• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Çfarë duhet të presim nga samiti i NATO-s në Madrid?

by
28/06/2022 19:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Udhëheqësit e NATO-s do të mblidhen në Madrid më 28-30 qershor për një nga takimet me të shumëpritura që aleanca ushtarake ka mbajtur kohët e fundit.

Derisa Suedia dhe Finlanda synojnë të zhbllokojnë rrugët e tyre drejt anëtarësimit, NATO po forcon krahun e saj lindor dhe Ukraina, e goditur nga lufta, është e dëshpëruar për më shumë mbështetje ushtarake.

Një përparim për Suedinë dhe Finlandën?

Statusi i aspirantëve më të rinj drejt aleancës është ndoshta pyetja më urgjente para samitit. Shumë prisnin që Suedia dhe Finlanda do të vinin në kryeqytetin spanjoll si të ftuar në NATO, me protokollet e anëtarësimit të nënshkruara dhe procesin e ratifikimit tashmë në proces, në parlamentet e 30 vendeve anëtare aktuale të NATO-s.

Por, në mes të majit, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan shfaqi kundërshtimin e tij ndaj aplikimeve të vendeve nordike, duke shprehur shqetësime si për embargon joformale të armëve perëndimore të vendosur ndaj Ankarasë, për shkak të inkursionit të saj ushtarak në Sirinë Veriore dhe mbështetjes së huaj për kauza të ndryshme kurde, veçanërisht në Suedi. Një proces që supozohej të përshpejtohej, tani është pothuajse i ndalur për më shumë se një muaj.

Të gjithë sytë do të jenë tani në një takim anësor të samitit më 28 qershor, i cili do të zhvillohet mes Erdogan, kryeministres suedeze, Magdalena Andersson dhe presidentit finlandez, Sauli Niinisto – një takim i planifikuar nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ky takim vjen pas asaj që Stoltenberg e përshkroi si “lajm të mirë” me presidentin turk gjatë fundjavës dhe negociatave mes diplomatëve të tre vendeve në Bruksel.

Kryeministri suedez u largua gjithashtu nga selia e NATO-s në Bruksel më 27 qershor, duke shtuar spekulimet se një kompromis ishte duke i diksutuar si zgjidhje. NATO, megjithatë, ka zbutur pritshmëritë, duke thënë se samiti “asnjëherë nuk ishte një afat”.

Pyetja tani është nëse Erdogan është gati të arrijë një marrëveshje dhe deri ku Suedia është e gatshme të bëjë kompromis. Zyrtarët e NATO-s të familjarizuarr me këtë çështje, të cilët kërkuan të mbeten anonim, i thanë Radios Evropa e Lirë se ekzistonte një “optimizëm i kalibruar” se një marrëveshje mund të arrihet, duke lënë të kuptohet se lideri turk mund të dëshirojë ta portretizojë veten si “një ndërmjetësues marrëveshjesh në skenën ndërkombëtare”. ”

Që Suedia dhe Finlanda të marrin bekimin e Erdoganit, mund të duhet të bien dakord për të mos zbatuar plotësisht embargon e armëve ndaj Turqisë (një praktikë që shumë fuqi perëndimore e kanë adoptuar tashmë) dhe të forcojnë legjislacionin e tyre kundër terrorizmit, diçka për të cilën Ankaraja po e shtynë përpara.

Për Suedinë, me një komunitet të konsiderueshëm emigrantësh kurd, mund të nënkuptojë gjithashtu më pak mbështetje të hapur për organizatat kurde si në Siri ashtu edhe në Turqi – dhe ndoshta ekstradimin e disa individëve të kërkuar nga autoritetet turke.

Nëse nënshkruhet një lloj pakti i vullnetit të mirë midis treshes, duke lejuar fillimin e procesit të pranimit, nuk duhet të surprizohemui nga një veto tjetër turke më vonë, nëse Erdogan mendon se zotimet nordike nuk po respektohen.

Mënyra më e mirë për të mbështetur Ukrainën

Samiti, natyrisht, do të dominohet nga lufta e vazhdueshme në Ukrainë, e cila ka një urgjencë të shtuar pasi udhëheqësit e G7 e quajtën një “krim lufte” sulmin me raketa ruse në një qendër tregtare të mbushur me njerëz në qytetin qendror të Ukrainës, Kremenchuk. Kishte spekulime se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të merrte pjesë personalisht në samitin e Madridit, por ai tani do t’u drejtohet udhëheqësve të NATO-s përmes një video-lidhje.

Me siguri do të ketë mbështetje më konkrete për Kievin, duke përfshirë atë që NATO e quan “një paketë e re ndihme gjithëpërfshirëse” e përbërë nga pajisje të tilla si dronët, forca të blinduara, mjete të sigurta komunikimi dhe karburant. Është gjithashtu e mundur që aleatët individualisht të premtojnë gjithashtu pajisje më të rënda ushtarake.

Diskutimet me dyer të mbyllura ka të ngjarë të fokusohen në atë se sa pajisje ushtarake duhet të sigurohen për Ukrainën dhe për sa kohë. Linja e NATO-s, tani për tani, është se të gjithë duhet të jenë të përgatitur për një luftë të gjatë dhe se ekziston një detyrim politik dhe moral për të ofruar mbështetje thelbësore për Ukrainën. Por, ndërsa lufta po bëhet gjithnjë e më e keqe dhe simpatia e votuesve perëndimorë për Ukrainën zbehet, ky qëndrim mund të rishikohet më vonë këtë vit.

