• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Çfarë drejtimi do të marrë demokracia më 2024? Trump mund ta ketë përgjigjen

by A M
23/12/2023 14:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti rus, Vladimir Putin ka shumë mundësi që do të vazhdojë të jetë në pushtet deri më 2030; kryeministri indian, Narendra Modi, ka gjasa të jetë në pushtet deri më 2029, dhe ish-presidenti amerikan Donald Trump mund të kthehet në Shtëpinë e Bardhë, pavarësisht akuzave për përmbysje të demokracisë amerikane.

Atyre që shqetësohen se udhëheqësit autoritarë janë shumë më në epërsi ndaj demokratëve liberalë, frika do t’iu rritet edhe më shumë më 2024.

Thënë troç, qeverisja e më shumë se një çereku të popullsisë së botës do të jetë në rrezik në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, përfshirë Tajvanin në janar, Rusinë në mars, Indinë në maj dhe Shtetet e Bashkuara në nëntor.

Britania, po ashtu, do të mund të zgjedhë strukturë të re parlamentare deri në fund të vitit 2024, ndonëse votimi mund të shtyhet edhe deri në janar të vitit 2025.

Mirëpo, asnjë kontekst nuk mund të ketë ndikim më të madh në debatin rreth të ardhmes së demokracisë, sesa zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara.

Pse kanë rëndësi?

Trump, i cili nuk e ka pranuar kurrë humbjen e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, dhe në mënyrë të pavërtetë ka pretenduar se votimet janë manipuluar, është zotuar për ndëshkim të kundërshtarëve nëse kthehet në pushtet, përfshirë Departamentin e Drejtësisë, burokracinë federale dhe presidentin amerikan, Joe Biden. Këto deklarata kanë rritur shqetësimet se armiqësitë politike në SHBA mund të rriten dhe mund të rezultojnë me trazira civile.

Trump ka një epërsi të lehtë në sondazhet e opinionit publik, pavarësisht se përballet me disa padi penale. Tajvani do të mbajë zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale më 13 janar, dhe rezultati mund të përcaktojë se si presidenti kinez, Xi Jinping, çon përpara synimin e tij për të marrë nën kontroll këtë ishull, që Pekini e konsideron territor “të shenjtë” kinez.

Kina nuk e pëlqen aspak kandidatin kryesor për president, Lau Ching-te nga Partia Përparimtare Demokratike, meqë beson se ai është separatist. Zyrtarë të ushtrisë amerikane kanë thënë se Xi ka urdhëruar ushtrinë kineze të jetë e përgatitur për ta pushtuar Tajvanin deri më 2027. Në Rusi, rizgjedhja e Putinit si president duket si diçka e sigurt, pas disa vjetëve të shtypjes së zërave opozitarë. Kjo nënkupton që lufta e Rusisë në Ukrainë do të vazhdojë, duke testuar durimin e aleates kryesore të Kievit, SHBA-së.

Trump ka qenë tejet kritik për shkallën e mbështetjes që ia ka ofruar SHBA-ja, Ukrainës. Në Indi, Modi, një tjetër lider me shumë pushtet, synon rizgjedhjen si kryeministër. Ai ka krijuar një stil të pashembullt udhëheqësie, i cili pëlqehet nga shumë votues dhe investitorë të jashtëm, mirëpo i shqetëson grupet për të drejta të njeriut. Nëse fiton partia nacionaliste hinduse e Modit, ekonomia, më shumë sesa të djathtët në politikë, pritet të jetë në fokusin e tij.

Çfarë nënkupton kjo për vitin 2024?

Në debatin nëse demokracia liberale është duke humbur kundrejt autoritarizmit dhe autokracisë, përfshihet edhe Afrika. Puçet në Niger dhe Gabon kanë nxitur përhapjen e demokracisë në Afrikën Perëndimore dhe Qendrore, pasi në atë rajon janë zhvilluar tetë puçe prej vitit 2020. Mirëpo në thellësi të jugut, gjërat pritet të ndryshojnë më 2024. Pas tri dekadave të qeverisjes, të përcjella nga një rënie ekonomike, Kongresi Kombëtar Afrikan i Afrikës së Jugut, rrezikon humbjen e shumicës parlamentare për herë të parë, prej kur Nelson Mandela e ka ngjitur atë në pushtet, më 1994, në fund të aparteidit.

