• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dhuna në kopshte, ekspertët: Mungon vlerësimi psiko-social i edukatorëve

by S T
03/02/2025 18:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rastet e fundit të dhunës në kopshte e çerdhe të denoncuara nga vetë prindërit kanë rikthyer frikën dhe ankthin te këta të fundit. Ata thonë se fenomene të tilla ndodhin shpesh në kopshte por përpiqen të monitorojnë çdo ditë mbarëvajtjen e fëmijës. Kërkojnë që të shtohen kontrollet dhe të merren masa për përjashtimin e edukatorëve dhunues.

Ekspertët pohojnë se infrastruktura e kopshteve dhe procesi joefikas i rekrutimit të këtyre punonjësve janë disa nga faktorët që shpien në dhunë. Për Ndriçim Mehmetin edukatorët duhet të kenë përgatitje të veçantë sidomos për edukimin dhe rritjen e më të miturve.

Ndërkohë çdo vit nga universitetet dalin me dhjetëra të rinj të diplomuar për edukim, ku një pjesë e tyre nxitojnë t’i drejtohen portalit për punësim.

Për Erion Muçën, ekspert i punësimit, problematika e rekrutimit të edukatorëve nis me mungesën e studimit të nevojës që ka tregu për edukatorë, për ti shpërndarë ato në mënyrën e duhur, e po ashtu si problem sheh edhe varësinë e këtyre institucioneve jo nga ministria e arsimit por nga bashkitë.

Një vit më parë, një 3-vjeçare e dhunuar nga edukatorja e saj në një kopsht privat, tronditi mbare opinionin publik. U desh denoncimi i familjarëve nga Spitali i Traumës, për gjymtyrët e thyera që institucionet përgjegjëse të reagonin.

Ministria e Arsimit, mbylli kopshtin dhe premtoi kontrolle në të gjitha institucionet publike dhe private

Por, pas një viti ende nuk kemi një raport në lidhje me kontrollin e ushtruar në institucionet e ciklit parashkollor, sa prej tyre përmbushin standardet dhe sa të tjerë janë mbyllur.

Të pyetur nga A2 CNN, zyra e shtypit e ministres së Arsimit thotë se përgjegjëse për këto monitorime është Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar.

Për sa kohë që ministria vendos të heshtë , ashtu si në rastin e shkollës Fan Noli” prindërit do të jenë të pasigurt për fëmijët e tyre në kopshte e shkolla, e ndoshta do t’i shohim më shpesh si protestues në dyert e ministrisë.

Next Post
“Altin Dumanin e kam patur vartës”, Sula: Jam i vetmi politikan që ia përmend emrin!

"Në listën e sigurt, ta zuri vendin Meta!", deputeti i përgjigjet gazetarit: Po fitoi Rama do të iki nga Shqipëria! Nuk kam hallin tim, por të...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha sulmon Ramën për “Albanian File”: 523 projekte në shkelje të ligjit, Shqipëria në kthetrat e karteleve të drogës

Berisha sulmon Ramën për “Albanian File”: 523 projekte në shkelje të ligjit, Shqipëria në kthetrat e karteleve të drogës

November 9, 2026
Seanca për Fatmir Mediun për çështjen “Gërdeci”/ Prokuroria kërkon dëshminë e sekretares së ish-ministrit të Drejtësisë

Mediu në GJKKO: Nuk shpenzuam asnjë qindarkë për Partizanin. E kishim mendjen tek NATO

November 9, 2026
Arrestohet vëllai i Viktor Orbán, dyshohet për trafikim emigrantësh dhe skemë të paligjshme vizash

Arrestohet vëllai i Viktor Orbán, dyshohet për trafikim emigrantësh dhe skemë të paligjshme vizash

November 9, 2026
Rama udhëton sot drejt Parisit, do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

Rama udhëton sot drejt Parisit, do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

November 9, 2026
Kush është Robert Duka, “Gjuetari i Bankave” që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve në Tiranë

Kush është Robert Duka, “Gjuetari i Bankave” që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve në Tiranë

November 9, 2026
VIDEO / “Maska nuk të fsheh nga ligji!”, Demo: Forca e shtetit duhet të ndihet nga ata që shkelin ligjin

VIDEO / “Maska nuk të fsheh nga ligji!”, Demo: Forca e shtetit duhet të ndihet nga ata që shkelin ligjin

November 9, 2026
Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë: Të paktën 34 të vdekur

Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë: Të paktën 34 të vdekur

November 9, 2026
Arrestohet në Shqipëri “mbreti i heroinës”, trafikoi 703 kg drogë nga Irani në Europë

Kapet me dy paketime kanabisi në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek në Rinas

November 9, 2026
VIDEO/ Kasafortë që hapet përmes fytyrës, prokurorët zbulojnë “thesarin” në vilën e ish-presidentit të Paraguajit

VIDEO/ Kasafortë që hapet përmes fytyrës, prokurorët zbulojnë “thesarin” në vilën e ish-presidentit të Paraguajit

November 9, 2026
“Rrjetet e huaja shfrytëzojnë trazirat në Francë”

“Rrjetet e huaja shfrytëzojnë trazirat në Francë”

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In