• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Çfarë do të ndodhë me bazat ushtarake të Putinit në Siri pas rrëzimit të Assad-it?

by A R
11/12/2024 11:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të qëndrojnë apo të largohen? Pas fitores së islamistëve në Siri Rusia peshon si të veprojë në të ardhmen me bazat e saj ushtarake. Në radhë të parë baza e marinës në Tartus është me shumë vlerë dhe e pazëvendësueshme.

A do t’i humbasë Rusia pas fitores së kryengritësve islamistë në Siri dhe arratisjes së presidentit Bashar al-Assad dy bazat e saj ushtarake atje? Kjo çështje është e hapur dhe as që duket se ka shenja për një vendim të shpejtë. Zëdhënësi i presidentit rus, Dmitri Peskow, tha të hënën (09.12.2024) se, është “herët” të flitet për këtë. Mediat ruse njoftojnë, se islamistët e ardhur në pushtet në Siri, të drejtuar nga grupi Haiat Tahrir al-Sham (HTS), kanë garantuar sigurinë e bazave ushtarake ruse. Faktet flasin më shumë, se një konfirmim nga burime të tjera nuk ka. Rusia ka dy baza Siri – bazën e marinës në Tartus në Detin Mesdhe, një trashëgimi e Bashkimit Sovjetik, dhe që nga viti 2015 aeroportin ushtarak në Hmeimim.

“Deri tani ndonëse shihen aktivitete të avionëve transportues në Hmeimim, nuk mund të bëhet fjalë për përmasa që të nënkuptonin një evakuim të plotë”, thotë Gustav Gressel, ish-ekspert në European Council on Foreign Relations (ECFR). Anijet ruse vërtet ndodhen në Mesdhe “për manovra”, por ato nuk janë larg Tartusit. “Unë mendoj, se pas kuintave Rusia do të negociojë për t’i mbajtur bazat në Siri”, thotë Gressel për DW. “Nëse do të hiqej dorë prej këtyre bazave, në fakt do të duhej të kishte nisur evakuimi.”

Eksperti: Baza e marinës në Tartus është më e rëndësishme

Historiani ushtarak, kolonel Markus Reisner beson, se baza e marinës në Tartus është për Rusinë “më e rëndësishme në aspektin strategjik”, sepse “që andej forcat mund të projektohen në Mesdhe”. Baza e aviacionit në Hmeimim ka qenë për Moskën e rëndësishme, për të mbrojtur regjimin e Assadit nga rebelët. “Por tani kjo arsye bie”, konstaton Reisner.

Politologu britanik Mark Galeotti, autor i librit “Luftrat e Putinit”, beson, se të dyja bazat janë “shumë të rëndësishme për aktivitetet ruse në Mesdhe dhe në Afrikë”. “Eshtë interesant, se sa shpejt ajo (Rusia) po përpiqet të arrijë një marrëveshje me HTS”, thotë Galeotti. Së fundi ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov e pati cilësuar këtë grup si “terrorist”, javën e kaluar Moska filloi t’i quajë ata “rebelë”. Qysh përpara rëzimit të regjimit të Assadit toni i Moskës kundrejt islamistëve në Siri po bëhej “shumë më i sjellshëm”, nënvizon Galeotti.

Çfarë mund t’u ofrojë Moska rebelëve?

“Rusia shpreson për një marrëveshje me HTS”, thotë Galeotti. Por çfarë mund të ofrojë Moska? Rebelët ndonëse mbështeten nga Turqia, ata “nuk duan të jenë zëvendësues turq, atyre u duhen aleatë dhe marrëdhnie”, vlerëson Galeotti. Këtu hyn në lojë Rusia. “Rusët janë mjaft cinikë dhe pragmatikë, kjo mund t’i japë një shans HTS që të diversifikojë varësinë prej Ankarasë”, mendon ekspreti britanik, Në këtë kontekst ai kujton, se Moska është e pranishme jo vetëm ushtarakisht në Siri, por ruan edhe marrëdhënie ekonomike.

Burcu Ozcelik, eksperte për Lindjen e Mesme në thintank-un britanik RUSI, nuk është e bindur, që rebelët sirian mund t’i përgjigjen shpejt dëshirave të Moskës. “Eshtë mjaft e dyshimtë, që HTS të nxitojnë, për ta pranuar si aleat (presidentin Vladimir) Putin ose të japin dritë të gjelbër për një prani afatgjatë ushtarake ruse në bregdetin sirian të Mesdheut”, vëren Ozcelik. “Në radhë të parë në sfondin, që Assad ka marrë azil në territorin rus”. Ozcelik parashikon bisedime të gjata, në të cilat aktorët rajonalë, Rusia dhe Irani “do të përpiqen që të përshtatin politikën e tyre të jashtme ndaj Sirisë.”

Çfarë do të ndodhë me bazat ushtarake të Putinit

Për ku do të largohet ushtria ruse nga Siria?

Nëse ushtria ruse do të duhet të largohet nga Siria, kjo edhe sikur të bëhet pjesërisht, për ku do të zhvendoset ajo? “Ata nuk kanë opsione të mira”, thotë Mark Galeotti. Sipas mendimit të tij Siria nën Assadin ka qenë e varur fort prej Moskës. Nuk ka asnjë vend tjetër të tillë në rajon.

