• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çështja e mandatit të Olta Xhaçkës, zbardhet opinioni i Komisionit të Venecias: Parlamenti nuk është i detyruar të…

by S T
10/12/2024 11:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni i Venecias ka arritur në përfundimin se – Parlamenti nuk është i detyruar të votojë në një mënyrë të caktuar, por është vetëm në gjendje të votojë për çështje që janë brenda kompetencës së vet.

Komisioni i Venecias konstaton se: Parimi që deputetët janë të lirë të lirë të votojnë sipas bindjeve të tyre është konfirmuar nga Gjykata Kushtetuese shqiptare me vendimin n.44/2011

Komisioni i Venecias: Nuk mund të ketë përjashtim nga parimi themelor i demokracisë përfaqësuese, sipas të cilit mandati politik i deputetit është i lirë dhe i parevokueshëm dhe deputeti nuk mundet ligjërisht të detyrohet të votojë në një mënyrë të caktuar

Kushtetuta mund të përjashtojë disa cështje nga vendimmarrja e Parlamentit (cështje që nuk hidhen në votim), por nëse Kushtetuta parashikon kompetencën e Kuvendit të vendosë (të votojë) për një cështje, kjo votë duhet të jetë e lirë të jepet nga secili deputet e nuk mund të diktohet.

Komisioni i Venecias konfirmon qëndrimin se sipas jurisprudencës së vetë Gjykatës Kushtetuese shqiptare Kuvendi dërgon për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese cështjen e papajtueshmërisë së mandatit të një deputeti vetëm kur konstatohet se jemi para rasteve të pikës 3 të nenit 70 të Kushtetutës, (prg.11 ). Pra kur deputeti vetë përdor pasuri të shtetit dhe fiton prej tyre. Rastet e tjera i shqyrton vetë Kuvendi (neni 70/2 i Kushtetutës).

Kujtojmë se mazhoranca nuk dërgoi në Gjykatë Kushtetuese, mocionin e 1/10 të deputetëve për papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Xhacka pasi vlerësoi se nuk plotësohej kushti i “përdorimit të pasurisë publike dhe përfitimi prej kësaj pasurie”. Në atë rast bëhej fjalë për investim privat në pronë private dhe nuk kishte përfitime nga burime publike.

Komisioni i Venecias sqaron se sipas jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese shqiptare e drejta e 1/10 të deputetëve (neni 70, pika 4 e Kushtetutës) konsiston në të drejtën për të vënë në lëvizje Kuvendin që të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese cështje për rastet e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit që lidhen me kriteret e nenit 70, pika 3 të Kushtetutës (kur deputeti përdor pasuri publike dhe përfiton prej tyre) (prg.30). Vetëm në këto raste Kuvendi ka detyrimin të dërgojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Pra kështu, sipas Komisionit të Venecias, mund të shihet se mbrohet pakica parlamentare sipas standardeve ndërkombëtare.

Komisioni Venecias konstaton se me vendimin e vitit 2016, Gjykata konsideroi nenin 70 të Kushtetutës (që parashikon mocionin e 1/10 të deputëve), si lex specialis (normë që mbizotëron) mbi nenin 134 të Kushtetutës që parashikon të drejtën e 1/5 të deputetëve për t’iu drejtuar direkt Gjykatës Kushtetuese (prg 11).

Komisioni konstaton se pas vendimit të Gjykatës kushtetuese të 2016, neni 66 i Ligjit për Gjykatën Kushtetuese është ndryshuar më pas me qëllim që 1/5 e deputetëve mund të referojë direkt në Gjykatën Kushtetuese një cështje për papajtueshmërinë e mandatit të deputetit. Megjithatë në vendimin e fundit (çështja Xhacka), Gjykata Kushtetuese duke mos iu referuar (nuk e trajtoi) ndryshimit të nenit 66, mban pozicionin se 1/5 e deputetëve nuk mund të bëjnë një kërkesë të tillë në Gjykatë Kushtetuese.

Kujtojmë se në 2022, Gjykata Kushtetuese, u vu në lëvizje me kërkesë të 1/5 të deputetëve, dhe e shqyrtoi në themel çështjen e mandatit të deputetes Xhacka dhe thërriti palët në proces, por nuk dha vendim përfundimtar duke e pushuar çështjen me argumentin se Gjykatën duhet ta kishte vënë në lëvizje Kuvendi.

Komisioni i Venecias konstaton se Kuvendi (mazhoranca) e njeh detyrueshmërinë e zbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Komisioni analizon detyrimin e zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese si parim i shtetit të së drejtës dhe parimit të besnikërisë ndaj kushtetutës.