Forcimi i krahut lindor

Ajo që do të dëgjoni vazhdimisht në Madrid është se NATO është një “aleancë mbrojtëse” që është “gati të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit aleat”.

Kur Rusia aneksoi Krimenë në vitin 2014, NATO, për herë të parë ndonjëherë, vendosi grupe luftarake të gatshme në pjesën lindore të aleancës. Këto grupe beteje, të vendosura në Estoni, Letoni, Lituani dhe Poloni, tani pritet të përforcohen nga batalione në brigada. Dhe që nga kjo pranverë, grupe të gatshme për betejë janë krijuar edhe në Bullgari, Hungari, Rumani dhe Sllovaki.

NATO aktualisht po “cakton paraprakisht” forca për të mbrojtur aleatë të veçantë. Për shembull, forcat e armatosura gjermane po lëvizin armë dhe pajisje ushtarake në Lituani, por ende i mbajnë trupat e tyre në Gjermani, gati për t’u vendosur në vendin baltik në një moment të caktuar.

Me Vilniusin aktualisht duke u kërcënuar nga Moska, pasi bllokon mallrat ruse të sanksionuara nga BE të arrijnë në enklavën ruse të Kaliningradit, një pyetje kryesore është nëse këto forca do të shihen nga vendet anëtare dhe, më e rëndësishmja, nga Rusia si një pengesë e mjaftueshme.

Një koncept i ri strategjik për NATO-n

Përafërsisht çdo dekadë, NATO bie dakord për një koncept të ri strategjik, i cili supozohet të përcaktojë fokusin kryesor të aleancës në vitet në vijim. Koncepti i fundit i tillë u miratua në Lisbonë në vitin 2010 në një botë që duket rrënjësisht ndryshe nga sot. Në atë kohë dokumenti thoshte se zona euroatlantike ishte në paqe dhe se Rusia ishte një partner strategjik. Kina as që u përmend.

Pritet që kjo të ndryshojë në Madrid. Stoltenberg ka vënë në dukje se teksti i ri “do të bëjë të qartë se aleatët e NATO-s e konsiderojnë Rusinë si kërcënimin më të rëndësishëm dhe të drejtpërdrejtë për sigurinë tonë”. Kina gjithashtu ka shumë mundësi të përmendet për herë të parë në një koncept strategjik të NATO-s. Dersa Kina nuk do të përshkruhet si një “kundërshtar”, pritet që të pranohet se Pekini paraqet sfida për vlerat, interesat dhe sigurinë e NATO-s.

Ndikimi në rritje i Kinës do të reflektohet gjithashtu në faktin se udhëheqësit e partnerëve të NATO-s në Azi-Paqësor – Australia, Japonia, Zelanda e Re dhe Koreja e Jugut – do të marrin pjesë në një samit të NATO-s për herë të parë./ Marrë nga REL

/e.d

Next Post
Iu vu eksploziv ‘Range Rover-it të saj, ja si e mori vesh lajmin drejtoresha Suida Kuka

Iu vu eksploziv ‘Range Rover-it të saj, ja si e mori vesh lajmin drejtoresha Suida Kuka

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“U rrezikuan jetë njerëzish!”, delegacioni i BE në Tiranë dënon sulmet me molotovë në vilën e Enver Hoxhës

“U rrezikuan jetë njerëzish!”, delegacioni i BE në Tiranë dënon sulmet me molotovë në vilën e Enver Hoxhës

March 1, 2026
Nga makthi i Bagdadit të vitit 2003 te Teherani në vitin 2026, cilat janë rreziqet për SHBA-të?

Nga makthi i Bagdadit të vitit 2003 te Teherani në vitin 2026, cilat janë rreziqet për SHBA-të?

March 1, 2026
“Do të ishte figura ideale”, Kurti propozon nipin e Adem Jasharit për president të Kosovës

“Do të ishte figura ideale”, Kurti propozon nipin e Adem Jasharit për president të Kosovës

March 1, 2026
Sulmet e Iranit, diplomati shqiptar në Katar thirrje bashkëatdhetarëve: Qëndroni brenda banesave, jemi ende larg normalitetit

Sulmet e Iranit, diplomati shqiptar në Katar thirrje bashkëatdhetarëve: Qëndroni brenda banesave, jemi ende larg normalitetit

March 1, 2026
Kina u bën thirrje të gjitha palëve të përmbushin detyrimet e tyre sipas së drejtës ndërkombëtare

Kina u bën thirrje të gjitha palëve të përmbushin detyrimet e tyre sipas së drejtës ndërkombëtare

March 1, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme/ Çfarë ndodh nëse Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit?

Kriza në Lindjen e Mesme/ Çfarë ndodh nëse Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit?

March 1, 2026
Ministri i Jashtëm i Iranit: Udhëheqësi Suprem i ri do të zgjidhet brenda pak ditëve

Ministri i Jashtëm i Iranit: Udhëheqësi Suprem i ri do të zgjidhet brenda pak ditëve

March 1, 2026
Edhe sporti pëson kolaps nga tensionet në Gjirin Persik, pikëpyetje edhe për Finalissima

Edhe sporti pëson kolaps nga tensionet në Gjirin Persik, pikëpyetje edhe për Finalissima

March 1, 2026
Sulmet e SHBA-ve dhe Izraelit në Iran, vritet edhe ish-presidenti Mahmoud Ahmadinejad

Sulmet e SHBA-ve dhe Izraelit në Iran, vritet edhe ish-presidenti Mahmoud Ahmadinejad

March 1, 2026
A mund të rindërtohet shqiptari që skuqet nga vjedhja

A mund të rindërtohet shqiptari që skuqet nga vjedhja

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In