• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çështja “Habilaj”, ku ndryshojnë qëndrimet e Ramës nga Berisha dhe Meta

by Java News
19/10/2017 12:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

25 vjet zhgënjim i vazhdueshëm nga politika në Shqipëri kanë bërë që shumë prej nesh të vendosin në të njëjtën shportë të gjithë politikanët e këtij vendi… në shportën e të korruptuarve.

E megjithatë, lakimi i emrit të Sajmir Tahirit nga një keqbërës i arrestuar nga drejtësia italiane, ka krijuar një tymnajë në të cilën qeveria shqiptare është duke mbajtur një qëndrim krejt të ndryshëm nga qëndrimet e mbajtura në të shkuarën në disa prej skandaleve më të mëdha të provuara të këtij vendi.

Kjo është një përmbledhje e deklaratave të bëra nga tre figurat kryesore politike të vendit, në vijim të skandalit të 21 janarit, të Gërdecit, të aferës CEZ ku është përfshirë Shkelzen Berisha dhe në rastin Tahiri.

Ilir Meta, pas publikimit të videoskandalit të 7%: “Këto dokumenta tregojnë më së qarti jo vetëm që biseda është një montazh por e gjithë historia është një provokim i qëllimshëm për të mbledheur materiale që më pas do të përdoreshin si shantazh ndaj ish-ministrit”.

Berisha për përfshirjen e Shkëlzenit në aferën CEZ: “Po gjetët qoftë dhe një qindarkë të parregullt ja ku janë të marrin dënimin më të rreptë. Po nuk gjeni dot se janë standardet e Berishës e jo të Shullazit. Ata standarde kanë bërë që fëmijët e mi të mos kenë asnjë kompani”.

Berisha pas Gërdecit: “Unë nuk them kush e ndezi zjarrin, por disa gjëra i them. Unë i them se ka patur një dështim të fortë të një numri të konsiderueshëm institucionesh, dështim është në Ministrinë e Mbrojtjes, Shtabin e Përgjithshëm, në institucione të tjera të tatimeve, të inspektimeve, në sistemin e informacionit, në sistemin e Prokurorisë, sepse ju e keni shumë të qartë që Delijorgji kishte procese. Pra këtu është një problem shumë madhor, se unë ju ndjek ju dhe kam shumë vlerë për të gjitha analizat që bëhen dhe janë të drejta. Por, problemi është se këto parandalohen përpara se gjithash dhe mbi të gjitha përmes reformave të thella, reformave që garantojnë që këto të mos përsëriten”.

Rama për Tahirin: “Saimir Tahirin e njoh prej vitesh dhe kam pasur vetëm fjalë mbështetjeje e inkurajimi për të, si person me qëllime të mira, aftësi dhe integritet. Por Shqipëria dhe shqiptarët sot duan e meritojnë të dinë të vërtetën, vetëm të vërtetën dhe asgjë tjetër përveç të vërtetës. Prandaj të gjitha organet ligjzbatuese, duhet t’i shkojnë deri në fund e pa humbur kohë kësaj historie, për të hedhur dritë të plotë mbi faktet. Vetë qeveria e re është krijuar për të mos falur e as toleruar këdoqoftë, që zgjedh rrugën e krimit në vend të rrugës së Shqipërisë që duam – Me shtet, punë, mirëqenie. /lexo.al

ma.me

Next Post
VIDEO/ Anija përballet me uraganin Ophelia, dallgët gjigante frikësojnë ekuipazhin

VIDEO/ Anija përballet me uraganin Ophelia, dallgët gjigante frikësojnë ekuipazhin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat prekin turizmin, bien prenotimet! Operatorët: Të huajt po shmangin zonat e tensionit

Protestat prekin turizmin, bien prenotimet! Operatorët: Të huajt po shmangin zonat e tensionit

October 26, 2026
Trump do ta presë personalisht në SHBA, por sytë do të jenë te Xi Jinping -

Xi Jinping kërkon më shumë besnikëri, kush rrezikon të humbasë pushtetin në Kinë?

October 26, 2026
Vrasja e Arlinda Zekajt në Pejë: Prokuroria nis hetimet ndaj zyrtarëve për dështimet institucionale

Vrasja e Arlinda Zekajt në Pejë: Prokuroria nis hetimet ndaj zyrtarëve për dështimet institucionale

October 26, 2026
Rekord historik në Paris, piktura “Iris” e Monetit shitet në ankand për 50 milionë euro

Rekord historik në Paris, piktura “Iris” e Monetit shitet në ankand për 50 milionë euro

October 26, 2026
Kremlini konfirmon armëpushimin në Oleshky: Po punojmë me Ukrainën për kohën e evakuimit

Peskov: Rifillimi i negociatave trepalëshe nuk nënkupton kufizim të operacioneve ushtarake

October 26, 2026
Pse elozhohet dhuna kaq shumë nga kundërshtarët e Edi Ramës?

Pse elozhohet dhuna kaq shumë nga kundërshtarët e Edi Ramës?

October 26, 2026
13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

Bilanci i 13 ditëve protestë: Mbi 270 të arrestuar, 344 të proceduar, 60 të tjerë në kërkim

October 26, 2026
Dita e 14-të e tubimit, nis grumbullimi i protestuesve përpara Ministrisë së Arsimit

Dita e 14-të e tubimit, nis grumbullimi i protestuesve përpara Ministrisë së Arsimit

October 26, 2026
VIDEO / Pas divorcit, plumba pranë banesës së ish-bashkëshortes

VIDEO / Pas divorcit, plumba pranë banesës së ish-bashkëshortes

October 26, 2026
Stuhitë godasin Britaninë, 90 mijë abonentë pa energji elektrike dhe dy viktima

Stuhitë godasin Britaninë, 90 mijë abonentë pa energji elektrike dhe dy viktima

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In