• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë do ndodhë me mbetjet në Durrës? Ministri i Mjedisit: Dy rrugët që mund të ndiqen

by A R
10/02/2026 14:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Mjedisit Sofjan Jaupaj, në deklaratën për mediat sot në 10 shkurt, u pyet edhe në lidhje me mbetjet e rrezikshme në Durrës.

Ai tha se për të asgjësuar mbetjet e rrezikshme ka dy mënyra. Ministri u shpreh se nëse do të vlerësohet se do të ketë eksport të mbetjeve, për t’u asgjësuar në subjekte të huaja, Ministria e Mjedisit do të angazhohet me Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara për të plotësuar të gjithë dokumentacionin ligjor për ta kryer këtë proces.

Ndërsa, në rastin e dytë, shtoi ai, nëse ekspertët vlerësojnë se mbetjet duhet të asgjësohen në Shqipëri, Ministria është e gatshme të japë mbështetjen e saj.

“Ministria e Mjedisit është në dispozicion të plotë të Agjencisë të Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara. Në vlerësimin tonë, por edhe të ekspertëve teknikë të Ministrisë së Mjedisit janë dy rrugë që mund të ndiqen, por megjithatë duhet të shikojmë edhe vendimmarrjen e kësaj agjencie dhe të instancave ligjzbatuese. E para, nëse do të vlerësohet se do të ketë një eksport të këtyre mbetjeve, për t’u asgjësuar në subjekte të huaja, Ministria e Mjedisit do të angazhohet me Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara për të plotësuar të gjithë dokumentacionin ligjor për ta kryer këtë proces. E dyta, nëse në vlerësimin e ekspertëve por edhe të instancave ligjzbatuese, do të duhet që këto mbetje të asgjësohen në territorin e Shqipërisë, Ministria është e gatshme të japë mbështetjen e saj me gjithë subjektet private që operojnë në vendin tonë, që kanë kodet përkatëse për të tilla mbetje. Procesi do të jetë transparent”, tha ai.

Jaupaj vlerësoi se Ministria e Mjedisit po merr të gjitha masat, që për çështjet mjedisore, gjithçka të jetë në përputhje me legjislacionin e BE-së.

“Kapitulli 27 është për mjedisin dhe është më voluminozi për t’u plotësuar. Është kapitull i vështirë, sepse BE i ka prioritet çështjet e mjedisit. Shqipëria duhet të investojë disa miliarda euro tek industria e rëndë, uji i pijshëm, ujërat e ndotur etj, që të plotësojë standardet e BE-së. Doja të siguroja biznesin, që Ministria e Mjedisit ka marrë të gjitha masat, që të ndryshohet infrastruktura, që mos penalizohen bizneset, kur Shqipëria të aderojë në BE. Ne duhet të plotësojmë aktet ligjore, që kërkohen nga Bashkimi Europian. Ne kemi planifikuar që çdo muaj të shtrojmë për konsultim publik 2-3 paketa ligjore, për të plotësuar detyrimet tona. Po punojmë me Kodin Penal, që përgjegjësia mjedisore të jetë e parashikuar në Kodin Penaol të Republikës së Shqipërisë, si dhe po punojmë edhe me paketën për cilësinë e ajrit. Po punojmë gjithashtu për të plotëstuar kriteret në disa çështje të mjedisit. Integrimi nuk është çështje vetëm politike. Nuk mund të hedhim ndotje, që përfundojnë në lumenj apo kanale, që shkaktojnë përmbytje dhe bllokim të kanaleve. Unë jam besimplotë, që angazhimi serioz i Ministrisë së Mjedisit do përmbushë standardet e BE-së. Legjislacioni mjedisor do të jetë në përputhje me atë të BE-së. Duhen investuar 9.8 miliardë euro për të përmbushur të gjitha kërkesat e BE-së, në lidhje me çështjet mjedisore. Restaurimi i natyrës është një pikë që kushton shumë, por është tepër i rëndësishëm për jetën e qytetarëve”, u shpreh ai.

Nga mostrat e marra në 11 nga 102 kontejnerë në Durrës, u konstatua se ato kanë përmbajtje shumë të lartë të zinkut dhe hekurit, të shoqëruara me plumb, bakër, klor dhe squfur. Kontejnerët janë vendosur në zonën e Porto Romanos, pranë Parkut Ekologjik, ku u morën në dorëzim nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.

Next Post
U fshehën emrat e burrave me pushtet?! DOJ nën presion për 3 mln faqe të dosjes “Epstein”

U fshehën emrat e burrave me pushtet?! DOJ nën presion për 3 mln faqe të dosjes “Epstein”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

Makineri balte, shpifjesh, intimidimesh e shantazhesh

March 28, 2026
Kosova në prag të historisë, Gallapeni dhe Hoxha njëzëri: Ëndrra jonë është Botërori, tifozët na japin forcë

Kosova në prag të historisë, Gallapeni dhe Hoxha njëzëri: Ëndrra jonë është Botërori, tifozët na japin forcë

March 28, 2026
Lëkundjet e Vuçiçit në politikën e jashtme/ Ekspertët serbë: Çon në improvizime dhe rezultate të kufizuara

Lëkundjet e Vuçiçit në politikën e jashtme/ Ekspertët serbë: Çon në improvizime dhe rezultate të kufizuara

March 28, 2026
“Si strategu i Hasit apo doktori i pesës”/ Evi Kokalari tallet me Berishën: Kështu është kur dëgjon injorantët që e rrethojnë

“Shfrytëzuan prezencën time”, Evi Kokalari zbulon bisedën me Berishën dhe djalin e tij: I kërkova që të…

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In