• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çështja e inceneratorëve, kreu i SPAK: Vepra penale të vështira për t’u provuar

by Java News
26/05/2023 19:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dumani u pyet veçanërisht për kohëzgjatjen e hetimeve për aferën e inceneratorëve, për të cilën ai tha se bëhej fjalë për vepra penale të vështira për t’u provuar.

“Krimi i jakës së bardhë, barazia në tendera publikë apo shpërdorimi i detyrës janë çështje penale shumë të vështira për t’u provuar,” iu përgjigj ai pyetjes së deputetit Gazmend Bardhi, nëse kishte ndonjë arsye pse prej 4 vitesh nuk përfundonin hetimet për 3 inceneratorët.

Dumani shtoi se arsyeja e zgjatjes së hetimeve kishte të bënte edhe me plotësimin e strukturës së SPAK.  Ai nuk dha specifika të tjera për çështjen, duke përsëritur se kishte detyrim ligjor që të mos raportonte për çështje nën hetim.

Por, sipas Bardhit, politika në një mënyrë a një tjetër kishte ndikuar në mosmarrjen e vendimeve nga prokurorët lidhur me hetime të këtij lloji.

Afera e inceneratorëve nisi në vitin 2014 me një vendim të qeverisë për të shpallur një emergjencë mjedisiore, si justifikim për të dhënë koncesionin e inceneratorit të Elbasanit. I njëjti grup kompanish mori më pas koncesion për incineratorin e Fierit dhe atë të Tiranës. Dy koncesionet e para janë konfiskuar nga SPAK, ndërsa hetimet për inceneratorin e Tiranës, më i madhi prej të treve, zyrtarisht vijojnë.

Dy dyzina me zyrtarë dhe biznesmenë janë arrestuar ose janë shpallur në kërkim për çështjen, përfshirë ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka dhe ish-deputetin socialist, Alqi Bllako.

Deputetët në Komisionin e Ligjeve i kërkuan Dumanit që SPAK duhet të rrëzojnë mitin e të paprekshmëve në vend.

“Pavarësisht punës që keni bërë, SPAK nuk ka dalë nga mentaliteti se të paprekshmit nuk mund të jenë të paprekshëm,” u shpreh Bardhi.

Edhe deputeti socialist, Fatmir Xhafa, që ka drejtuar komisionin e reformës në drejtësi, pasi rrjeshtoi vlerësimet për punën e institucionit,  kërkoi që në vitet në vazhdim SPAK duhet të jepte prova që justifikonin pritshmëritë e publikut.

“Këto 3 vite do të jenë vitet e provës së zjarrit për ju,” u shpreh Xhafa, duke iu referuar krijimit të mitit të pandëshkueshmërisë në vend.

Pandeli Majko, si relator i raportit të monitorimit të Kuvendit për punën  e SPAK-ut, rezervoi po ashtu kritika për mosplotësimin e disa rekomandimeve të lëna për këtë institucion nga Kuvendi në rezolutën e një viti më parë.

Ai tha se nuk janë plotësuar vendet vakante në prokurori, nuk janë ngritur zyrat mbështetëse në rrethe, nuk është ngritur një sistem treguesish për rezultatet dhe integritetin e prokurorëve, përgatitja e akteve nënligjore, ka probleme në strategjinë e komunikimit me publikun, etj..

Dumani pranoi se disa nga problematikat qëndronin, por nuk cënonin punën e institucionit ose nuk lidheshin drejtpërdrejt me punën e tij.

Gjatë raportimit të tij në Kuvend, Dumani, foli me shifra për punën e SPAK për vitin 2022 duke vlerësuar rritjen e numrit të procedimeve penale dhe konfiskimin e pasurive të krimit të organizuar.

“Janë mbi 100 milionë euro pasuri të sekuestruara,” tha ai, duke shtuar se bëhej fjalë për lloje të ndryshme pasurish.

Sipas kreut të SPAK, i është kushtuar një rëndësi e veçantë regjistrimit të procedimeve kryesisht, dhe gjatë vitit që lamë pas ai raportoi për 28 procedime penale me 34 persona në hetim.

Ai tha se janë përmirësuar metodat e hetimit, pasi përveç përgjimeve telefonike, po aplikohen në masë të konsiderueshme të gjitha metodat e posaçme te hetimit si; vëzhgime, simulime, dorëzim i kontrolluar, letërpososi, agjentë të infiltruar etj..

“Është përdorur me efiksasitet metoda e hetimeve proaktive në 122 procedime penale ku janë interpretuar 2177 pajisje fundore, ku vërehet rritje pozitive në numrin e procedime të hetuara nëpërmjet kësaj metode hetimore,” thuhet në raportin e dorëzuar në Kuvend.

Sipas këtij raporti, pjesën më të madhe të procedimeve penale ku është kërkuar përgjimi, e kryesojnë çështjet të hetuara për veprën penale të korrupsionit me 69 procedime penale dhe interceptuar 1023 pajisje fundore.

Ndërkohë, për çështjet penale të hetuara në kuadër të grupit të strukturuar kriminal janë përdorur metoda të posaçme hetimore në 53 procedime penale dhe janë interceptuar 1154 pajisje fundore./BIRN

Next Post
Zyrtari i parë i SHBA që mbërrin në Ukrainë pas pushtimit/ Konfirmohet, Blinken viziton Kievin të dielën

Tensionet në Veri të Kosovës, reagon ashpër SHBA. Blinken, thirrje Kurtit: Ndalo menjëherë këto masa të dhunshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

October 29, 2026
Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

October 29, 2026
“Territorialja”, Hila: Duhet të zvogëloheshin akoma, disa bashki japin vetëm rroga, as rrugë nuk shtrojnë dot

Pse u transferua Erion Veliaj në Fier? Hila: Ka një masë ku tjetri masakrohet…

October 29, 2026
108 ditë në shesh, Lapaj: Protesta nuk është mbyllur, por është ridimensionuar! Qëndresa pati sukses

Lapaj pro bashkimit me Berishën: Duhet të krijohen koalicionet parazgjedhore

October 29, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Manjani: Guvernatori duhet mbrojtur nga qeveria, jo nga drejtësia

October 29, 2026
S’ka prodhim vendas, shtohet importi i energjisë elektrike! Në gusht u shpenzuan 21.8 milionë euro

Komisioneri Evropian: Çmimet e larta të energjisë kërcënojnë qytetarët këtë dimër

October 29, 2026
“Hakmarrje personale!” Avokati Hoxha: Transferimi i Veliajt në kundërshtim me ligjin

“Hakmarrje personale!” Avokati Hoxha: Transferimi i Veliajt në kundërshtim me ligjin

October 29, 2026
Sherri mes dy personave, kapet autori që plagosi me thikë 60-vjeçarin në Korçë

Sherri mes dy personave, kapet autori që plagosi me thikë 60-vjeçarin në Korçë

October 29, 2026
Bumi i ndërtimeve në Himalaje, rreth 300,000 njerëz në rrezik përmbytjesh katastrofike

Bumi i ndërtimeve në Himalaje, rreth 300,000 njerëz në rrezik përmbytjesh katastrofike

October 29, 2026
Plarent Ndreca kundër praktikave gjyqësore: Po krijohet një precedent i rrezikshëm për avokatinë

Ndreca takon Veliajn në Fier: Më i qetë pas takimit me familjen, por kushtet mbeten denigruese

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In