• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë do të ndodhë kur PD të humbasë në 12 Maj?

by Artur Ajazi
08/05/2025 17:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi 

Në fakt, ka shumë aludime, ka shumë zëra dhe llafollogjira, që thonë se “ç’do ngjasë në 12 Maj kur PD dhe Berisha të humbin zgjedhjet”. Unë personalisht mendoj, hiç asgjë. Por duke njohur natyrën dhe historikun e Partisë Demokratike them se, ata do të tentojnë “gjoja të protestojnë”. Dhe ku ? Para Kryeministrisë. A thua se Kryeministria, është “hambari votave për socialistët”.

Një mentalitet donkishotesk, që Berisha e injektoi tek të vetët. Pra “në rast se humbasim, na i vodhën votat”. Por a mund të thuhet në 2025 kjo gjë. A mund të mendohet se në 2025, mund të vjedhësh vota (siç bëri PD në Majin e Tetorin e 1996), apo dhe mund t֝ blesh vota me thasë mielli dhe kanoçe vaji ? Jo kurrë nuk ndodh kjo, pasi shqiptarët sot jetojnë jo në standard mizerabiliteti, dhe nuk janë keq për bukë, ujë, apo dhe 5 mijë lekësha. Shqipëria dhe shqiptarët sot, kanë tjetër nivel mendor, logjik, kanë të tjera emocione, dhe qasje për politikën, mirëqeverisjen, progresin, dhe dinë të ndajnë, të bardhën nga e zeza. Më tepër se kurrë më pare, Partia Demokratike po mendon kësaj here për të gjetur “shkakun, arsyet, dhe autorin e vjedhjes së votave”.

Dhe kjo për faktin sepse, asaj (ose pjesës më rradikale të PD) do ti duhet të pergatisë mbrojtjen e liderit historik. Do ti duhet të mbushë dosjet me “fakte dhe emra të blerësve të votave”. Do ti duhet të ngrejë qysh tani, akuzat ndaj “policisë, prokurorisë, gjykatave, KQZ-së, madje dhe ndaj ambasadorëve”. Ata do të jenë të pakursyer në akuzat dhe presionet e tyre, medemek “për humbjen e pamerituar dhe vjedhjen e votave”.

Realisht besoj se Berisha e ka qysh tani, gati skenarin e post 12 Majit. Ai e di fare mirë se, nuk ka arsye, nuk ka forcë dhe argument bindës, të bëjë shumicën e shqiptareve ti japin votën në 11 Maj. Gjithashtu, Berisha e di fare mire se, shqiptarët edhe sot e kësaj dite, nuk harrojnë vitin e mbrapshtë 1997, nuk harrojnë vjedhen dhe zhvatjen e pasurive publike, se nuk harrojnë kollaj vjedhjet e parave nga piramidat, apo dhe viktimat e armëve të lëna në mëshirën e fatit.

Për të menduar fitoren në 11 Maj, Partisë Demokratike dhe Sali Berishës, i duheshin 1001 arsye dhe argumenta bindëse, që të arrinin të ndryshonin mëndjet e shqiptarëve. Nuk është e lehtë të arrish fitoren sot ndaj PS dhe Edi Ramës, kur në 12 vjet qeverisje, veçse është punuar, ndërtuar, dhe zhvilluar gjithçka lidhet me ekonominë, shëndetsinë, arsimin, ushtrinë, integrimin, apo dhe imazhin e vendit në botë.

Të matës forcat me një qeveri, dhe një parti që ka fituar gjithmonë zgjedhjet e lira për shkak të angazhimeve serioze dhe besimit që ka në popull, duhet të mendohesh 100 herë. PD dhe Berisha, nuk e menduan se, shqiptarët nuk janë më “dele” që ti premtosh dhe bindësh me imagjinatë, apo me forma të tjera represive, ndaj dhe do të humbasin thellë në 11 Maj.

Next Post
Meçe: Filozofia e Berishës është dhuna dhe manipulimi! Po përgatit alibinë për humbjen e zgjedhjeve

Meçe: Filozofia e Berishës është dhuna dhe manipulimi! Po përgatit alibinë për humbjen e zgjedhjeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shiste kokainë në lokalin e tij, arrestohet 20-vjeçari në Dibër

Shiste kokainë në lokalin e tij, arrestohet 20-vjeçari në Dibër

March 26, 2026
Carlo

Carlo

March 26, 2026
“Askush mos të mbetet pa ilaçe!”, Sala: Ndryshime në Komisionin e Çmimit të Barnave, më shumë transparencë

“Askush mos të mbetet pa ilaçe!”, Sala: Ndryshime në Komisionin e Çmimit të Barnave, më shumë transparencë

March 26, 2026
Shpërthim në Detin e Zi, përshkallëzim tensioni në Lindjen e Mesme

Shpërthim në Detin e Zi, përshkallëzim tensioni në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Rritet interesi për Paketën e Maleve, Bordi i Transparencës vendos sot për naftën?

Rritet interesi për Paketën e Maleve, Bordi i Transparencës vendos sot për naftën?

March 26, 2026
Lojëra fati brenda lokalit në Fushë Arrëz. Arrestohet punonjësi, dy në kërkim

Lojëra fati brenda lokalit në Fushë Arrëz. Arrestohet punonjësi, dy në kërkim

March 26, 2026
Varshava pret, policia ruan, shqiptarët besojnë

Varshava pret, policia ruan, shqiptarët besojnë

March 26, 2026
Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

Hakerat iranianë sulm kibernetik mbi Postën Shqiptare, Demo: AKSHI dhe ekspertët po analizojnë situatën

March 26, 2026
Ambasada e SHBA-ve bën njoftimin e rëndësishëm për Lotarinë amerikane

Rihapet lotaria amerikane, konsulenti i vizave zbulon gabimet që bëhen në aplikim dhe risitë: Ja tarifa që do paguani

March 26, 2026
Nga Zuckerberg te Huang, Trump emëron liderët e teknologjisë në Këshillin për IA-në

Nga Zuckerberg te Huang, Trump emëron liderët e teknologjisë në Këshillin për IA-në

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In