjes së Champions, Mbappé shpërthen: Meritoj “Topin e Artë”, jam lojtari më i mirë dhe luaj për klubin më të famshëm!

September 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com