Çështja e detit në Hagë/ Koloneli Myslim Pashaj: Duhet t’a zgjidhnim vetë, veçse negociatat nuk dhanë rezultat!

Pashai 2

Koloneli Myslim Pashaj i ftuar në emisionin ”Kjo Javë” të Nisida Tufës në News24 ka folur për dakordësinë Shqipëri-Greqi që çështja e detit të zgjidhet në drejtësinë ndërkombëtare.

Pashaj e vlerëson si një hap të mirë këtë, por nga ana tjetër thotë se për fqinjësinë e mirë çështja duhej zgjidhur vetë mes Shqipërisë e Greqisë.

Ai thekson se ende nuk është e qartë pse Shqipëria dhe Greqia nuk e zgjidhnin dot, teksa shton se gjatë negociatave të palëve ka pasur mospërputhje të mëdha.

 

PYETJA: Është vendosur të bien dakord që çështja e detit të shkojë në Hagë. është hap përpara, pozitive?

MYSLIM PASHAJ: Si pjesë e kryefjalës, do thoja këtë që ,do ishte mirë për fqinjësinë e mirë ta kishim zgjidhur vetë. Por ka pasur shkaqe të shumta, të forta, derisa është marrë vendimi të shkojë në Gjykatën Ndërkombëtare. Hap i rëndësishëm për t’i dhënë fund një kompleksiteti në dy vendet, për negociatat. Sepse nuk kishte rezultat. Opinioni nuk e ka të qartë ç’ka ndodhur në negociata. Ka pasur mospërputhje të mëdhaja. Na erdhi mirë që është ndërmarrë një hap i tillë.

Doja të thoja që ne po çojmë kufijtë detarë në Hagë. Prej akteve ndërkombëtare të delimitimit, janë përcaktuar kufijtë që nga 1913, deri në protokollin e Firences. Fakti tragjik i kufijve të Shqipërisë na bën të ndjeshëm. Do të donim mos i çonim në Hagë e Hamburg këto, por t’i zgjidhnim vetë.

PYETJA: Si e komentoni që vendimin Rama e mori pa mendimin e Kuvendit, Presidentit dhe opozitës?

MYSLIM PASHAJ: Ky është një problem politik. Duhet ta them që duhet vënë në dijeni Presidenti. Duhet të vihej në dijeni Kuvendi, Komisioni i Ligjeve fillimsht.
Nëse nuk është bërë deri më tani, mund të plotësohen. Derisa dy shtetet të bëjnë një letër kompromisi që të dy shtetet të trajtojnë në atë letër problemet. çfarë probleme janë pikante, konfliktuale që të përzgjidhen dhe t’u bëhet e ditur Gjykatës Ndërkombëtare. Mund të jetë Gjykatë Drejtësie ose Gjykata e Drejta për detin. Nuk dihet kush do përzgjidhet apo kë kanë përzgjedhur.

PYETJA: Për çfarë po shkojmë në Hagë?

MYLSIM PASHAJ: Pyetje me shumë interes. Ka ndodhur një ngjarje historike, që dy vendet u munduan të bëjnë një marrëveshje për çështjen e kufijve detarë. Që në krahasim me kufijtë tokësorë nuk janë ndarë, por vetëm fraza orientuese. S’ka kufij detarë me koordinata. Ishte hap i rëndësishëm. Jemi duke vajtur për çështje të veçanta që kanë të bëjnë me një kanal, ose me kryqëzim lumenjsh që është problem i veçantë brenda. Ne kemi komplet marrëveshjen e 2009 e kemi një marrëveshje nul, që është rrëzuar nga GJK. Kështu çfarë do marrim. Ky është një problem që do e shohim.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com