• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ç’faj ka Mimi Kodheli ndaj Isa Mustafës?

by A R
04/12/2015 04:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Zheji

Zotni Mustafa, kryeministri i Kosovës, është në hall të madh politik. Ka të bëjë me një opozitë radikale dhe me numra të paqëndrueshëm në qeveri dhe qeverisje. Ndonëse nuk shkëlqen për ndonjë fjalor të shquar, për teza politike apo për suksese menaxheriale, shfaqi dje, një fodullëk të papranueshëm për opinionin publik. Rrëfeu, rrëmbyer nga nervozizmi, dhëmbët dhe kthetrat e veta, ndaj një deklarate shumë normale dhe aspak politike, më shumë se sa miqësore dhe dashamirëse, të ministres Mimi Kodheli.

Kodheli, duke parë edhe ajo si të gjithë ne, me shqetësim të madh përshkallëzimin e përplasjes politike në Kosovë, ku përçarja dhe përplasja po kalojnë  çdo nivel dhe po bëhen realisht të rrezikshme për qëndrueshmërinë e këtij Vendi, që ne shqiptarët përkëtej kufirit, e konsiderojmë si Atdheun tonë gjithsesi, hodhi në eter një kujtesë dhe një copëz histori të dhimbshme shqiptare, që lidhet me vitin e mbrapshtë’97.

Mirëpo, zotni Mustafa, sikur u pickua, nuk dihet pse dhe nuk dihet se nga çfarë konkretisht.

Do apo nuk do Isa Mustafa, apo kushdo tjetër, ne jemi të gjithë shqiptarë dhe as nuk na mbyllet dot goja dhe as që kemi ndërmend ta bëjmë një gjë të tillë. Eksperienca tragjike e vitit ’97, ishte dhe mbetet një Gjëmë që e rrezikoi Shqipërinë në mënyrë ekstreme, duke kthyer mbrapsht procesin e zhvillimit të saj, në mënyrë katastrofike. Një Gjëmë që nuk duhet të përsëritet dhe që të mos përsëritet duhet të studiohet, si një periudhë e errët e historisë sonë. Kudo në tokat shqiptare.

Më duket se deklarata e Mimi Kodhelit ishte krejt në të njëjtën linjë të logjikës historike, si e mendojmë të gjithë ne dhe nuk besoj se ishte ndonjë ndërhyrje në politikën e brendshme të Kosovës. Ai ishte thjesht një opinion. Dhe lirinë për të shprehur një opinion e ka gjithkush.

Përse i djeg  dhe pse na turret të gjithëve zotni Isa Mustafa?

Të gjithë ne opinionistët shqiptarë, pavarësisht qëndrimeve të tyre ndaj qeverisë X apo Y, këtu në Tiranë apo në Prishtinë, janë në rezonancë të plotë, që burgosja e Opozitës,në Shqipëri apo në Kosovë, është një akt ekstrem, sido që të përligjet apo të justifikohet një akt i tillë. Dhe nëse kjo shkon në mbështetje të lirisë së Albin Kurtit, nuk është një mbështetje për Albin Kurtin, por për shëndetin e demokracisë kosovare dhe mbi të gjitha, është një mbështetje për qëndrueshmërinë e Kosovës, Atdheut tonë të përbashkët.

Por deklarata e Isa Mustafës, ngjan edhe si një deklaratë shumë dinake në të njëjtën kohë. Është një përpjekje, jo e pasuksesshme, për të politizuar opinionet publike për çfarë po ndodh në Kosovë, e më pas, përmes politizimit, t’i kanalizojë si qëndrime interesash të partive, e pra të cungta dhe të pilotuara, e pra, dashakeqëse ndaj LDK apo ndaj qeverisë legjitime të Kosovës. Kjo është një vetëmbrojtje e dëshpëruar dhe nuk e transformon dot, një Kryeministër në burrë shteti.

E drejta për ta ndjerë Kosovën si Atdheun tim, me të mirat dhe me të këqijat e veta, është një e drejtë themelore ngritur mbi shumë gjak dhe sakrifica. Të cilat nuk zhbëhen dot, për kolltukun kryeministror të askujt. Ngado që të vijë dhe kushdo që të jetë ai. Të drejtë që keni reciprokisht detyrën të ushtroni edhe ndaj Tiranës, në mënyrë të paparagjykueshme.

U ndjeva realisht i lënduar, nga përdorimi i rastit të ministres Kodheli, si një shantazh dhe për përdorimin e përgjegjësive politike e kombëtare për çka ndodhi në Shqipëri në vitin ’97, si një alibi, për të na mbyllur gojën, si të padenjë dhe të pa moral, në opinionet që vijnë nga Tirana.

Kjo është një tentativë për të na larguar, duke na “hequr” këtë të drejtë themelore: Opinionin dhe Dhimbjen kur shohim një katastrofë që mund të afrohet pakthyeshmërisht në Kosovë.

Next Post

Humor serb me parlamentin e Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In