Ky Komision shpreh mendimin se dy vendimet e dhëna nga Gjykata Kushtetuese për mandatin e Xhackes nuk duheshin kondicionuar nga votimi në Kuvend për zbatimin e tyre.

Sipas mazhorancës, në rastin konkret Kuvendi nuk kishte si vepronte ndryshe për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, përvecse ta kalonte për votim ne seance plenare dërgimin e çështjes në Gjykatë Kushtetuese.

Kuvendi në fakt ka zbatuar çdo vendim që ka qenë i qartë për zbatimin dhe kjo nuk arrihet nëpërmjet diktimit të votës. Me fjalë të tjera, vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të jenë të zbatueshme dhe nuk duhet të diktojnë votën.

Gjykata Kushtetuese nuk mund të krijojë normë të re, vecse të interpretojë normat kushtetuese (prg. 49 – 53, 60). Është kompetencë e legjislativit të krijojë norma kushtetuese dhe kompetencë e Gjykatës Kushtetuese të interpretojë normat kushtetuese.

Sipas Komisionit të Venecias, kompetenca e Gjykatës Kushtetuese, si një organ gjyqësor dhe jo politik, nuk duhet të shkelë/cënojë domainin/rolin e legjislatorit kushtetues (parlamenti) që ka të drejtën e krijimit të normave (prg.51).

Gjykatat kushtetuese duhet të respektojnë ndryshimet kushtetuese që bëhen nga legjislatori kushtetues (parlamentet), kur vijnë si përgjigje e zbatimit të vendimit të Gjykatës kushtetuese, me qëllim që të shmanget perceptimi i “qeverisë së gjyqtarëve” – “gouvernement des juges”

S.T

Next Post
Laboratori i drogës në Pejë/ Arrestohet anëtari i katërt i grupit, pranga Mirjon Qoklit

Laboratori i drogës në Pejë/ Arrestohet anëtari i katërt i grupit, pranga Mirjon Qoklit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rikonstruktohet Pallati i Kulturës në Mat! Ministri Gonxhja: I është nënshtruar një rikonstruksioni tërësor

Rikonstruktohet Pallati i Kulturës në Mat! Ministri Gonxhja: I është nënshtruar një rikonstruksioni tërësor

April 3, 2026
“SPAK, shpresa e vetme e shqiptarëve”/ Mërtiri: Veliaj është fuqi elektorale për Ramën, ja çfarë e shqetëson

Zgjedhjet për kryetar në PD/ Mërtiri: Berisha ka frikë nga gara! Salianji e ka nxjerrë të dobët

April 3, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme/ Meloni, udhëtim “të paplanifikuar” në vendet e Gjirit Persik

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Meloni, udhëtim “të paplanifikuar” në vendet e Gjirit Persik

April 3, 2026
Trump kërkon 1.5 trilionë dollarë buxhet për mbrojtjen e SHBA-ve, rritja më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore

Trump kërkon 1.5 trilionë dollarë buxhet për mbrojtjen e SHBA-ve, rritja më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore

April 3, 2026
Thellohet përçarja në PD! Pas përjashtimeve në Durrës, një tjetër demokrat “goditet” nga Sali Berisha dhe Edi Paloka

Absurdi në PD, paradite përjashtime e pasdite apel për anëtarësime

April 3, 2026
Berisha: Shqiptarët me çmimin më të lartë të naftës në botë, 60% për çdo litër e merr qeveria!

Berisha: Shqiptarët me çmimin më të lartë të naftës në botë, 60% për çdo litër e merr qeveria!

April 3, 2026
Guvernatori iranian: Shpërblim për ata që kapin ose vrasin ekuipazhin e avionit amerikan

Guvernatori iranian: Shpërblim për ata që kapin ose vrasin ekuipazhin e avionit amerikan

April 3, 2026
Kërkesa për pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados prokuror, avokati Dashi: Duhet të ketë 5 vite dhe 1 ditë punë si OPGJ pranë Prokurorisë, ndryshe të dorëhiqet nga çështja ‘Veliaj’

Kërkesa për pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados prokuror, avokati Dashi: Duhet të ketë 5 vite dhe 1 ditë punë si OPGJ pranë Prokurorisë, ndryshe të dorëhiqet nga çështja ‘Veliaj’

April 3, 2026
VIDEO/ Tension në Kuvendin e Kosovës, Musliu i heq mikrofonin Kurtit

VIDEO/ Tension në Kuvendin e Kosovës, Musliu i heq mikrofonin Kurtit

April 3, 2026
Rritje rekord e punësimit në SHBA, por a po reflektohet kriza globale në këto shifra?

Rritje rekord e punësimit në SHBA, por a po reflektohet kriza globale në këto shifra?

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In