Nëse ndodh kështu, Kongresi Kombëtar Afrikan do të mund të ketë nevojë për një partner për të qëndruar në pushtet – ose me Aleancën Demokratike, e pëlqyer prej votuesve të racës së bardhë, ose me Luftëtarët për Liri Ekonomike, parti marksiste e pëlqyer prej votuesve të racës së zezë. Në cilindo skenar, demokracia në këtë vend të Afrikës së Jugut do të jetë në udhëkryq. Zgjedhjet pritet të mbahen në periudhën maj-gusht.

Në përgjithësi, a do të shënojë demokracia kthim mbrapa më 2024?

Organizata për të drejta të njeriut, me bazë në SHBA, Freedom House, e cila analizon të drejtat në politikë dhe liritë civile si matëse të demokracisë, beson se demokracia ka pësuar rënie në 17 vjetët e fundit. Mirëpo në raportin e fundit, ka sugjeruar se, megjithatë, demokracia po rikthehet. Sipas saj, 34 kombe kanë bërë përparim më 2022, ndërsa 35 tjera, që kanë shënuar kthim mbrapa, përbëjnë shifrën më të vogël të regjistruar ndër vite në këtë drejtim.

/a.d

Next Post
Kurti ngre alarmin: Radojiçiç po riorganizohet për sulm në Kosovë, në ambientet e firmës “Jablanovica” në Rashkë

Kurti ngre alarmin: Radojiçiç po riorganizohet për sulm në Kosovë, në ambientet e firmës “Jablanovica” në Rashkë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flakët ‘përpinë’ pallatin, avokati i firmës “Arlis”: Fasada e ndërtuar me material cilësor

Flakët ‘përpinë’ pallatin, avokati i firmës “Arlis”: Fasada e ndërtuar me material cilësor

April 16, 2026
Natë terrori në Ukrainë, sulmet me dronë dhe raketa lënë 13 të vdekur

Natë terrori në Ukrainë, sulmet me dronë dhe raketa lënë 13 të vdekur

April 16, 2026
Shqiptarët paguan 11 mln euro më shumë në mars vetëm nga shtrenjtimi i naftës

Shqiptarët paguan 11 mln euro më shumë në mars vetëm nga shtrenjtimi i naftës

April 16, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

SPAK thërret 11 dëshmitarë për “Partizanin”, Çupi: Gjyqtarja synon që ta bëjë nul çështjen

April 16, 2026
Dita e sotme me kushte të paqëndrueshme, alternime kthjellimesh dhe vranësira të dendura

Dita e sotme me kushte të paqëndrueshme, alternime kthjellimesh dhe vranësira të dendura

April 16, 2026
48 ditë luftë | Liderët e Izraelit dhe Libanit flasin sot pas 34 vitesh. Vijojnë negociatat SHBA–Iran

48 ditë luftë | Liderët e Izraelit dhe Libanit flasin sot pas 34 vitesh. Vijojnë negociatat SHBA–Iran

April 16, 2026
Sot, opozita interpelancë me Ramën, Koçiun dhe dy ministra. Në rend dite, marrëveshje dhe pr.ligje

Sot, opozita interpelancë me Ramën, Koçiun dhe dy ministra. Në rend dite, marrëveshje dhe pr.ligje

April 16, 2026
Zjarri pranë QSUT, pallati ishte përfshirë nga flakët edhe në vitin 2021

“Janë përdorur fasada që të mos duken tubat”, inxhinieri: Dominon arkitektura dhe jo standardi i sigurisë

April 15, 2026
“Po i qëndroj presioneve të pacipa të PD”, Salianji: Nuk iki nga partia, s’është pronë private

Salianji: Sali Berisha është i izoluar. Unë kam kontakte me ndërkombëtarët

April 15, 2026
Zjarri në karburantin e Kombinatit, kreu i Zjarrfikëses: Shkak i rrjedhjes së gazit u bë një motor që i kaloi sipër

Pse zjarri tek “Arlis” ishte agresiv? Kreu i Zjarrfikëses: Shtresa e jashtme shpërndau flakët

April 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In