Ndër opsionet e mundshme, që përmenden më shpesh, janë Libia, kur Rusia mban kontakte me gjeneralin Chalifa Haftar. Në krah të tij kanë luftuar mercenarë rusë të grupit Wagner”. Në shtypin perëndimor është njoftuar për synimin e Rusisë, që të krijojë një bazë marine në Libi. Fjala mund të jetë për Tobruk, beson Markus Reisner.

Mark Galeotti thotë, se ky opsion nuk mund të realizohet shpejt, sepse atje nuk ka infrastrukturë të gatshme. E njëjta gjë vlen edhe për Sudanin, me qeverinë e të cilit Moska prej vitesh negocion për një bazë të marinës ushtarake në Detin e Kuq. “Kudo që të shkojnë ata – në Libi, Mali, Sudan – nuk do të gjejnë një pozitë si në Siri”, thekson eksperti.

Pasoja të kufizuara për luftën ne Ukrainë

Në këtë kontekst diskutohet edhe një tjetër çështje: Nëse Rusia tërheq ushtrinë nga Siria, çfarë do të thotë kjo për luftën ruse në Ukrainë? “Për të qenë të sinqertë këto pasoja nuk mund të merren në konsideratë”, mendon Galeotti. Sipas tij numri i forcave, që mund të zhvendosë Moska nga Siria për në frontin ukrainas, nuk ka peshë.

Ngjashëm argumenton edhe Gustav Gressel. Ai konstaton, se: “Për Ukrainën lajmet e mira (nga Siria) janë të kufizuara”. Rusia nuk ka aftësinë dhe dëshirën, të hapë një front të dytë, ndërkohë që po bën luftë me të gjitha mjetet kundër Ukrainës. “Nga dobësimi i Iranit prej luftës së Izraelit po ashtu Ukraina nuk mund të përfitojë ndjeshëm”, tërheq vëmendjen eksperti. E vetmja pasojë e dukshme pozitive për Kievin mund të jetë, që “disa njerëz në Perëndim mund të bëhen më të guximshëm”, dhe që “dobësimi i Putinit mund t’i bëjë përshtypje Trumpit”, nënvizon Gressel. Por nëse do të ndodhë kështu, kjo është një çështje e hapur./DW/

Next Post
Vrasja pranë “Fan Nolit”, merret në pyetje i ati i Martin Canit: Shkolla nuk më kishte vënë në dijeni për konfliktin

Vrasja pranë "Fan Nolit", merret në pyetje i ati i Martin Canit: Shkolla nuk më kishte vënë në dijeni për konfliktin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ka turp kjo parti?”, Spaho shpërthen ndaj PD: Në mëngjes kundër protestës, në drekë del pro! Kanë hallin e karriges së pushtetit

“Vendimi i KLGJ dhe KLP, i turpshëm”/ Pagat e magjistratëve, Spaho: Vendosin Qeveria dhe Kuvendi!

September 14, 2026
Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

“Kam qenë dëshmitar i vrasjes”, Spahiu flet për Azem Hajdarin: Pse SHBA i kërkoi PD-së të hiqnin dorë nga hakmarrja e armatosur

September 14, 2026
Zelensky: SHBA kërkuan ndërprerje të luftimeve, Ukraina gati ta mbështesë propozimin

Zelensky: SHBA kërkuan ndërprerje të luftimeve, Ukraina gati ta mbështesë propozimin

September 14, 2026
“I donin të gjitha qyl”!/ Artan Hoxha për dosjen “AKSHI”: Skemë tipike se si ka…

Polici goditi me grusht në bark protestuesin, Hoxha: Veprim që i shoqëruari të ulte kokën, mirëpo…

September 14, 2026
Veliaj me raport mjekësor, shtyhet për në 7 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme

“Erion Veliaj mund të lirohet nesër”, analisti tregon si do të procedojë Gjykata e Lartë me kryebashkiakun

September 14, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

“Çështja e Veliajt ka të bëjë me fatin e Tiranës”, Vangjeli: Në një Shqipëri europiane ai duhet të lërë qelinë

September 14, 2026
Pas Dados, Veliaj padit edhe KLP: Prisja të kishte transparencë! Ka një palë që do errësirë…

Avokati i Veliajt për seancën në Gjykatën e Lartë: Arsyeja pse nesër presim lirimin nga burgu…

September 14, 2026
Selin Bollati flet se çfarë ndodhi me 100 mijë eurot e BBV

Selin Bollati flet se çfarë ndodhi me 100 mijë eurot e BBV

September 14, 2026
PS-PD bashkojnë votat: Komisioni i Jashtëm pro dërgimit të 40 trupave në Gaza

PS-PD bashkojnë votat: Komisioni i Jashtëm pro dërgimit të 40 trupave në Gaza

September 14, 2026
I mori mijëra euro për legalizim fals, mashtruesja e Kadastrës kapet në kafe në flagrancë

I mori mijëra euro për legalizim fals, mashtruesja e Kadastrës kapet në kafe në flagrancë

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com