• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë do të mund të bëhej me 500 mijë eurot e harxhuara për Samitin e Diasporës?

by Enver Robelli
03/03/2019 20:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enver Robelli

E zhytur në krizë të thellë për shkak të aferave të ndryshme – blerje votash, punësime nepotiste, afera korrupsioni – qeveria shqiptare po përpiqet të dalë nga bataku me parulla. Shqiptarëve në Shqipëri u thotë: «E gjithë vëmendja për ju». Shqiptarëve në diasporë u drejtohet me: «E gjithë vëmendja për diasporën». Por, shqiptarët e diasporës janë më shumë se adhurues të Partisë Socialiste apo të ndonjë partie tjetër. Andaj kontaminimi i komunikimit me ta përmes parullave partiake është i dëmshëm. Ky kontaminim ndodhi në Samitin e II-të të Diasporës që u mbajt këtë javë në Tiranë.

Kritikat qenë të shumta dhe shumica me vend. Samiti nuk ka pothuaj asnjë koncept. Më shumë i ngjan një «parade patriotike», ku shihen rrahje të supeve, shkëmbime komplimentesh, brohoritje fjalësh të mëdha, apele boshe, lavdërime pa mbulesë. Edhe sivjet samiti u shfrytëzua për fjalime populliste. Kryetari i Kosovës erdhi në Tiranë me një thes të mbushur me granata retorike që prodhojnë vetëm tym. Premtoi se do të sakrifikohet me shpirt e me zemër e me trup për të penguar ndarjen e Kosovës dhe kjo shkaktoi të qeshura të gjëra jashtë sallës ku mbahej samiti. Pastaj, sapo u kthye në Kosovë, belbëzoi këtë margaritar gjuhësor: «Ideja e shkëmbimit të territoreve është pazar i keq, që s’do ta lejojmë. Jo që do të shtrohet në tavolinë por s’do ta lejojmë që ta diskutojë ndarjen e Kosovës. Kufijtë janë të paprekshëm. Korrigjimi i kufirit po si shtet i pavarur dhe bashkëngjitje e Luginës së Preshevës». Në vend të këtyre akrobacioneve presidenti kosovar do të mund të recitonte atë fjalinë sfiduese: E shes thesin, s’e shes thesin!

Edi Rama më së shumti përmendi fjalën «bashkim», por si përherë pa e konkretizuar atë. Fjala «bashkim» më shumë po përdoret si kërcënim ndaj BE-së: nëse nuk na pranoni në Bashkimin Europian do të bëjmë bashkimin shqiptar. Kështu kërcënojnë ata që me vite të tëra nuk arritën (nuk deshën) të heqin romingun mes Shqipërisë dhe Kosovës. Rama ndau «vëllazërisht» disa mendime me «vëllazërinë» shqiptare pavarësisht «nëse jetojmë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, në Malin e Zi, Jugun e Serbisë». A nuk ishte ky samit i diasporës? Sepse shqiptarët në këto vende nuk janë diasporë. Foli Rama edhe për ndërveprimin «vëllazëror» në Maqedoninë e Veriut. Nga kjo gjuhë krijohej përshtypja se bëhet fjalë për një takim vëllezërish pa motra. «E sotmja na tregon se armiku më i madh i shqiptarëve janë shqiptarët». Kjo ishte njëra ndër frazat e Ramës në këtë samit. Jo, e sotmja na tregon se si në Shqipëri ashtu dhe në Kosovë krerët politikë përmenden vetëm në kontekst të skandaleve, dembelisë, mosgatishmërisë për reforma, djegie mandatesh e çka jo tjetër.

«Parada patriotike» e Tiranës ishte «diçka midis karnavalit dhe festivalit folklorik – një festë me kostume dhe buzëqeshje të subvencionuara» (Ardian Vehbiu, gjuhëtar dhe publicist), një «fasadë, propagandë, korrupsion» (Agron Tufa, shkrimtar), «një fasadë për retorikën e radhës» (Rando Devole, sociolog). Kritikët nuk shpëtuan nga një batare: Rama i quajti edhe këta «kazan».

