• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë duhet të sqarojë Kryemadhi për drejtësinë shqiptare?

by Mero Baze
15/03/2023 18:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Euroreproter, një media me qendër në Bruksel, ka publikuar një shkrim rreth ndikimeve ruse në Ballkan, me gjëra që kryesisht ka qenë të njohura dhe më parë.

E reja e shkrimit ishte, se kjo media publikoi dy faksimile të transfertave bankare që provonin dy gjëra të rëndësishme. E para, që Monika Kryemadhi ishte paguar si ortake nga një kompani pas së cilës qëndrojnë disa oligarkë rusë, dhe e dyta, që Kryemadhi rezulton të ketë llogari bankare në së paky dy banka të huaja, një në Zvicer dhe një në Andora.

Gjërat e tjera të shkruara ishin të njohura dhe më parë në Shqipëri.

Pavarësisht se si do shkojë beteja ligjore e Kryemadhit me median ne fjalë, ato dy dokumente mbeten për t’u hetuar nga drejtësia shqiptare. Organet e drejtësisë në Shqipëri duhet të sqarojnë disa gjëra të thjeshta.

A i ka deklaruar këto dy numra llogarie Monika Kryemadhi në deklaratën e saj të pasurisë?

A i ka deklaruar ajo lidhjet me këto kompani, pasi në përshkrimin e pagesës flitet për pagesë dividendi si bashkëpronar?

Pas deklarimeve të zonjës Kryemadhi për këto dy zhvillime, pastaj duhen bërë hetime të thelluara nga drejtësia jonë për këtë çështje, e cila nuk është vetëm çështje e ndikimit rus në Shqipëri, por mbi të gjitha një histori që bie ndesh me legjislacionin shqiptar për personat me pushtet dhe deklarimin e pasurisë së tyre.

Problemi bëhet edhe më i rëndë, pasi këto veprime janë kryer ndërkohë që Ilir Meta/j ka qenë president i Shqipërisë dhe ndikimi rus përmes pagesave për gruan e tij, dhe akoma më keq, mundësia që ajo të jetë bashkë-aksionere me ta, është një minim i sigurisë kombëtare.

Shpresojmë që ish- presidenti të mos distancohet nga gruaja, siç po bën Berisha me Bashën, dhe t’i ngrejë komision hetimor në parti, ku i ka çuar gruaja lekët.

Nëse kthehemi pas në kohë, e kemi të qartë retorikën anti-perëndimore të Ilir Metës në atë kohë, frymëzimin e tij për protesta në Shqipëri dhe mediat ruse që raportonin live me korrespodentë specialë nga Tirana për revolucion, duke ndërprere lajmet në Rusia Today, a thua se Shqipëria ishte në qendër të trazirave në botë.

Tani SPAK i ka në dorë dy faksimilet e transfertave. Nën shembullin e arrestimit të një zyrtareje të mesme si Ada Klosi, të cilës i ka vjedhur pastruesja lekët që nuk ka deklaruar, tani për gruan ish- presidentit që dalin pagesa ruse, duhet shumë herë më tepër përkushtim.

Krimi është shumë herë më i madh dhe shumë herë më i rrezikshëm dhe për sigurinë kombëtare të Shqipërisë.

Next Post
Zgjedhjet e 14 majit/ Prezenca e OSBE-së takim me ndërkombëtarët dhe Celibashin

Zgjedhjet e 14 majit/ Prezenca e OSBE-së takim me ndërkombëtarët dhe Celibashin

Comments 1

  1. Çiku Dijes pij urs Gjoles says:
    3 years ago

    Po ajo, “prèkurorja” e SPAK-ut që nuk pranon të hetojë pasurinë e Ilir Metës dhe Sali Berishes ?
    Çmutin do ?
    Mos duhet të futet edhe ajo në burg nga shokët,e sajë të SPAK-ut ?
    Sa për Moniçkën, dhe të shoqin Liçkën, janë aq të pasur, sa gazeleshja Sonila Meço, na tregonte edhe për shurrtoren e veçantë vetëm për macen SASHA.
    Sipas fjalëve të kefeneve ku tredhet Bes Kallakja, bëhet fjalë për pesë miliard euro pasuri për Ilir Metajn dhe Moniçka Kokëmadhen.
    A doni më bre ?
    Pyesni administratorin e pasurive të Metajt, gaztorin Bes Kallakja, se shtrydhet kollaj. Sakaq, Besi të ruhet nga ndonjë”aksident” apo ndonjë “kafe” dhe ikën për mut qeni, si Qazim Tepshi, Safet Zhulali, etj…..

    Reply

Leave a Reply to Çiku Dijes pij urs Gjoles Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani po zhvillon raketa me rreze të gjatë?! Paralajmërimi i SHBA-ve para bisedimeve në Gjenevë

Irani po zhvillon raketa me rreze të gjatë?! Paralajmërimi i SHBA-ve para bisedimeve në Gjenevë

February 25, 2026
Analizë | Rusia e 2026-ës në kolaps, Putin po torturon edhe popullin e vet

Analizë | Rusia e 2026-ës në kolaps, Putin po torturon edhe popullin e vet

February 25, 2026
‘I ati i Malltezit iu tha familjeve jeni dëmshpërblyer me monedha ari’, Paro Laçi: Na dolën pseudo-pronarët! Berisha me dhëndrin më bënë presion

“Kërkoi shkatërrimin e klubit “Partizani”, Paro Laçi: Berisha ka dhënë urdhër për të vrarë!

February 25, 2026
Hetimet ndaj Ballukut, avokati: Nuk ka prova të reja, çështja po ngrihet mbi interpretime!

Hetimet ndaj Ballukut, avokati: Nuk ka prova të reja, çështja po ngrihet mbi interpretime!

February 25, 2026
Sulm me thikë në Washington, pesë të vdekur

Sulm me thikë në Washington, pesë të vdekur

February 25, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Këshilli i Mandateve nuk mori vendim njësoj si “Kushtetuesja”. Duket që ka një ngërç

February 25, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, temperaturat nuk ndryshojnë

Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, temperaturat nuk ndryshojnë

February 25, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Debati për heqjen e imunitetit të Ballukut, Vangjeli: Paradoks deri në kufijtë e absurdit!

February 25, 2026
300 operacione që nga fillimi i vitit, Rama ndan pamje nga spitali i Fierit: Përkushtim dhe teknologji moderne

300 operacione që nga fillimi i vitit, Rama ndan pamje nga spitali i Fierit: Përkushtim dhe teknologji moderne

February 25, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Frika e vërtetë e Berishës është “21 janari”, Beqiri: Pas Mediut radhën e ka Shkëlzeni…

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In