Gjithë muhabeti dhe banketi i Tiranës kushtoi afër 500 mijë euro. Dyfish më shumë se paratë që ndan qeveria shqiptare për projekte me diasporën. Më e rëndësishme është dukja se sa përmbajtja. Në samit u nderuan me mirënjohje personalitete që vërtet e meritojnë dhe të tillë që si merita të vetme mund t’u numërohen skandalet e shumta. Me këto 500 mijë euro të djegura do të mund të bëhej ndonjë punë e mençur. Para fillimit të sezonit turistik me këto para do të mund të bëhej një fushatë për promovimin e bukurive të Shqipërisë në mediat perëndimore. Me këto para ambasadat e Shqipërisë në Perëndim do të mund të organizonin – bashkë me ministrinë e Turizmit – aktivitete të ndryshme për t’i informuar të interesuarit për të kaluar pushimet në Shqipëri. Agjencitë e mëdha të turizmit në Zvicër, për shembull, e kanë futur Shqipërinë në programin e tyre veror për vitin 2019. Kjo është një premierë e jashtëzakonshme. Nga prilli kompania ajrore zvicerane «Edelweiss» do të fluturojë nga Zürichu në Tiranë. Edhe në vende të tjera perëndimore interesimi për pushime në Shqipëri është në rritje.

Sado atraktiv spoti promovues i Shqipërisë i prezantuar së fundi duke e parodizuar filmin «Taken», gjasat janë të vogla që të ketë efektin e dëshiruar, sepse filmi i xhiruar më 2008 (me dy vazhdime më 2012 dhe 2014) tashmë është harruar nga publiku i gjerë perëndimor. Me 500 mijë eurot e samitit do të mund të hapeshin së paku dy zyra të turizmit në metropole të Perëndimit. Ia vlen të mësohet diçka nga Kroacia. Ky vend ka zyra të turizmit në 17 qytete – mes tjerash në Frankfurt, Milano, New York, Pekin, Paris. Me 500 mijë eurot e djegura në Tiranë do të mund të lansohej projekti «Shqipëria365» me synimin që sezoni turistik të zgjatet dhe të mos përfundojë pas tri javësh të nxehta verore dhe të mos mbetet vetëm «turizëm bashkatdhetarësh». Me 500 mijë eurot…

Next Post
Mbyllen votimet në Tuz, shqiptarët para një shansi historik

Mbyllen votimet në Tuz, shqiptarët para një shansi historik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Prokuroria mban në sirtar emrat, 2,868 të dënuar ende presin përfitimin nga amnistia

Prokuroria mban në sirtar emrat, 2,868 të dënuar ende presin përfitimin nga amnistia

September 19, 2026
Kolaps total i rrjetit elektrik në Kubë/ Miliona njerëz pa energji, OKB-ja jep alarmin

Kolaps total i rrjetit elektrik në Kubë/ Miliona njerëz pa energji, OKB-ja jep alarmin

September 19, 2026
Tensionet përhapen përtej Ukrainës, dronët hyjnë në hapësirën ajrore të Moldavisë

Tensionet përhapen përtej Ukrainës, dronët hyjnë në hapësirën ajrore të Moldavisë

September 19, 2026
“E kishte gënjyer”/ Hysni Patushi rrëfen para hetuesve konfliktin me gruan dhe momentin e vrasjes

“E kishte gënjyer”/ Hysni Patushi rrëfen para hetuesve konfliktin me gruan dhe momentin e vrasjes

September 19, 2026
Hetim ndaj Granit Xhakës në Zvicër, ja çfarë ka zbuluar prokuroria për kapitenin

Hetim ndaj Granit Xhakës në Zvicër, ja çfarë ka zbuluar prokuroria për kapitenin

September 19, 2026
Këto janë shenjat e Horoskopit që do të kenë më shumë fat për muajin nëntor

Kokëfortë në dashuri dhe të vështirë për t’u bindur, 4 shenjat e horoskopit që nuk heqin dorë lehtë nga mendimi i tyre

September 19, 2026
Publikohet fotografia e 58-vjeçares që u vra me thikë nga bashkëshorti në Tiranë

Publikohet fotografia e 58-vjeçares që u vra me thikë nga bashkëshorti në Tiranë

September 19, 2026
“Sheikët” e Parlamentit, 700 mijë euro për deputetët në korrik! Dieta, rimbursime, telefona, naftë e qira! Peleshi dhe Bardhi ‘kampionë’…

Më 8 tetor votohet harta e re territoriale/ Mazhoranca përballë kundërshtimit të PD-së, ja ç’pritet të ndodhë

September 19, 2026
“Moska po godet Evropën”, presidenti Stubb u kërkon finlandezëve të përgatiten për dronët dhe luftën hibride

“Moska po godet Evropën”, presidenti Stubb u kërkon finlandezëve të përgatiten për dronët dhe luftën hibride

September 19, 2026
32-vjeçari në Korçë arrestohet duke transportuar 7 emigrantë, në kërkim bashkëpunëtori i tij

32-vjeçari në Korçë arrestohet duke transportuar 7 emigrantë, në kërkim bashkëpunëtori i tij

September 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com